Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit

Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit

Share

Profili Zyrtar i Klubit të Pingpongut Lidhja e Prizrenit ✅️

Kampioni i Kosovës në Pingpong 🇽🇰🏆

27/05/2026

Urime të gjithë besimtarëve mysliman festën e Kurban Bajramit!

Photos from Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit's post 23/05/2026

WTT Youth Contender Prishtina 2026 🏓🇽🇰

Akil Mahmuti, kampionë ynë do ta përfaqësoj Kosovën në kuadër të garës prestigjioze ndërkombëtare WTT Youth Contender Prishtina 2026 në kategorinë U19, e cila po mbahet në Kosovë nga datat 22-25 Maj 2026 🇽🇰🏓

Ju dëshirojmë suksese përfaqësueses Kosovës dhe kampionit tonë ✨️🇽🇰🏓

27/04/2026

Klubi i Pingpongut "Lidhja e Prizrenit " me shumë kënaqësi dhe krenari njofton opinionin publik se kampioni ynë i ri Akil Mahmuti është përzgjedhur në programin “Shpresat Olimpike 2026” nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ky është një vlerësim i merituar për talentin, punën dhe përkushtimin e tij drejt rrugëtimit për arritjen e sukseseve si në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare 📝🏓🇽🇰

Photos from Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit's post 26/04/2026

Superliga e Kosovës në pingpong, Ferizaj 26.04.2026

Kampioni Kosovës i pandalshëm, dominues dhe me paraqitje briliante ka arritur fitoren e 6-të radhazi në Superligën e Kosovës, duke vazhduar formën e shkëlqyer këtë sezon 🔥🏓

Xhiro e 5-të:

1.KPP"Dardania" - KPP"Lidhja e Prizrenit " 1-4 dhe

Xhiro e 6-të:

1.KPP"Lidhja e Prizrenit" - KPP"Priping" 4-0.

Falenderojmë sponzorët kryesorë për mbështetjen e madhe,

1. Banka Ekonomike

2. Hettich Kosova

3. Antracit

4. Abi Çarshia dhe

5. Komuna e Prizrenit .

Photos from Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit's post 19/04/2026

4 in 4 🔥🏓🇽🇰

Kampioni Kosovës po vazhdon paraqitjet mbresëlënëse në Superligën e Kosovës në pingpong, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Me lojë të disiplinuar, përkushtim dhe shpirt garues, ekipi ynë po dëshmon formë të lartë këtë sezon drejt titullit të 9-të 🔥

Xhiro e 4-të:

KPP"Prishtina" - KPP"Lidhja e Prizrenit" 1 -4.

Faleminderimi shkon edhe për mbështetësit tanë kryesor,

1. Abi Çarshia

2. Banka Ekonomike

3. Hettich Kosova

4. Antracit dhe

5. Komuna e Prizrenit .

Photos from Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit's post 18/04/2026

Kampionat të sigurt drejt objektivit 🏆

Kampioni Kosovës në kuadër të javës së dytë, xhiro e 3-të të Superligës Kosovës triumfoi bindshëm në ndeshjen e zhvilluar në Prizren ndaj KPP"Shkolla Prizreni" 🏓🇽🇰

Xhiro e 3-të:

KPP"Lidhja e Prizrenit"-KPP"Shkolla Prizreni" 4-0.

Ju dëshirojmë suksese nesër në ndeshjen e xhiros së 4-të ndaj KPP"Prishtina" në Ferizaj.

Faleminderit sponzorëve tanë kryesor për mbështetjen,

1. Banka Ekonomike

2. Hettich Kosova

3. Abi Çarshia

4. Antracit dhe

5. Komuna e Prizrenit .

15/04/2026

Klubi ynë njofton se përfaqësuesja jonë, znj. Riana Rifati Canhasi, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK) mbajtur me 15.04.2026 është zgjedhur anëtare e Bordit të FPPK për mandatin e ardhshëm.

Zgjedhja e znj. Riana Rifati Canhasi në Bordin e Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK) përbën një mundësi të rëndësishme për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në avancimin e pingpongut kosovar🇽🇰🏓

Përmes angazhimit të saj në këtë organ drejtues, ajo synon të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e sportit, rritjen e cilësisë së garave, si dhe mbështetjen e gjeneratave të reja të sportistëve.

I dëshirojmë suksese në ushtrimin e këtij funksioni të rëndësishëm dhe me plot përgjegjësi!

Photos from Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit's post 05/04/2026

Superliga e Kosovës 2026, Java e Parë

Kampioni Kosovës "Lidhja e Prizrenit" ka nisur fuqishëm aventurën në Superligën e Kosovës në pingpong, duke regjistruar dy fitore bindëse në javën e parë të kampionatit 🏓🇽🇰🔥

Xhiro e parë:

KPP"Lidhja e Prizrenit" - KPP"Shkolla" 4-0.

Xhiro e dytë:

KPP"Bashkimi" - KPP"Lidhja e Prizrenit" 0-4.

Me paraqitje të shkëlqyer ekipi tregoi formë të lartë dhe ambicie të qarta për këtë sezon duke synuar titullin e 9-të rradhazi këtë sezon.

Kampionat e Kosovës mbështeten fuqishëm edhe këtë sezon nga sponzorët kryesor:

1. Hettich Kosova

2. Banka Ekonomike

3. Antracit

4. Abi Çarshia dhe

5. Komuna e Prizrenit.

Photos from Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit's post 29/03/2026

Kreshnik Mahmuti shpallet nënkampion i Kosovës në Kampionatin Individual të Kosovës për Senior të mbajtur në Ferizaj me datat 28-29 Mars 2026 🥈🏓🇽🇰

Falenderojmë sponzorët tanë për mbështetjen e vazhdueshme,

1. Hettich Kosova

2. Antracit

3. Abi Çarshia

4. Banka Ekonomike

5. Komuna e Prizrenit .

26/03/2026

Sot ka ditëlindjen anëtari i klubit tonë, kampioni Dardan Imami 🎉

Urime Dardan dhe suksese të mëtutjeshme!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Prizren

Opening Hours

Monday 18:00 - 21:00
Tuesday 18:00 - 21:00
Wednesday 18:00 - 21:00
Thursday 18:00 - 21:00
Friday 18:00 - 17:00
Saturday 18:00 - 21:00