21/04/2026
"K.B" Megasports - Prizren
"Official Page" Sport Club Megasports 2004
21/04/2026
🏀✈️🏆🏅
MALTË (U14 & U16)
Të nderuar prindër,
Turnir për grupmoshat U14 dhe U16 në Maltë, turnir ndërkombëtare dhe përfitimin e eksperiencës sportive dhe edukative për fëmijët.
📍 Destinacioni: Malta
📅 Kohëzgjatja: 3 net / 4 ditë ( 08 - 11Maj )
👥 Numri i pjesëmarrësve: rreth 25 fëmijë
💰 Çmimi për person: 375€
✅ Çmimi përfshin:
✈️ Biletën e aeroplanit (vajtje-ardhje)
🏨 Akomodimin 3 net (dhoma 3–4 persona)
🍽️ Ushqimin
🚐 Transportin lokal në Maltë
🏀 Ndeshje zyrtare
👨🏫 Shoqërimi nga trajnerët
ℹ️ Shënime:
Vendet janë të kufizuara
Prioritet kanë fëmijët që konfirmojnë më herët
Organizatori rezervon të drejtën e ndryshimeve të vogla në orar
Për konfirmim ose informata shtesë, ju lutemi kontaktoni zyrtaret e Klubit.
Faleminderit për bashkëpunimin!
21/02/2026
Prinder kjo eshte per ju :
Udhetoni 3 ore rrug per me lujt loje femija veq 40 minuta.
Hargjoni pare me i angazhu ne sport per mi rregullu gabimet qe ai vet duhet mi mesu.
Bertitni prej tribunave ose anash fushes si me kon ju trajneri.
Rrugen per shpi e boni si ligjerat, veq kritika e analiza.
Doni qe femija me ju ngu ma shum ty se trajnerin.
Pa e vrejt po mundohesh me jetu andrren tande te femijeris permes tij.
Edhe kur mbaron loja… e vetmja pytje qe duhet me qen eshte: “A u knaqe sot?”
Sporti osht per me mesu, me u rrit, me pas qef.
Femija ka nevoj me dite qe prindi osht perkrahje, jo presion.
Koha kalon shpejt.
Mos ja prish femijerine.
24/12/2025
🏀😉👊!!!
05/12/2025
VENDET JANE TE KUFIZUARA !!
04/08/2025
🏀 MEGASPORTS 🏀
KLUBI I TALENTEVE TE PRIZRENIT !!
Sara Gjergjizi dhe Endi Gashi, dy nga TALENTET tanë, janë zyrtarisht të përzgjedhur në programin elitë YDF – Youth Development Fund, duke përfaqësuar jo vetëm veten, por edhe klubin, qytetin dhe gjithë Kosovën me krenari! 🇽🇰✨
Këta të rinj janë produkt i një pune të palodhur, një përkushtimi të thellë dhe një besimi që ne e kemi ndaj secilit fëmijë që vendos të zhvillohet me Megasports.
Nuk është rastësi – është rezultat i vlerësimit të talentit, i formimit profesional, dhe mbi të gjitha, i dashurisë për basketbollin. 🧠💪
🎯 YDF është një program zhvillimi që zgjedh më të mirët nga më të mirët, dhe ne jemi të lumtur që Sara dhe Endi janë pjesë e kësaj elite të re të basketbollit kosovar.
🔥 Krenar për ju, krenar për punën tonë!
🔥 Megasports – aty ku zbulohen kampionët e së ardhmes!
18/04/2025
Energjia, buzëqeshja dhe pasioni për basketbollin janë gjithmonë të pranishme në stërvitjet e akademisë U8/U10 në MegaBasket!
Të vegjlit tanë mësojnë hapat e parë drejt suksesit, zhvillojnë aftësi teknike dhe punojnë në ekip, gjithmonë përmes lojës dhe argëtimit.
E ardhmja fillon këtu!
08/04/2025
Gati për aventura dhe argëtim pa fund?
Zbulo AKTIVITETET në MEGABASKET që ofrojnë më shumë se vetëm basketboll!
⛰️ Aktivitete në natyrë
🏊♂️ Aktivitete në pishina
⛺ Shëtitje dhe kampe ndërkombëtare
🏀 Turne minibasketi
Një eksperiencë e plotë për zhvillim, sport dhe shoqëri!
Mos e humb rastin, bëhu pjesë e familjes MegaBasket!
Për më shumë info:
📞 044 127 558 | 044 463 903
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
De Rada
Prizren
20000
Opening Hours
| Monday | 16:00 - 21:30 |
| Tuesday | 17:00 - 21:30 |
| Wednesday | 17:00 - 21:30 |
| Thursday | 17:00 - 21:30 |
| Friday | 16:00 - 21:30 |
| Saturday | 10:00 - 14:00 |
| Sunday | 22:00 - 14:00 |