029 SPORT

Call Directions

029 SPORT 029 Sport

18/10/2026

TARIK DURAJ, TALENTI HASJAN QË PO MANIT FUTBOLLIN!

Talenti i ri nga Hasi, Tarik Duraj, po tregon ndeshje pas ndeshjeje se ka shumë për të dhënë në futboll. I rritur në Shkollën e Futbollit Drini i Bardhë Has,

Duraj spikati edhe në përballjen ndaj Shkollës së Futbollit Ballkani, ku Drini i Bardhë Has barazoi 1:1.

Tarik Duraj ishte protagonist i golit të barazimit, duke u gjendur në vendin e duhur në momentin e duhur. Pas një aksioni të bukur dhe një hapësire të krijuar në mbrojtjen e Ballkanit, Duraj reagoi shpejt dhe realizoi një gol të bukur, duke i dhënë ekipit të tij një pikë të rëndësishme.

Me teknikë të mirë, lëvizje inteligjente dhe instinkt për gol, Duraj po konfirmon se është një nga emrat që duhet ndjekur nga afër në brezat e rinj.

Merita për këtë paraqitje shkon edhe për trajnerat Orland Dulaku dhe Destan Kabashi – “La Tun”, emër i njohur në futbollin e Hasit, të cilët po punojnë me përkushtim për formimin e gjeneratës
i cili po e përgatit ekipin me shumë përkushtim dhe po u jep hapësirë talenteve të rinj për të treguar vlerat e tyre

Tarik Duraj – një emër i ri nga Hasi që premton shumë!

KF Liria marrin një fitore të artë 0:1 ndaj Trepçës në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Një gol mjaftoi që Liria të...
18/10/2026

KF Liria marrin një fitore të artë 0:1 ndaj Trepçës në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Një gol mjaftoi që Liria të dalë triumfuese nga kjo përballje dhe të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në transfertë.

17/10/2026

STUDENÇANI ËSHTË I PANDALSHËM – 7 NDESHJE, 7 FITORE!

kF STUDENÇANI - FK MAMUSHA 6-2

KF Studençani vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Tretë të Kosovës – Rajoni i Dukagjinit, duke regjistruar edhe fitoren e shtatë radhazi në kampionat.

Në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, përballë KF Mamushës, të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i shikuesve, ndërsa takimi u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyer sportive dhe me fair-play.

Në fund, vendasit e Studençanit triumfuan bindshëm me rezultat 6–2, duke vazhduar serinë fantastike në këtë edicion.

7 ndeshje – 7 fitore!

Studençani mbetet i pamposhtur dhe vazhdon të kryesojë me një formë të jashtëzakonshme.

029 SPORT – ADRESA E FUTBOLLIT

16/10/2026

LIRIA KËRKON Fitoren në Mitrovicë – BARDHEZINJTË PËRBALLË TREPÇËS!

KF Liria udhëton në Mitrovicë për një përballje të rëndësishme në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës. Bardhezinjtë do të përballen me Trepçën e Mitrovicës, në një ndeshje ku tri pikët janë objektivi i madh.

Liria aktualisht renditet në vendin e 3-të me 17 pokë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar
vetëm dy pikë larg kreut, dhe një fitore do t’i mbante fuqishëm në garën për pozitën e parë.
17 tetor 2026
14:00
Stadiumi “Riza Lushta”, Mitrovicë
Trepça Mitrovicë – Liria

14/10/2026

NOAR BERISHA QË PREMTON SHUMË!

Noar Berisha, sulmuesi i talentuar po tërheq vëmendjen me potencialin dhe dëshirën e tij për të shkëlqyer në fushën e blertë.

Pjesë e Shkollës së Futbollit Topi Art,
Noari synon të zhvillohet çdo ditë dhe të bëhet një emër i rëndësishëm i futbollit të së ardhmes.

13/10/2026

ERBLIN KRASNIQI SHKËLQEN TE BESA PEJ ! DY GOLA PËR SULMUESIN ANËSOR NGA RATKOCI!

Erblin Krasniqi po vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer me fanellën e Besës së Pejës. Sulmuesi anësor i krahut të majtë u inkuadrua në pjesën e dytë dhe menjëherë la gjurmë në fushë.

Futbollisti nga Ratkoci ishte protagonist i madh në fitoren spektakolare të Besës, duke realizuar dy gola dhe duke ndihmuar skuadrën të triumfojë me rezultatin 6-4 kundër KF KIKA kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.

Krasniqi tregoi efikasitet, shpejtësi dhe nuhatje për gol, duke shfrytëzuar maksimalisht minutat e dhëna dhe duke dëshmuar se mund të jetë një nga armët kryesore të Besës në vazhdim të kampionatit.

STUDENÇANI NUK NDALEN! 6 NDESHJE, 6 FITORE KF STUDENÇANI TRIOMFON NË PREKAZ! KF Studençani vazhdon marshimin perfekt në ...
11/10/2026

STUDENÇANI NUK NDALEN! 6 NDESHJE, 6 FITORE

KF STUDENÇANI TRIOMFON NË PREKAZ!

KF Studençani vazhdon marshimin perfekt në Ligën e Tretë – Rajoni i Dukagjinit!

Në kuadër të javës së 6-të, Studençani ka shënuar një fitore të madhe në Prekaz, duke mposhtur KF Runikun me rezultat 0–1.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, por momenti vendimtar erdhi në minutën e 79-të, kur Shaban Limani realizoi golin e fitores për Studençanin.
Me këtë triumf, KF Studençani regjistron 6 fitore në 6 ndeshje, duke mbetur i pamposhtur dhe lider i Ligës së Tretë – Rajoni i Dukagjinit.
Klubi i Studençanit falënderon KF Runikun për mikpritjen, ndërsa veçon zhvillimin e ndeshjes në një atmosferë fer dhe korrekte.

11/10/2026

GOLAT E NDESHJES

KF DRINI I BARDHË 6–1 TOP FOOTBALL

🎥 029 SPORT

FC LIRIA ME KRAHËT E GOLDEN EAGLE! 🦅FC Liria tashmë ka një partner premium në krah: Golden Eagle!Ekipit tonë i shtohen e...
11/10/2026

FC LIRIA ME KRAHËT E GOLDEN EAGLE! 🦅

FC Liria tashmë ka një partner premium në krah: Golden Eagle!

Ekipit tonë i shtohen energjia, forca dhe krahët e Golden Eagle, në rrugëtimin drejt sfidave të reja dhe sukseseve që synojmë së bashku!

Në një atmosferë plot entuziazëm, fanellat e reja të FC Lirisë u prezantuan nga Lendrit Palushi, përfaqësues i Golden Eagle, dhe Agon Elshani, president i klubit.

Një partneritet që na jep më shumë energji, më shumë besim dhe më shumë krahë përpara!

FC Liria & Golden Eagle – Energji për fitore!

Formacioni ynë zyrtar për ndeshjen kundër FC Dinamo Ferizaj!Forca Liria 🤍🖤
11/10/2026

Formacioni ynë zyrtar për ndeshjen kundër FC Dinamo Ferizaj!

Forca Liria 🤍🖤

Address

029 Sport
Prizren
20000

Telephone

+38344118731

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when 029 SPORT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category