KB Rahoveci 029

KB Rahoveci 029

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KB Rahoveci 029, Sports Team, Rahovec.

11/05/2026

🚨Me kënaqësi ju njoftojmë se bashkëpunimi vazhdon! 🤝

Coach Goran Samardziev do të jetë pjesë e klubit tonë edhe për një sezon tjetër. 📝

Udhëtimi vazhdon së bashku! 💙🤍

10/05/2026

Urime për rikthimin në Superligë të klubit të futsalit! 👏⚽

Një sukses i merituar me shumë pune, përkushtim.

Respekt të veçantë për punën dhe angazhimin e
Omer Çmega dhe Arsim Kastrati, si dhe të gjithë lojtarve që kontribuan në këtë arritje të madhe.

Ju dëshirojmë shumë suksese edhe në Superligë! 💙🤍
FC Rahoveci 2019 - Futsal

24/04/2026

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, dëshirojmë të falënderojmë Komunën e Rahovecit për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen e sinqertë ndaj klubit tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin e Komunës, z. Smajl Latifi, për përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për të qenë gjithmonë pranë sportit dhe të rinjve.

Po ashtu, shprehim mirënjohje për Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Atdhe Rama, për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e sportit në komunën tonë.

Mbështetja juaj ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme në rrugëtimin tonë. Falë jush, ne vazhdojmë të ecim përpara me më shumë motivim, besim dhe përkushtim për të arritur suksese të reja.

Ju jemi mirënjohës për gjithçka që bëni për sportin dhe komunitetin tonë.

Faleminderit 🫶

11/04/2026

Faleminderit ❤️

Me përfundimin e këtij sezoni, duam të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për të gjithë sponsorët që ishin pjesë e rrugëtimit tonë.

Mbështetja juaj ka qenë thelbësore në çdo hap nga fillimi i sezonit e deri te arritja e objektivave tona. Falë besimit dhe përkushtimit tuaj, kemi arritur të përballemi me sfidat dhe të qëndrojmë të fortë në çdo moment.

Ju nuk keni qenë vetëm sponsorë, por partnerë të vërtetë në këtë rrugëtim.

Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm. 🤝

Së bashku drejt sukseseve të reja! 💙🤍

10/04/2026

🚨REAGIM ZYRTAR 🚨

Pas zërave dhe spekulimeve të fundit që po qarkullojnë në disa portale dhe nga individë të caktuar, ndiejmë obligim të sqarojmë opinionin publik dhe tifozët tanë.

Së pari, theksojmë qartë se vendimet e FBK-së janë të bazuara në rregullore dhe duhet të respektohen nga të gjithë. Federata ka vepruar në përputhje të plotë me rregullat në fuqi, të cilat kanë qenë të njohura për të gjitha klubet që në fillim të sezonit.

Sa i përket klubit tonë, duam të jemi shumë të qartë: ne jemi plotësisht të pastër. Çdo arritje e jona është rezultat i punës, sakrificës dhe angazhimit maksimal në fushë, pa asnjë shkelje dhe pa asnjë favor.

Përpjekjet për të krijuar dyshime apo për të ulur vlerën e asaj që kemi arritur janë të pabazuara dhe nuk ndryshojnë realitetin.

Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me krenari,si gjithmonë…

Faleminderit të gjithë atyre që na kanë qëndruar pranë në çdo moment!

Faleminderit Rahovec 🤍💙

08/04/2026

Math…

08/04/2026

3-1💙🤍

08/04/2026

Vazhdime ne Therandë 💙🤍

08/04/2026

Dita e ndeshjes 💙🤍

🆚 Golden eagle Ylli
⏰ 18:45
📺 Art Motion

#029

07/04/2026

📍Nesër në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës udhëtojmë drejt Suharekës, ku nga ora 18:45 përballemi me Golden Eagle Yllin.

RAH💙VEC

#029

Photos from KB Rahoveci 029's post 05/04/2026

ikon studio ✨

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Rahovec?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rahovec
21000