Turneu i Futbollit "Dëshmorët dhe Martirët - Krushë e Madhe"

Turneu i Futbollit "Dëshmorët dhe Martirët - Krushë e Madhe"

Share

Turneu tradicional i futbollit
në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë!

22/06/2026

🎥 Mirënjohje për Provideo Eti

Në përfundim të Turneut Tradicional “Dëshmorët dhe Martirët – Krushë e Madhe” 2026, një falënderim i veçantë shkon për Provideo Eti për punën e palodhshme, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë turneut.

Falë angazhimit tuaj, çdo moment i këtij organizimi u përcoll me cilësi, emocion dhe kujdes të veçantë, duke lënë kujtime të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe dashamirët e turneut.

Faleminderit që ish*t pjesë e këtij rrugëtimi dhe që me punën tuaj i dhatë një vlerë të veçantë këtij turneu. Ju jemi mirënjohës për kontributin dhe mbështetjen tuaj!

🤝 Me respekt dhe mirënjohje,
Stafi Organizativ i Turneut “Dëshmorët dhe Martirët – Krushë e Madhe” 2026.

22/06/2026

📊 Pasqyra Financiare e Turneut Tradicional “Dëshmorët dhe Martirët – Krushë e Madhe” 2026.

Transparencë dhe falënderim për të gjithë kontribuuesit dhe pjesëmarrësit.

19/06/2026

🎥 FALËNDERIM I VEÇANTË 🎥

Nehat Duraku

Prapa çdo momenti të paharrueshëm të këtij turneu ishte edhe puna e palodhshme e Nehatit. Me përkushtim të vazhdueshëm, ai transmetoi çdo mbrëmje ndeshjet e Turneut Tradicional të Futbollit “Dëshmorët dhe Martirët – Krushë e Madhe”, duke e çuar atmosferën e fushës sonë në çdo shtëpi, te çdo krushjani në diasporë dhe shumë më gjerë.

Faleminderit për kohën dhe angazhimin e pandërprerë. Kontributi yt ishte një pjesë e rëndësishme e suksesit të këtij edicioni.

Mirënjohje dhe respekt për punën tënde! ⚽🎥

19/06/2026

🎧 FALËNDERIM I VEÇANTË
DJ Fatmiri – Fatmir Gashi
DJ Beti – Albert Elshani
DJ Bujari – Bujar Krasniqi

“Faleminderit që me profesionalizmin, energjinë dhe muzikën tuaj i dhatë ritëm dhe atmosferë çdo mbrëmjeje të Turneut Tradicional të Futbollit ‘Dëshmorët dhe Martirët – Krushë e Madhe’. Mirënjohje për kontributin tuaj të çmuar!”

16/06/2026

Një pamje që flet më shumë se mijëra fjalë!

Mbi 3000 tifozë krijuan një atmosferë elektrizuese në natën finale të Turnirit “Dëshmorët dhe Martirët” në Krushë të Madhe. Mbështetja, emocionet dhe pasioni për futbollin e shndërruan këtë finale në një spektakël të vërtetë sportiv.

Faleminderit secilit që ishte pjesë e kësaj nate të paharrueshme! ⚽🏆🔥

16/06/2026

🌟 Një natë për t’u kujtuar gjatë! 🌟

Atmosferë e jashtëzakonshme, emocione të papërshkrueshme dhe një fillim që i dha hijeshi të veçantë finales së madhe.

Këto janë momentet që e bëjnë sportin më shumë se një lojë dhe që mbeten në kujtesën e çdo pjesëmarrësi e sportdashësi.

Shijoni videon e një prej momenteve më të bukura të kësaj nate të veçantë. 🏆⚽✨

🎥 ProVideo Eti

Photos from Turneu i Futbollit "Dëshmorët dhe Martirët - Krushë e Madhe"'s post 16/06/2026

🏆 NATA FINALE 🏆

Një mbrëmje e paharrueshme e mbushur me emocione, spektakël dhe momente të bukura sportive!

U kurorëzuan fituesit e turneut dhe u ndanë kupat, medaljet dhe çmimet individuale. Falënderojmë të gjitha ekipet, lojtarët, sponsorët, vullnetarët dhe tifozët që kontribuan në suksesin e këtij organizimi.

Më poshtë ju sjellim disa nga fotografitë dhe momentet më të veçanta të natës finale.

📸 Photo Credit: ProVideo Eti

🏆⚽ Faleminderit për mbështetjen dhe mirë u takofshim në edicionin e ardhshëm!

15/06/2026

📸 Të nderuar ndjekës,

Për shkak të cilësisë së lartë dhe numrit të madh të fotografive nga Finalja e Madhe, jemi duke hasur vonesa në procesin e ngarkimit të tyre.

Aktualisht po punojmë që të gjitha momentet më të bukura të finales t’i publikojmë me cilësinë që meritojnë. Fotot do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i keni dhënë Turneut Tradicional të Futbollit “Dëshmorët dhe Martirët – Krushë e Madhe”.

🏆⚽ Shihemi nesër me albumin e plotë të finales!

15/06/2026

KAMPIONËT E TURNEUT 2026 🏆

Pas një finaleje spektakolare dhe të luftuar deri në sekondën e fundit, e cila përfundoi me rezultatin 3-3, fituesi u vendos vetëm pas gjuajtjeve të penalltive.

Në një seri të gjatë, dramatike dhe plot emocione, kampionët në fuqi treguan gjakftohtësi dhe karakter, duke triumfuar me rezultatin 6-5 pas penalltive dhe duke mbrojtur titullin për të dytin vit radhazi.

Urime ekipit Krasniqi & My Suits për këtë sukses të madh dhe për një tjetër kapitull të artë në historinë e turneut.

Respekt maksimal për finalistët e Ëmbëltore Adi, të cilët zhvilluan një garë të jashtëzakonshme dhe e bënë finalen të paharrueshme.

Faleminderit të gjitha skuadrave, sponsorëve, tifozëve dhe secilit që kontribuoi në organizimin dhe suksesin e këtij edicioni.

🏆 Kampionët mbeten kampionë!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Rahovec?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Krushë E Madhe
Rahovec
21080