12/06/2026
Nderime Dëshmoreve dhe Martireve
Turniri Tradicional i Futbollit “Dëshmorët dhe Martirët e Fortesës” Kombi që harron bijtë e vet, humb rrugën e së ardhmes.
Turnir Perkujtimor
Habib Gashi
12/06/2026
Nderime Dëshmoreve dhe Martireve
Turniri Tradicional i Futbollit “Dëshmorët dhe Martirët e Fortesës” Kombi që harron bijtë e vet, humb rrugën e së ardhmes.
08/06/2026
Nderime Dëshmoreve
07/06/2026
RAPORT FINANCIAR – TURNIRI TRADICIONAL “HABIB GASHI”
Me përfundimin e edicionit të 10-të të Turnirit Tradicional “Habib Gashi”, po publikojmë raportin financiar me qëllim transparence dhe respekti ndaj të gjithë sponsorëve, ekipeve pjesëmarrëse, mërgimtarëve dhe kontribuuesve.
📊 Të hyrat totale: 9,710€
📉 Shpenzimet totale: 7,505€
💰 Mjete të mbetura: 2,205€
Mjetet e mbetura do të ruhen dhe përdoren për organizimin e aktiviteteve të ardhshme sportive.
Falënderojmë sinqerisht të gjithë sponsorët, bizneset, mërgimtarët, ekipet pjesëmarrëse, referët, stafin organizativ dhe çdo person që kontribuoi në suksesin e këtij turniri jubilar.
Së bashku e nderojmë veprën dhe sakrificën e Dëshmorit Habib Gashi.
🙏 Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj! ⚽🏆
29/05/2026
🧤 ARBENIT BEHLULI – PORTIERI MË I MIRË I TURNIRIT 🧤
Me pritje vendimtare, siguri të jashtëzakonshme dhe paraqitje brilante gjatë gjithë kompeticionit, Arbenit Behluli u shpall “Portieri më i mirë” i Turnirit Tradicional “Habib Gashi”.
Urime për çmimin e merituar dhe suksese të vazhdueshme! ⚽👏
29/05/2026
🏆 ADHURIM BEKTESHI – LOJTARI MË I MIRË I TURNIRIT 🏆
Me paraqitje fantastike gjatë gjithë turnirit dhe me gjithsej 10 gola të shënuara, Adhurim Bekteshi u shpall “Lojtari më i mirë” i Turnirit Tradicional “Habib Gashi”.
Urime për çmimin e merituar dhe sukseset e radhës! ⚽👏
Postim nga Familja e Habib Gash*t
Të dashur miq, organizatorë, sponsorë, ekipe pjesëmarrëse, arbitra dhe gjithë ju bashkëqytetarë të nderuar,
Sot po ju drejtohem me zemër të mbushur me emocione, krenari dhe mall të pashuar, në emër tim personal dhe në emër të gjithë familjes së Dëshmorit të Kombit, Habib Jakup Gashi.
Është e vështirë të gjejmë fjalë që përshkruajnë ndjenjat që kemi sot. Dhimbja për mungesën e Habibit nuk shuhet kurrë, por prania juaj, respekti dhe dashuria që treguat për të, na dhanë forcë, ngushëllim dhe krenari të pafundme.
Falënderim i veçantë për organizatorët dhe stafin:
Nga thellësia e zemrës ju falënderojmë për gjithë mundin, përkushtimin dhe respektin që treguat në organizimin e këtij turniri madhështor. Ju nuk organizuat vetëm një aktivitet sportiv — ju ngritët lart kujtimin dhe veprën e një dëshmori të kombit. Çdo detaj, çdo përpjekje dhe çdo moment i këtij organizimi tregoi dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë dhe për sakrificën e Habibit. Ju na bëtë të ndihemi krenarë dhe të nderuar. Për këtë do t’ju jemi mirënjohës gjithë jetën.
Falënderim për sponsorët:
Me zemër plot mirënjohje ju falënderojmë për mbështetjen tuaj bujare dhe fisnike. Kontributi juaj nuk ishte vetëm ndihmë materiale, por ishte mbështetje morale dhe njerëzore për familjen tonë. Në ditë si kjo, ku emocionet janë të mëdha dhe zemra rëndohet nga malli, njerëz si ju na japin forcë dhe na kujtojnë se nuk jemi vetëm. Zoti ju shpërbleftë juve dhe familjet tuaja për zemërgjerësinë që treguat.
Falënderim për ekipet pjesëmarrëse:
Ju falënderojmë pafundësisht të gjitha ekipet që morën pjesë në këtë turnir të futbollit të vogël. Prania juaj në fushë ishte më shumë se lojë — ishte respekt, nderim dhe kujtim për Habib Jakup Gashin. Duke ju parë të bashkuar, me sportivitet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, zemrat tona u mbushën me emocione dhe krenari. Ju e mbajtët gjallë emrin dhe kujtimin e tij në mënyrën më të bukur të mundshme.
Falënderim për arbitrat dhe audiencën me komentim live:
Falënderojmë me shumë respekt arbitrat për profesionalizmin, drejtësinë dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë turnirit. Gjithashtu, falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kontribuan në komentimin live dhe përcjelljen e atmosferës për njerëzit që nuk mundën të ishin prezent fizikisht. Ju e bëtë këtë ngjarje edhe më të veçantë, më emocionale dhe më afër zemrave të të gjithëve.
Falënderim për diasporën:
Një falënderim të veçantë dhe shumë të sinqertë për gjithë bashkatdhetarët tanë në diasporë, të cilët edhe pse larg atdheut, zemrën e kanë gjithmonë pranë Kosovës dhe dëshmorëve të saj. Mbështetja juaj morale, prezenca, mesazhet, kontributet dhe respekti që treguat për këtë organizim na prekën thellë në zemër. Ju jeni pjesë e pandashme e kombit tonë dhe krenaria jonë e përbashkët. Faleminderit që nuk e harroni kurrë sakrificën e dëshmorëve dhe që vazhdoni ta mbani gjallë dashurinë për vendin dhe kombin kudo që ndodheni.
Falënderim për të gjithë pjesëmarrësit dhe të pranishmit:
Dhe mbi të gjitha, falënderojmë secilin prej jush që erdhët sot për të nderuar kujtimin e Dëshmorit tonë, Habib Jakup Gashi. Prania juaj na dha forcë në këtë ditë plot mall dhe emocion. Ju na dëshmuat se sakrifica e dëshmorëve tanë jeton në zemrat e popullit dhe se emri i Habibit nuk do të harrohet kurrë.
Sot ne nuk pamë vetëm një turnir futbolli — pamë dashuri, respekt, unitet dhe vlerësim për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi jetës dhe veprës së Habib Jakup Gash*t!
Zoti ju bekoftë të gjithëve ju dhe familjet tuaja për mirësinë, respektin dhe dashurinë që treguat sot.
Me respekt, mirënjohje dhe emocione të pafundme,
Fatmir Gashi dhe e gjithë Familja e Dëshmorit Habib Jakup Gashi ❤️
28/05/2026
🏆 KAMPIONË PËR HERËN E DYTË RRADHAZI! 🏆
GJEO PROJEKT përsëri në majën e Turnirit Tradicional “Habib Gashi” — një sukses i merituar pas shumë sakrifice, përkushtimi dhe zemre në fushë. ❤️🖤
Dy vite radhazi kampionë, duke treguar forcë, unitet dhe mentalitet fitues nga fillimi deri në fund. 💪⚽
Faleminderit të gjithë lojtarëve, tifozëve dhe atyre që na mbështetën në çdo hap të rrugës. Ky është vetëm fillimi! 🔥
🏅 Kampionët e Turnirit Tradicional “Habib Gashi”
🏆 2 herë rradhazi
⚫🔴 GJEO PROJEKT
LIVE FINALJA:
B TERM VS GJEO PROJEKT 🔥🔥
https://www.youtube.com/live/nVqmQFExhs0?si=vDNAp_4_SXev6tu7
27/05/2026
26/05/2026
🔥 FINALJA E MADHE 🔥
Pas shumë ndeshjeve emocionuese, atmosferës fantastike dhe garës së fortë, ka ardhur momenti më i shumëpritur.
Në finalen spektakolare do të përballen dy ekipe që treguan forcë, karakter dhe futboll të bukur gjatë gjithë turnirit:
⚔️ Gjeo Projekt 🆚 B-TERM
Një duel që premton emocion, rivalitet dhe atmosferë të zjarrtë deri në sekondën e fundit. Të dy ekipet kanë dhënë maksimumin për të arritur deri këtu, por vetëm njëri do të shpallet kampion i këtij edicioni.
Ftojmë të gjithë sportdashësit të jenë pjesë e kësaj nate të veçantë sportive dhe të mbështesin ekipet në një finale që pritet të mbetet gjatë në kujtesë.
🏆 Kush do ta ngrejë trofeun e kampionit?
📍 Shihemi në finalen e madhe!