16/07/2026
Njoftim Zyrtar
Endrit Shala bashkohet me FC Drenicën!
FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Endrit Shala, i cili nga sot është pjesë e skuadrës sonë për sezonin 2026/27.
Mesfushori 21-vjeçar vjen pas paraqitjeve me KF Ramiz Sadiku, ndërsa tashmë do të veshë fanellën kuqezi, duke sjellë energji, cilësi dhe ambicie në repartin e mesfushës.
Klubi i uron Endritit mirëseardhje në familjen e madhe të FC Drenicës, shëndet dhe shumë suksese me fanellën kuqezi!
Mirë se erdhe, Endrit! ❤️🖤
16/07/2026
NJOFTIM ZYRTAR
Osman Meziu i bashkohet FC Drenicës
FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Osman Meziu, i cili i bashkohet klubit tonë për sezonin 2026/27.
Meziu vjen te Drenica pas paraqitjeve të tij me FC Trepça nga Mitrovica, duke sjellë përvojë, cilësi dhe konkurrencë shtesë në skuadrën e drejtuar nga kryetrajneri Jeton Mehmeti.
Klubi beson se angazhimi dhe profesionalizmi i Osmanit do të jenë një vlerë e shtuar në realizimin e objektivave për edicionin e ri!
Mire se erdhe Osman Mëziu ❤️🖤
15/07/2026
FC Drenica nis përgatitjet për edicionin 2026/27!
Sot, FC Drenica ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhërat e trajnerit Jeton Mehmeti, duke shënuar zyrtarisht fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri 2026/27.
Me shumë përkushtim, disiplinë dhe ambicie, futbollistët dhe stafi teknik kanë nisur punën me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të realizuar objektivat e klubit në sezonin e ri.
Në seancën e parë stërvitore ishte i pranishëm edhe Kryetari i ri i klubit, z. Halim Bajraktari, i cili përshëndeti futbollistët dhe stafin teknik, duke iu uruar suksese në rrugëtimin e ri dhe duke shprehur besimin e plotë se, me punë, përkushtim dhe unitet, FC Drenica do të arrijë rezultate të denja me historinë dhe traditën e klubit.
Shpresojmë dhe besojmë në një fillim të mbarë dhe një sezon të suksesshëm, me shpresën që së bashku me tifozët tanë besnikë të përjetojmë sa më shumë momente gëzimi.
FORCA DRENICA💪💪🔴⚫️
15/07/2026
Mirë se vjen, Egzon Fazliu!
FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Egzon Fazliu është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Fazliu rikthehet te Drenica për të dhënë kontributin e tij me fanellën kuqezi, duke sjellë energji, përkushtim dhe cilësi në repartin ofensiv.
I urojmë Egzonit shumë suksese, shëndet dhe sa më shumë gola me fanellën e FC Drenicës!
Mirë se erdhe në shtëpi, Egzon! ❤️🖤
15/07/2026
NJOFTIM ZYRTAR
Besfort Dervishaj rikthehet në FC Drenica!
FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besfort Dervishaj, i cili nga sot i bashkohet skuadrës sonë për sezonin 2026/27.
Me cilësitë, përkushtimin dhe ambicien e tij, Besforti vjen për të forcuar ekipin dhe për të kontribuar në realizimin e objektivave të klubit.
I urojmë Besfortit mirëseardhje në familjen kuqezi, shëndet dhe shumë suksese me fanellën e FC Drenicës.
Mirë se erdhe, Besfort! ❤️🖤
15/07/2026
NJOFTIM ZYRTAR
Arion Ymeri rikthehet në FC Drenica!
FC Drenica me kënaqësi njofton rikthimin e portierit Arion Ymeri, i cili nga sezoni 2026/27 do të jetë sërish pjesë e familjes kuqezi.
Pas eksperiencës së tij të fundit në FC Feronikeli 74, Arioni rikthehet në shtëpinë e tij me ambicie, përkushtim dhe dëshirë për të dhënë maksimumin në mbrojtje të fanellës së Drenicës.
Klubi i uron Arionit mirëseardhje dhe shumë suksese, me besimin se së bashku do të arrijmë objektivat e sezonit.
Mirë se u riktheve në shtëpi, Arion! ❤️🖤
15/07/2026
NJOFTIM ZYRTAR
Jeton Mehmeti emërohet Kryetrajner i FC Drenicës, Lulzim Dërguti Asistent Trajner
FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë se Jeton Mehmeti është emëruar Kryetrajner i skuadrës së parë për sezonin 2026/27.
Në stafin teknik, në rolin e Asistent Trajnerit, do të jetë trajneri nga Skenderaj, Lulzim Dërguti, i cili me përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij do të jetë një mbështetje e rëndësishme në realizimin e objektivave të klubit.
Klubi u uron Jeton Mehmetit dhe Lulzim Dërgutit shumë suksese në këtë rrugëtim të ri, me bindjen se puna, përkushtimi dhe fryma e ekipit do ta çojnë FC Drenicën drejt arritjeve të reja.
Mirë se erdhët në familjen kuqezi dhe suksese!
Së bashku për ngjyrat kuq e zi🔴⚫️
29/06/2026
Të dashur anëtarë të familjes së klubit, tifozë, miq dhe mbështetës të FC Drenicës,
Me keqardhje dhe pas një reflektimi të gjatë, kam vendosur të j*p dorëheqje nga detyra e Presidentit, me efekt të menjëhershëm.
Nga zemra dua t’i falënderoj të gjithë ata që gjatë muajve të fundit dhanë gjithçka nga vetja dhe sakrifikuan pa kursim, që FC Drenica ta ruante vendin në elitën e futbollit. Ajo që arritët së bashku ishte e jashtëzakonshme.
Një falënderim krejt të veçantë dua t’ia shpreh Faton Seferit. Përkushtimi i tij i palodhshëm, angazhimi me zemër dhe gjithçka që bëri për këtë klub dhe për qytetin është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Kontributi i tij meriton respektin dhe mirënjohjen më të madhe.
Më vjen sinqerisht keq që gjërat nuk morën drejtimin që të gjithë e kishim shpresuar dhe dëshiruar. Megjithatë, ne do t’i qëndrojmë besnikë fjalës së dhënë dhe do t’i realizojmë të gjitha zotimet që kemi marrë përsipër ndaj FC Drenicës.
FC Drenicës, tifozëve të saj besnikë dhe gjithë qytetit i uroj me gjithë zemër shumë suksese në të ardhmen dhe vazhdimësi në elitën e futbollit kosovar.
Me respekt,
Dr. Thomas Wüstefeld
Më poshtë gjeni deklaratën origjinale të Dr. Thomas Wüstefeld në gjuhën gjermane:
Liebe Vereinsfamilie, liebe Fans, liebe Freundinnen und Freunde,
mit Bedauern und nach reiflicher Überlegung lege ich mein Amt als Präsident mit sofortiger Wirkung nieder.
Mein tiefster Dank gilt all den Menschen, die in den vergangenen Monaten über ihre Grenzen gegangen sind und bis zum Schluss alles dafür gegeben haben, dass der Club in der Liga bleibt. Ihr habt Unglaubliches geleistet. Ein ganz besonderer, zutiefst persönlicher Dank geht an Faton. Dein unermüdlicher Einsatz, dein leidenschaftliches Engagement und all das, was du mit ganzem Herzen für diesen Verein und unsere Stadt getan hast, lässt sich kaum in Worte fassen.
Es tut mir aufrichtig leid, dass sich die Dinge nicht so entwickelt haben, wie wir es uns alle so sehr erhofft und gewünscht haben. Wir stehen weiterhin zu unseren Zusagen und werden die noch ausstehenden Verbindlichkeiten des Vereins vollständig ausgleichen.
Ich wünsche dem Verein, den treuen Fans und der ganzen Stadt von ganzem Herzen nur das Beste für die Zukunft und die Fortführung in der Profiliga.
Herzliche Grüße
Dr. Thomas Wüstefeld
18/06/2026
Sot, me krenari dhe nder të madh, FC Drenica përkujton dhe nderon Ditën e Çlirimit të Skenderajt , një ditë e shenjtë që simbolizon lirinë, guximin dhe sakrificat e atyre që luftuan për lirinë tonë.
Në këtë ditë të shënuar, ne u bëjmë homazh heronjve tanë dhe shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën e lirë.
Le të festojmë bashkë me krenari, bashkim dhe shpresë për një të ardhme të ndritur!