14/12/2025
Basketboll: Superliga e Kosovës
Rahoveci 029 maestral, gjunjēzohet edhe Peja
RAHOVECI 029- GO+ Peja
83:71(23:24,21:17,26:16,13:14)
SHAIP SHALA
Me një lojë maestrale nga fillimi deri nē përfundim të ndeshjes, dhe të përkrahur nga dy mijë shikues, Rahoveci 029 ka mposhtur Pejën me rezultat bindës, 83:71, ku gjatë lojës basketbollistët vendas krijonin edhe epērsinë prej 17 pikave diferencë.
Vendasit shpërthejnë posaqërisht në çerekun e tretë të cilin e fitojnë me rezultat 26:16, nē të cilën pjesë vargohen trepikēshe të Fisnik Rugovës, Isaiah Umipig dhe Kentrell Pullian, sot tejet të disponuar. Interesant është fakti, se tek vendasit katër lojtarë kanë shënuar 79 pikë nga 83 sosh! Nga 25 pikë kanë shënuar Fisnik Rugova dhe Kentrell Pullian, 17 pikë ka shënuar Isaiah Umipig dhe 12 pikë Julian Roche.
Tek skuadra pejane, 22 pikë ka shënuar kapiteni Dardan Berisha, ndërkaq pikat dyshifrore ka shënuar edhe Cezare Edvards, 13 sosh.
14/12/2025
Promovohet libri “Lotët e lumit”, i autores Kosovare Morina
SHAIP SHALA
Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, mora pjesë në promovimin e librit “Lotët e lumit”, një ngjarje kulturore e organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”.
Poezia e këtij libri lind nga përjetime të thella dhe nga një dhimbje që ka gjetur rrugën për t’u shndërruar në vargje. Faqe pas faqeje, autorja sjell kujtime, mall dhe dashuri të pashuar, duke i dhënë fjalës një peshë të veçantë emocionale dhe artistike.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues të artit, kulturës dhe jetës publike, qytetarë dhe familjarë të autores, çka e bëri këtë promovim edhe më domethënës.
Vepra të tilla e pasurojnë jetën kulturore të komunës sonë dhe dëshmojnë fuqinë e artit për ta ruajtur kujtesën, për ta kthyer dhimbjen në frymëzim dhe për ta mbajtur të gjallë fjalën e shkruar.
13/12/2025
Hendboll: Superliga e Kosovës
Rahoveci kampion vjeshtor, mposht Kastriotin 32:28, Arbër Curri 19 pritje
SHAIP SHALA
Hendbollistët e Rahovecit janë kampion vjeshtore, mbase në ndeshjen derbi, mposhtën Kastriotin nga Ferizaj me rezultat 32:28(20:14).
Ndeshja filloi furishëm nga vendasit, të cilin rrisin epërsinë nga minuta në minut, kështu që në minutën 10, semafori tregon rezultatin 9:2, me dy gola radhazi të Lulzim Shabanit. Edhe në vazhdim të lojēs vendasit dominojnë dhe mbajnë diferencën prej pesë golave epërsi, ndërkaq pjesën e parë e përmbyll Shabani, pas një kombinimi atraktiv me Egzon Gjukën, 20:14.
Me të filluar pjesa e dytë, Ardit Tafilaj ngrit rezultatin në 21:14, dhe deri në minutën 45 ndodh kuriozitet në hendboll, ku të dy skuadra shënojnë vetëm 4 gola, Tafilaj për rezultat 22!16! Për këtë, fajtor janë portierët Arbër Curri me 19 pritje dhe Art Luzha tek vendasit, dhe Wadi Chebi tek mysafirët, i cili ka mbrojtur 8 shtatëmetërshe Deri në fund të ndeshjes mysafirët tentojnë të zvogëlojnë epërsinë e vendasve, por pasojnë kundërpërgjigje të kampionëve në fuqi, dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes 32:28 vulos titullin e kampionit vjeshtor të Rahovecit. Tek vendasit, më efikasi ishte Egzon Gjuka me 8 gola, 7 gola ka shënuar Lulzim Shabani, pesë gola ka shënuar Ardit Tafilaj dhe 4 sosh, Guilherme Fernandes.
Tek mysafirēt, Festim Mustafa ka shënuar 8 gola, ndërkaq nga 6 gola kanë shënuar Felippe Teixeira dhe Gentrit Brahimi.
Për kurreshtjen e hendbolldashësve rahovecas, duhet theksuar se ndeshjen e ka shikuar edhe Jon Muçolli, ndërkaq i pyetur a është afër kthimit në Rahovec, u përgjigj se ende nuk është asgjë definitive, ndërkaq negociatat do vazhdojnë rreth kthimit në Rahovec.
Megjithatē, InfoRahoveci mëson nga burime mirë të konfirmuara, që Muçolli do të vazhdoj nga janari, gjegjēsisht pjesa e dytē e kampionatit, të jetē lojtar i Rahovecit, dhe siç thotē, si pejan bashkē me Egzon Gjukēn dhe Ardit Tafilajn, të sjellin qytetit të rrush*t, titullin e kampionit për tē tretën herë radhazi.
08/12/2025
Konstituohet Kuvendi komunal në Rahovec, betohet kryetari Smajl Latifi
SHAIP SHALA
Nën udhëheqjen e kuvendarit më të vjetër, Sali Sallteku nga radhët e PDK-së, solemnisht sot u inaugurua Kuvendi Komunal në Rahovec.
Kryesuesi Sallteku ftoi 27 kuvendarët, të cilit njëzëri u betuan, të cilën gjë sipas protokollit e bëri edhe kryetari Smajl Latifi.
Në fjalën përshëndetëse, i pari i Rahovecit, kryetari Smajl Latifi thotë:" Sot qëndroj para jush me ndjenjën më të thellë të nderit dhe të përgjegjësisë. Sot e vazhdoj mandatin tim si kryetar për të tretën herë radhazi, të katërtin në këtë rrugëtim të përbashkët. Ky është besim i madh që një njeri mund të marrë nga populli i tij. Ky është vlerësimi mē i lartë që qytetari ia bën punës, përkushtimit dhe fjalës të mbajtur, dhe unë këtë besim nuk e marr si privilegj, por si detyrim. Në këto vite kemi kaluar shumë rrugë bashkë. Kemi ndërtuar, kemi përballuar sfida, kemi marr vendime të vështira, kemi punuar ditë pas dite për të çuar Rahovecin përpara. Mandati që fillon sot është forcim i zotimit tim, një zotim i qartë se komuna e Rahovecit do të ec drejt standardit, drejt përparimit dhe drejt një të ardhmeje që e ndërtojmë me punë të përditshme. Unë betohem si një njeri që ka parë, që ka mësuar, që di peshën e përgjegjësisë dhe e kupton ritmin që kërkon zhvillimi. Unë betohem para jush se do t'i shërbej Rahovecit me gjithë forcën, me përvojën dhe me dijën që kam, sepse Rahoveci është shtëpia jonë, është nderi ynë, është obligimi ynë i përbashkët, ndaj nuk do të ndalemi. As, sot, as nesër, asnjë ditë të këtij mandati," përfundon kryetari Latifi.
06/12/2025
Basketboll: Superliga e Kosovës
Bashkimi gjunjëzohet në "Mizahir Isma"
RAHOVECI 029- Bashkimi 77: 72(19:17,21:17,11:20,26;18)
SHAIP SHALA
Basketbollistët e Rahoveci 029 me një lojë të sigurt si në mbrojtje ashtu në sulm deri në fund të ndeshjes, mposhtën Bashkimin nga Prizreni me rezultat 77:72, ku mysafirët nga Prizreni ishin në epërsi në minutën 4 me rezultat 4:11, por nga kjo minut vendasit marin inisiativën, të përkrahur nga një mijë shikues. Mysafirët ishin superior vetëm në çerekun e tretë, të cilin e fituan me 11:20, por në çerekun e katërt fillon "qendisja" e vendasve, por edhe mysafirët u kujdesën që finishi i lojës të jetë dramatik.
70 sekonda para përfundimit, Kentrell Pullian realizon dy gjuajtje të lira dhe barazon në 72:72, ndërkaq i njejti realizon edhe dy gjuajtje të lira, 74:72. Kur kanë mbetur edhe 4 sekonda, kapiteni Bardh Rexha realizon një gjuajtje të lirë, dhe e përfudon ndeshjen me rezultat 77:72 për fitore të merituar e vreshtarëve.
Më efikasi tek vendasit ishte Kentrell Pullian me 26 pikë, 18 pikë ka shënuar Jullian Roche, 14 pikë ka shënuar Anthony Patty dhe 9 sosh kapiteni Bardh Rexha.
Tek mysafirët, 28 pikë ka shënuar Kyan Anderson dhe 13 pikë Jeremiah Bailly.
02/12/2025
Bazuar në vendimin nr.1427 të datës 30.04.2019 të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për themelimin e çmimit letrar “Sulejman Krasniqi”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, shpall:
KONKURS KOMBËTAR LETRAR
(Për të rritur)
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit fton krijuesit shqiptarë që të konkurrojnë me punimet e tyre artistike për çmimin „Sulejman Krasniqi”.
◙ Krijimi letrar (prozë apo poezi) nuk preferohet të jetë më i gjatë se 4 faqe A4.
◙ Punimet e koduara dorëzohen në kopje fizike (tri kopje) në zarf të myllur në objektin e Komunës së Rahovecit ose në email adresën: [email protected]
◙ Afati për dorëzimin e punimeve do të jetë nga data 7 nëntor 2025 deri më 4 dhjetor 2025.
Përshkrimi: Për Çmimin letrar “Sulejman Krasniqi”.
♦ Fituesit e çmimit letrar „Sulejman Krasniqi” shpërblehen me shuma monetare, ndërsa rezultatet e konkursit publikohen më 7 dhjetor 2025, me rastin e shënimit të ditëlindjes së shkrimtarit dhe Ditës së Bibliotekës Komunale ,,Sulejman Krasniqi” në Rahovec.
Vlerësimi bëhet nga njohës të fushës, ( juria profesionale), që formohet nga organet drejtuese komunale.
SHAIP SHALA
01/12/2025
🎉 Fitova stemën e talentit premtues këtë javë, e cila më vlerëson për krijimin e përmbajtjeve tërheqëse që ngjallin interes midis admiruesve të mi!
28/11/2025
Me orë letrare, nderohet Dita e Flamurit
SHAIP SHALA
Nën organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Rahovec, në lokalet e bibliotekës " Sylejman Krasniqi", u mbajt Ora letrare në nderë të 28 Nēntorit, Ditēs së Flamurit.
Kryetari i Shoqatēs Ymret Resh*ti, përshëndeti dhe falëmnderoi pjesëmarrës të pranishëm, ndërkaq pasuan leximet e poezive nga poetët Prend Buzhala, Milazim Bajraj, Ismajl Gashi, Milaim Kafexhiu, poeti i talentuar, i riu Leart Emini, dhe Mezahir Haxjijaha.
22/11/2025
Basketboll: Superliga e Kosovës
Rahoveci 029 shuan Yllin e Suhafekës, fiton 85:77
RAHOVECI 029- Gollden Dagle Ylli 85:77(24:19,17;30, 24:10,20:18)
SHAIP SHALA
Rahoveci 029 me lojë maestrale, ka mposhtur Gollden Eagle Ylli, posaqërisht në çerekun e tretë, të cilin e kanë fituar me rezultat 24:10. Loja ka filluar furishëm nga vendasit, të cilit në minutën 4 krijojnë epërsi prej 11:1, por në katër minuta tjera inisiativën morrën mysafirët, të cilit në minutën 8 zvogëlojnë në 15:13, ndërkaq në dy minuta të fundit, Isaiah Umilig shënon dy trepikëse trepikëshe dhe Jullian Roche një, për të përfunduar çereku i parë, 24:19.
Çereku i dytë i takoi mysafirëve të cilit e fituan lartë, për të pasuar "qendisja" në parket e vreshtarëve, të cilit me lojë të shpejt dhe mbrojtje të ngjeshur, ishin enigma për mysafirët, pasojnë trepikësh të Hadis Durgutit, Kentrell Pullian dhe Kujtim Ujkanit, dhe dhjetë minuta para përfundimit, semafori tregon rezultatin 65:59.
Edhe qereku i katërt u përshkua me dominim të plotë të vendasve, të cilit të ndihmuar nga dy mijë shikues në "Mizahir Isma", luftonin për çdo top, si në mbrojtje, ashtu në sulm, dhe në fund erdhi deri te fitorja e merituar, 85:77.
Vlen të theksohet në lojën e sotme, ka ardhur në shprehje loja e mirē dhe efikase e Jullian Roche, i cili ka shënuar 22 pikë, ndërkaq realizator tjerë ishin Kentrell Pullian 16 pikë, Isaiah Umipig 15 pikë, 10 pikë ka shënuar Kujtim Ujkani, dhe me tre trepikëshe, gjegjësisht 9 sosh, Hadis Durguti.
Tek mysafirët, pikat dyshifrore kanë shënuar Trevon Allen 25, Joseph Reece 17 dhe Erjon Kastrati 15.
Lojën e kanë drejtuar gjyqëtarët autoritativ, Elldin Uglari, A***n Thaqi dhe A***n Kurtalani.
12/11/2025
Hendboll: Superliga e Kosovës
Rahoveci si në stërvitje, mposht Vëllaznimin vendēs në "Mizahir Isma"
Vėllaznimi - Rahoveci 28:51(9:24)
SHAIP SHALA
Kampioni i Kosovës Rahoveci, si skuadra mysafire në "Mizahir Isma", mposht Vëllaznimin vendës me rezultat 51:28, në një lojë e cila i përngjante stërvitjes të lehtë. Rezultati do të ishte edhe më i lartë, po të mos qëllonin lojtarët e të dyja skuadrave hiq më pak se 16 shtylla pingule apo horizontale!
Tek skuadra vendase, më efikas ishin Florian Rexha i cili shënoi 9 gola dhe një më pak ka shënuar Ardi Halili, 8 sosh.
Tek skuadra e Rahovecit, më efikasi ishte Granit Kadiri me 12 gola të shënuara, 10 gola i ka shënuar Lulzim Shabani, të gjitha këto në pjesën e dytë, 8 gola ka shënuar Mali Luzha. Nga 5 gola kanë shënuar Vlerson Zherka dhe Ardit Dema, dhe nga 4 sosh i shënuan Hamdi Salihu dhe Egzon Gjuka.
Ndeshjen e drejtuan gjyqëtarët Nikollë Quni dhe Rikard Quni, ndërkaq vëzhgues ishte Istref Sadriu.