KF Pashtriku

KF Pashtriku

Share

Official Page of Football Club PASHTRIKU from Rogova. It's established in 1958. Klubi i Futbollit PASHTRIKU është themeluar në vitin 1958 në Rogovë të Hasit.

Kjo është faqja zyrtare e këtij klubi.

23/03/2026

17/06/2025

Suksese djem!

🔥⚽ Zemra e Rogovës rreh në Gjonaj! 🇦🇱

Në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, djemt tanë trima nga Rogova po luftojnë me pasion në fushën e futbollit të vogël – me zemër për sportin, me shpirt për dëshmorët! 🕊️

Sot është një ditë sfide, sot është një ditë krenarie!
Në raundin e tretë kualifikues, ekipi i Rogovës do të përballet me ekipin nga Romaja e Hasit, dhe kanë nevojë për NE – për zërin, duartrokitjet dhe përkrahjen tonë të plotë! 🙌

📍 Vendndodhja: Gjonaj
🕖 Ora: 19:00
📆 Sot – një ndeshje që s’duhet humbur!

Ejani me flamuj, me zë dhe me zemër!
Sot nuk luajnë vetëm futbollistët – luajmë të gjithë bashkë!

Për nder, për lavdi, për Dëshmorët tanë!

17/02/2025

Ngushëllim nga KF Pashtriku

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Rilind Berishës, referit të njohur të futbollit kosovar.

KF Pashtriku shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin sportiv që patën nderin ta njohin dhe ta punojnë me të. Rilindi do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në futbollin e vendit tonë.

Në këto momente të dhimbshme, jemi pranë familjes dhe të afërmve me mendje e zemër. U prehtë në paqe!

KF Pashtriku

12/12/2024

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e futbollistit të Vushtrrisë Erjon Morina.

KF Pashtriku shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe komunitetit sportiv.

KF Pashtriku - Rogovë.

20/09/2024

One of us
🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Photos from KF Rahoveci 1931's post 12/09/2024
22/11/2023

Këto ditë humbëm njeriun me vlera të larta njerëzore, njeri i cili dha çdo gjë nga vetvetja, njeriu që sakrifikoi vetvetën vetëm që vendlindja e tij të lulëzonte. Duart e tij të arta nxorën në pah shumë gjenerata të sukseseshme, ai udhëhoqi me shumë sukses e krenari arsimin në vendlindje, ishte ndër ata që inicioi në themelimin e shkollës, ishte ndër të parët që fshati ynë dhe rrethina t'a kaloj Drinin matanë Anadrinit. Ishte ai i cili në rininë e tij themeluan klubin e futbollit "Pashtriku" në vendlindje. Ai ndërmorri shumë iniciativa, aktivitete e qindra aksione vullnetare në çdo lëmi të jetës vetëm që vendlindja e tij të lulëzonte. Personalisht si një aktivist në vendlindje kam pasur nderin dhe privilegjin që krah tij të punoj e të kontribuoj në mirëqenien e vendit tim. Së bashku me të gjatë vitit 2018, e rikthyem Klubin e Futbollit "Pashtriku", e themeluam atë ku jetësuam ëndrrën e tij edhe të shumë atyre që dhanë çdo gjë vetëm që rinia e fshatit tonë të ecë përpara.
Kontributin tënd edhe të familjes tënde nuk do t'a harrojmë kurrë, i përjetshëm qoftë kujtimi për ty!
Pusho i qetë baca Islam! Shpirti ytë pastë dritë e mëshirë!

12/08/2023

Njoftim
Njoftojmë të gjithë dashamirët e futbollit dhe banorët e fshatit Rogovë se Klubi i Futbollit "Pashtriku" në Rogovë për sezonin 2023/2024, nuk do të marr pjesë në garat që organizohen nga FFK.
Me shpresë që në një të ardhme të afërt të strukturohet udhëheqësia e re e klubit në mënyrë që ky klub mos të shuhet.
Falenderojmë të gjithë stafin, lojtarët që për këto 5 vite që nga riaktivizimi i klubit ishin bashkë me ne në çdo sfidë që kemi kaluar së bashku.
Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në forma të ndryshme në jetësimin e sportit në Rogovë.

Ju jemi mirënjohës!
Klubi i Futbollit "Pashtriku"
12.08.2023, Rogovë.

21/07/2023

📢 KOMUNIKATË PUBLIKE 📢

Të nderuar futbolldashës së fshatit Rogovë e më gjerë ju njoftojmë se në mbledhjen e kryesisë së Klubit të Futbollit "Pashtriku" të mbajtur me datë 21.07.2023, janë marrur këto vendime:
1. Kryesia aktuale e KF Pashtriku jep dorëheqje nga çdo funksion dhe përgjegjësi që kanë qenë të ngarkuar deri në ditën e shpalljes së kësaj komunikate.
2. Kryesia në dorëheqje do të njoftoj datën për mbajtjen e mbledhjes për zgjedhjen e kryesisë së re.
3. Kryesia në dorëheqje do të jetë me përgjegjësi të kufizuara deri në zgjedhjen e kryesisë së re.
4. Kryesia në dorëheqje do t'i dorëzoj të gjitha kompetencat në momentin kur do të zgjedhet kryesia e re e klubit.
Për njoftimin e radhës do të njoftoheni me kohë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ju faleminderit!
Me respekt!
KF PASHTRIKU
21.07.2023.
Rogovë

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Rogovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga Haxhi Hoti 177
Rogovë
50550