Futbolli për të verbër është një sport paralimpik dhe shumë interesant për të gjithë. Futbolli për të verbër përbëhet nga katër lojtarë dhe një portier. Në kompeticionet madhore, ndeshja zgjat 30 minuta, dy pjesë nga 15 minuta, me ndalesë të kohës në rastet kur topi del në rivënie fundore, faulla apo penallti.
Fusha është e njëjtë me madhësinë standarde të FIFA Futsal, 40 m e gjatë dhe 20 m e gjerë. Në të dy anët e fushës vendosen panele mbrojtëse që topi të mos dalë në anësore (out), si dhe lojtarët i përdorin për orientim. Të gjithë lojtarëve u mbyllen sytë me syze të errëta, përveç portierit që ka shikueshmëri të plotë, i cili ka të drejtë të luajë vetëm brenda zonës së tij të vogël.
Topi ka zile brenda, në mënyrë që të orientohen lojtarët dhe ta kontrollojnë topin. Kur lojtari vrapon pas topit, ai duhet të bërtasë "Voj", që të sinjalizojë lojtarët tjerë se është duke vrapuar dhe të shmangen përplasjet e papritura. Në momentin që një lojtar merr topin, kundërshtari që është në mbrojtje duhet vazhdimisht të sinjalizojë "Voj, voj, voj" se ku është.
Çdo ekip ka tre udhërrëfyes me shikim, të cilët udhëzojnë lojtarët për veprimet që duhet të bëjnë. Këta tre udhëzues orientojnë lojtarët në zona të ndara: portieri orienton mbrojtjen pranë portës së tij, në mes të fushës udhëzon trajneri, kurse në fazën sulmuese udhëzon udhëzuesi pas portës, i cili ndihmon lojtarin të shënojë gol, duke i treguar se nga cila anë ka hapësirë më shumë, kur të godasë etj.
Tifozët duhet të heshtin derisa topi të dalë jashtë loje dhe, kur të shënohet gol, shikuesit kanë të drejtë të festojnë si zakonisht.
Në Kosovë nuk ka ende një ligë të rregullt, por kemi kombëtaren e Kosovës, e cila për herë të parë në histori zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare në nëntor të vitit 2022. Futbollistët e verbër kanë marrë pjesë në disa turne dhe në Kampionatin Evropian në Divizionin e Dytë në vitin 2025.
Ky sport ka disa specifika të tjera, por për të mos e zgjatur shumë me shkrim, ju ftojmë të ndiqni një video nga dy prej skuadrave më të forta në botë.
Shikim të këndshëm!
Ky tekst është përgatitur nga faqja jonë me qëllimin për të promovuar sportet e personave të verbër! ❤️🖤
-------------
Falënderojmë sponsorët tanë:
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Skenderaj
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës
X Design
Dyqani Roni
❤️🖤
Klubi i Goalballit "Drenica"
Kjo është faqja zyrtare e K.G. DRENICA, skuadër që zhvillon aktivitete sportive për personat e verbër
28/05/2026
Goalbolli është sporti kryesor për personat e verbër. Që nga fillimi i viteve 2000 organizohet një ligë e rregullt, ndërsa që nga viti 2009 sportistët tanë përfaqësojnë Kosovën në nivel ndërkombëtar, ku sukseset nuk kanë munguar.
Për t'u njohur më shumë me specifikat e Goalbollit, ju ftojmë ta ndiqni këtë video, e cila është përgatitur nga faqja jonë!
Shikim të këndshëm!
-------------
Falënderojmë sponsorët tanë:
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Skenderaj
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës
X Design
Dyqani Roni
❤️🖤
11/05/2026
A E DINI SE
Personat e verbër dhe me shikim të dobësuar kanë një numër të madh sportesh të cilat i zhvillojnë në mbarë botën, ndërsa edhe në Kosovë organizohen gara dhe turne në disa prej tyre.
Disa nga sportet me të cilat merren personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar janë:
- Goalball
- Futboll (5+1 për persona totalisht të verbër, B2/B3 për persona me shikim të pjesshëm)
- Shah
- Xhudo
- Atletikë
- Not
- Peshëngritje
- Çiklizëm
• Showdown (tenis në tavolinë për persona të verbër)
Nëpërmjet faqes sonë, Klubi i Goalballit "Drenica" do të mundohemi t'ju ofrojmë disa informacione bazë rreth këtyre sporteve interesante.
NA NDIQNI ❤️🖤
-------------
Falënderojmë sponsorët tanë:
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Skenderaj
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës
X Design
Dyqani Roni
❤️🖤
10/03/2026
3 VITE K.C. DRENICA ❤️🖤
3 vite punë e vazhdueshme
3 vite suksese
3 vite aktivitete dhe zhvillim
EPOKA DRENICASE SAPO KA FILLUAR 🔥
-------------
Falënderojmë sponsorët tanë:
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Skenderaj
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës
X Design
Dyqani Roni
❤️🖤
18/02/2026
Urime Muaji i Ramazanit! 🌙
Të dashur tifoz, ju urojmë nga zemra një Ramazan të begatë, me paqe, mëshirë dhe pranimin e çdo vepre të mirë.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
-------------
Falënderojmë sponsorët tanë:
Komuna Skënderaj
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
X Design
Dyqani Roni
❤️🖤
25/01/2026
Gjatë kësaj fundjave, shahistët e verbë të klubit "Drenica" morën pjesë në Kampionatin Kualifikues të Shahut për të Verbër, ku patën një paraqitje mjaft të mirë. Vlen të theksohet se tre nga katër shahistët pjesëmarrës përfaqësuan për herë të parë "Drenicën". Gjithashtu, për herë të parë u përfaqësuam edhe me një shahiste femër, gjë që dëshmon se klubi ynë ka potencial nga të dy gjinitë.
Shahistët pjesëmarrës ishin: Jashar Kuliqi, Faton Peci, Ramadan Xhafa dhe Dielona Feka.
Jashar Kuliqi në këtë kampionat grumbulloi 3.5 pikë, Ramadan Xhafa 3 pikë, ndërsa Faton Peci dhe Dielona Feka nga 2 pikë secili.
Secili sportist kishte shoqëruesin e vet, ndërsa edhe Drejtori i klubit ishte i pranishëm për t’i motivuar dhe përkrahur në të gjitha mënyrat.
Edhe pse nuk arritëm të inkuadrohemi në mesin e tetë shahistëve më të mirë, jemi të kënaqur me paraqitjen dhe synojmë të vazhdojmë punën drejt përmirësimit dhe avancimit të mëtejmë.
-------------
Falënderojmë sponsorët tanë:
Komuna Skënderaj
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
X Design
Dyqani Roni
❤️🖤.
30/12/2025
VITI I HISTORISË ❤️🖤
Viti 2025 ishte një vit historik për Klubin e Goalballit “Drenica”.
Gjatë këtij viti fituam Superligën e Kosovës në Goalball për herë të parë në histori, ku me dominim të plotë i fituam të gjitha ndeshjet dhe e mbyllëm sezonin pa asnjë humbje.
Jemi ekipi i vetëm këtë vit nga qyteti ynë që në garat elitare dolëm triumfues. Atë që nuk e arriti futbolli, basketbolli, volejbolli dhe futsalli, e arritëm ne.
Edhe pse një sport më pak i njohur dhe me mbështetje minimale, arritëm ta mbajmë lart krenarinë e qytetit.
Gjithashtu morëm pjesë në kampionatin kualifikues të shahut për të verbër, si dhe organizuam trajnime profesionale dhe përgatitje në bregdetin shqiptar.
Ndonëse mbështetja ishte e vogël, arritëm të kapërcejmë çdo pengesë dhe të bëjmë që lojtarët dhe stafi të jenë të motivuar dhe të vlerësuar në çdo hap.
Viti 2026 na pret me sfida të reja, por me të njëjtin mentalitet fitues, sepse jemi të uritur që në Skënderaj të sjellim sa më shumë trofe dhe suksese.
EPOKA DRENICASE SAPO KA FILLUAR 💪❤️🖤
-------------
Falënderojmë sponsorët tanë:
Komuna Skënderaj
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
X Design
Dyqani Roni
❤️🖤
14/12/2025
Këto janë kupat e fituara nga skuadra jonë:
🏆 "Lojërat Parasportive" - Vendi i parë (dy herë) (2023 & 2024)
🥇"Superliga e Kosovës" - Vendi i parë (2024/2025)
🥈"Superliga e Kosovës" - Vendi i dytë (2023/2024)
⭐️ "Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës" - Shqipron Kuliqi! (2024).
Epoka drenicase ka filluar të dominojë goalballin vendor, dhe synimet janë afatgjata për më shumë trofe dhe suksese për qytetin tonë! 🏆🔥
-------------
Komuna Skënderaj
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
XDesign
Dyqani Roni
❤️🖤
03/10/2025
SHQIPRON KULIQI VAZHDON ME SKUADRËN TONË! 🔥
Shqipron Kuliqi do të vazhdojë rrugën e sukseseve me skuadrën tonë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në Goalball ka pasur paraqitje fantastike edhe në edicionin e fundit, ku me golat e shënuar ndihmoi klubin të shpallej kampion në Superligën e Kosovës në Goalball.
Suksese, Shqipron! Krenar që të kemi në skuadër si drejtor dhe si lojtar! 🔴⚫
EPOKA DRENICASE KA FILLUAR!
Falënderojmë sponsorët tanë:
❤️🖤
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rr: Deshmoret E Kombit
Skenderaj