KB Rahoveci

KB Rahoveci

Share

Facebook : www.facebook.com/KBRahoveci/
Instagram: bcrahoveci
Youtube : Klubi Basketbollit Rahove

Photos from KB Rahoveci's post 02/07/2023

REAGIM NDAJ SHKRIMEVE DHE "PSEUDO KOMUNIKATËS" NGA PESË ISH LOJTARËT E KB RAHOVECIT

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit,
Të nderuar tifozë dhe dashamirë të klubit,

Kryesia në dorëheqje e KB Rahovecit e cila erdhi në krye të klubit para sezonit 2022/2023 në mesin e shumë vështirësive arriti të konsolidohej dhe të vazhdonte me garimin. Edhe pse jemi kryesi në doreheqje, ne nuk kemi hequr dore ne asnje moment nga pergjegjesia dhe kemi perfunduar sezonin me permbyllje te pothuajse te gjitha obligimeve te pergjithshme, dhe plotesisht mbyllem obligimet ndaj stafit te lojtareve vendore.
Sezoni 2022/2023 ka qene sezoni me mire i menaxhuar në histori te klubit, perkunder mungeses se rezultateve. Jemi i vetmi klub ne Superlige qe pavaresisht veshtiresive, pagat i kemi ekzekutuar me kohe. Ne jemi krenar per menyren si menaxhuam financat dhe operacionet e sezonit 2022/2023, duke shlyer obligimet e kryesive tjera ne vitet paraprake, per te cilat pergjegjes jane personat tjere ne Kryesite e kaluara te KB Rahovecit dhe jo kryesia aktuale.

Deshirojme te theksojme se pretendimet e pesë ish-lojtareve se KB Rahoveci nuk i ka permbushur obligimet ndaj lojtareve ne fjale per 5 muaj NUK QËNDROJNË dhe jane dashakeqe pasi qe te njejtit dhe disa lojtare tjere ishin pjese e procedurave disciplinore per mosangazhim, sjellje jo sportive brenda klubit, mos pjesmarrje ne stervitje etj. keto masa disciplinore te konfirmuara edhe nga kryetrajneri.

Deshmi se lojtareve ne fjale i jane permbushur obligimet jane faktet si kontrata dhe urdhertransferet bankare te cilat i gjeni te listuara me poshte dhe te bashkangjitura ne kete postim:

1️⃣Lojtari Ujkan Karanezi ishte lojtar i KB Rahovecit per pjesen pranverore te sezonit 2022/2023 dhe ne total jane 3 paga e gjysme qe lojtarit ne fjale i takojne. Nga ato jane paguar 2 paga e gjysme, ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.

2️⃣Lojtari Arion Balluku ishte lojtar i KB Rahovecit per pjesen pranverore te sezonit 2022/2023 dhe ne total jane 3 paga e gjysme qe lojtarit ne fjale i takojne. Nga ato jane paguar 2 paga e gjysme ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.

3️⃣Lojtari Edmond Kryeziu ishte lojtar i KB Rahovecit per sezonin 2022/2023 dhe ne total jane 8 paga e gjysme. Nga ato jane paguar 7 paga e gjysmë ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.

4️⃣Lojtari Bardh Rexha ishte lojtar i KB Rahovecit per sezonit 2022/2023 dhe ne total jane 8 paga e gjysme. Nga ato jane paguar 7 paga e gjysmë ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.

5️⃣Lojtari Visar Ejupi ishte lojtar i KB Rahovecit per sezonin 2022/2023 dhe ne total jane 8 paga e gjysme. Nga ato jane paguar 7 paga e gjysmë ndersa eshte ndeshkuar me mase disciplinore me nje page.

Lojtaret e lartpermendur per nje kohe te gjate kane tentuar ne menyra te ndryshme me presion dhe shantazhe qe te demtojne financiarisht klubin, por kjo nuk eshte lejuar te ndodhe.

Ndaj lojtareve te lartpermendur diteve ne vijim do te ndermirren veprime ne instancat me te larta te drejtesise per presion, shantazh, shpifje, prishje imazi dhe shqetesim te antareve te bordit,por edhe demtim te imazhit te KB Rahovecit!.

Ne si udheheqesi, edhe pse jemi ne doreheqje deri ne zgjedhjen e organeve te reja te klubit, nuk do te lejojme qe te njolloset stema krenare dhe imazhi i KB Rahovecit.

KB Rahoveci fton te gjitha mediat qe kane publikuar "pseudo-komunikaten" e ish-lojtareve,te publikoje menjehere demantin dhe komunikaten zyrtare te KB Rahovecit. Deshtimi per ta bere te njejten do te pasoje me veprime ligjore edhe ndaj portaleve ne fjale per shpifje.

KB Rahoveci - Kryesia e Klubit

02.07.2023

Rahovec, Republika e Kosovës

01/07/2023

KOMUNIKATË

• 𝐓ë 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐬 𝐭ë 𝐊𝐁 𝐑𝐚𝐡𝐨𝐯𝐞𝐜𝐢𝐭 𝐞 𝐭ë 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐑𝐚𝐡𝐨𝐯𝐞𝐜𝐢𝐭,

Me anë të kësaj komunikate e njoftojmë opinionin publik, të gjithë sportdashësit dhe tifozerinë Vreshtarët, se, si Bord i KB Rahovecit, duke analizuar të gjithë rrjedhën e kampionatit, vështirësitë me të cilat jemi ballafaquar gjatë gjithë kampionatit, gjendjen e klubit në të cilën gjendet, në mënyrë unanime, jemi dakorduar të japim dorëheqje nga Bordi i KB Rahovecit.

Jemi munduar me të gjitha mundësitë që kemi të bëjmë më të mirën për klubin tonë të zemrës.

• 𝐓ë 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐝𝐡𝐮𝐫𝐮𝐞𝐬 𝐭ë 𝐛𝐚𝐬𝐤𝐞𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐧ë 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë,

Shumë shpejt do ta ftojmë kuvendin e klubit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, me qëllim të riorganizimit të klubit.

Në fund, dëshirojmë të falënderojmë sponzorët dhe të gjithë publikun besnik të Rahovecit, të cilët nuk e lanë vetëm në asnjë ndeshje skuadrën tonë.

Me respekt,
Bordi i KB Rahovecit

01/04/2023

Rezultati final.

01/04/2023

🌙 GAME DAY - End of Season 🌙

🆚 - KB Peja
🏆 - Prince Caffe Superliga
⏱️ - 20:00h
📆 - Sot, e shtunë, 1 Prill
📍 - Palestra "Mizahir Isma" - Rahovec

⚠️Hyrja për këtë ndeshje është FALAS dhe nuk ka bileta. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 Prillit.

25/03/2023

Rezultati final.

25/03/2023

🌙 GAME DAY 🌙

🆚 - KB Sigal Prishtina
🏆 - Prince Caffe Superliga
⏱️ - 20:00h
📆 - Sot, e shtunë, 25 Mars.
📍 - Pallati i Rinisë dhe i Sporteve - Prishtinë

24/03/2023

Udhëtojmë në kryeqytet për t'u përballur me KB Sigal Prishtinën.

22/03/2023

KB Rahoveci uron të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Agjërim të lehtë... 🌙

18/03/2023

Rezultati final i ndeshjes.

18/03/2023

Kemi epërsinë pas pjesës së parë ndaj Pontes.

18/03/2023

🔥 GAME DAY 🔥

🆚 - KB Ponte Prizreni
🏆 - Prince Caffe Superliga
⏱️ - 17:00h
📆 - Sot, e shtunë, 18 Mars.
📍 - Palestra "13 Qershori" - Suharekë

17/03/2023

NË SUHAREKË PËR FITORE 🎖️

Udhëtojmë në palestrën "13 Qershori" të shtunën për t'u takuar me Ponte Prizrenin, ku ekipi jonë ka synimin e vetëm fitoren nga ky takim.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Rahovec?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr. Gezim Hamza
Rahovec
21000