Klubi Atletik - “Lidhja e Prizrenit”

Klubi Atletik - “Lidhja e Prizrenit”

Share

2x Fitues i Kupës së Kosovës për Seniorë
Fitues i Kupës së Kosovës për Juniorë
3x Ekipi me më së s

Photos from Klubi Atletik - “Lidhja e Prizrenit”'s post 19/09/2022

Sot dhe dje në Kampionatin e Kosovës për Senior dhe Veteran , Erudit Rysha (senior) dhe Naim Malazezi (veteran) si gjithnjë të parët Kampion të Kosovës!

16/08/2021

Sot me stafin përgjegjës të klubit të atletikës "Lidhja e Prizrenit" diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të organizimit të klubit.
Pas arritjes së garuesve tanë në majat e atletikës prizrenase dhe kosovare, u dakorduam që atletëtëve tanë t’u jepet mundësia nga klubi që të garojnë për qytet e shteteve të rajonit.
Fatkeqësisht Komuna e Prizrenit nuk është interesuar për atletët elitarë!
Për sukseset e klubit, për fitoret radhazi të Kupës Kosovës, për rekordet e Kosovës, për kampionë të shumfishtë të Kosovës dhe rajonit…
Mirëpo, meritorët kryesorë për sukseset e atletëve tanë janë: trajneri i klubit, Mentor Ajazaj; legjenda e atletikës, Naim Malazezi; sekretari dhe kampioni i shumfishtë, Qëndrim A. Ajazaj; atletët si dhe familjarët e tyre.
Nëse Komuna e Prizrenit di t’i vlerësojë të arriturat e sportistëve të qytetit, ne përsëri do të bënim histori…
Me respekt:
Kryetari i klubit K.Rysha

06/06/2021

-------- Erudit Rysha HISTORIK 🏅---------

Atleti ynë Erudit Rysha shkruan historinë në San Marino duke arritur të fitoj medaljen e bronztë në Kampionatin e Shteteve të Vogla të Evropës në diciplinën e Kërcimit së Larti.
Eruditi gjatë gjithë sezonit ka treguar performancë lartë , ku edhe javë më parë vendosi rekord të ri të Kosovës në këtë diciplinë me rezultatin 2.00m .
Medalja e Eruditit është historike sepse është e para Medalje në ndonjë Kampionat Ndërkombëtar e fituar nga ndonjë atlet Prizrenas në konkurrencën e Seniorëve.

Klubi Atletik "LIDHJA e PRIZRENIT" vazhdon të mbetet bindshëm klubi më i mirë i Qytetit të Prizrenit dhe me sportistët më të mirë.

🥉

🏆

04/06/2021

Atleti ynë Erudit Rysha do të përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim që do të mbahet në San Marino me 05.06.2021 .
Eruditi do të garojë në diciplinën Kercim së Larti dhe Kërcim së Gjati.
I dëshirojmë shumë suksese atletit më të mirë për kërcime në Kosovë! 💪



Photos from Klubi Atletik - “Lidhja e Prizrenit”'s post 25/05/2021

Fituesit e Kupës të vitit 2020 , të etshëm për vitin 2021 🏆💪🏻.

Photos from Klubi Atletik - “Lidhja e Prizrenit”'s post 22/05/2021

Fluturuesi Erudit Rysha ateron me rekord në "Elbasan Arena " ✈

Kërcyesi më i mirë në histori të atletikës kosovare Erudit Rysha në garën e kërcimit së larti "High Jump" të mbajtur në Elbasan Arena të Shqipërisë theu rekordin e Kosovës në këtë disiplinë me rezultat 2.⁰⁰ metër 🥇

Eruditi pas nje pauze relative në këtë disipline u rikthye më i fortë se kurrë për të i treguar të gjithë atyre që trumbetonin e merrnin merita për rezultatet e tij se ai është kryefjala e kërcimit së larti . 🔛🔝

Puna , vullneti dhe përkushtimi i tij ndaj sportit e bëjnë atë të veçantë prandaj dhe rezultatet nuk mungojnë.

Kujtojmë se Eruditi është kampion dhe rekordmen absolut dhe në kërcim së gjati dhe kërcim trehapësh në Kosovë.
Ai është aset i çmuar i Klubit tonë , por edhe i Qytetit andaj ka nevojë për më shumë përkrahje që të vazhdojë të na bëjë krenarë.

Urime Prizren - Urime Kosovë 🇽🇰

Ka Lidhja e Prizrenit - është kënaqësi të jesh i pari... 💪 🙏

©️ Q.A

26/02/2021

🌞⚡️🏃‍♂️

13/01/2021
12/01/2021

Legjenda e Klubit në përgaditje dimërore Ulqin 2021 ! Naim Malazezi

Photos from Klubi Atletik - “Lidhja e Prizrenit”'s post 24/12/2020

Krenaria e Prizrenit,klubi i atletikës "Lidhja e Prizrenit", dje zyrtarisht u shpall nga Federata Atletike e Kosovës,klubi i dytë në nivel vendi pas atij të Mitrovicës.
Ishte një vit i vështirë për të gjitha klubet,për shkak të pandemisë,por ne arritëm të radhitëmi të parët nga të gjitha klubet sportive në komunën e Prizrenit dhe ta fitojmë Kupën e Kosovës për seniorë.
Mundi dhe sakrifica e trajnerit,Mentor Ajazajt, legjendës Naim Malazezit si dhe e stafit drejtues e atletëve,që nuk kishin asnjë ditë pushimi,arritëm në majat e sukseseve të mbretëreshës së sporteve, atletikës!
Me respekt,kryetari i klubit,Kemajl Rysha.

Photos from Klubi Atletik - “Lidhja e Prizrenit”'s post 14/08/2020

Një piknik me atletët e klubit 🌲🌳🌿

Pas shumë sukseseve dhe arritjeve vendosëm që ta kalojmë një ditë në natyrën e bukur të Nashecit. Një atmosferë e këndshme , ambient fantastik nën shoqërimin e Legjendës Naim Malazezi, kryesisë, atletëve kampionë dhe rekordemenëve të Kosovës për shumë vite.

Ne nuk jemi më të mirët, ne jemi dyfish më të mirët.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Ka. Lidhjaeprizrenit@hotmail. Com
Prizren

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00