31/12/2022
Në emer të të gjithë klubeve sportive në Shtime ju urojmë vitin e ri 2023, me shpresë që ky vitë të jetë me shëndet dhe me suksese të sportistëve tonë!
Gëzuar 🍾🍹💙❤️
Ti ndihmoj klubet e Komunes se Shtimes ne aspektet: (infrastrukturore, ekonomike-juridike dhe profes
31/12/2022
Në emer të të gjithë klubeve sportive në Shtime ju urojmë vitin e ri 2023, me shpresë që ky vitë të jetë me shëndet dhe me suksese të sportistëve tonë!
Gëzuar 🍾🍹💙❤️
18/12/2022
Klubi i Volejbollit Vjosa - Femrat përsëri triumfuan!
Dy lojë dy fitore!
Vjosa 2: 0 Trepça
Vjosa 2 : 1 Fushë Kosova
Grup moshat U16 po e ndjekin rrugën e seniorëve duke fituar në çdo lojë e duke n’a bërë krenar çdo herë e më shumë!
Urime , sepse kur luan me zemër e shumë pasion pa dyshim që edhe suksesi arrihet!
Vitin 2022 po e mbyllim me sukseset e sportistëve të Shtimes!
Urime e shumë suksese Klubi i Volejbollit Vjosa - Femrat!
18/12/2022
Klubi i Volejbollit Vjosa - Femrat sot do të udhtëtojnë për në Lipjan për gjiron e dytë!
Klubi Vjosa me grupmoshen U16 do të ballafaqohet në lojën e parë me Trepçën duke filluar nga ora 13:00, ndërsa në lojën e dytë do të ballafaqohet me Fushë Kosovën duke filluar nga ora 14:00!
Suksese Klubit Volejbollit Vjosa - Femrat!
Ju presim me fitore!
06/12/2022
Me 05.12.2022 Klubi i Karatesë "VJOSA" ka mbajtur provimet për kategorit:
5 KYU
4 KYU dhe
3 KYU
Me anë të këtij provimi nxësit kanë mundësi të vazhdojnë në garat e karatesë tani më të diplomuar në brezat të cilët i mbrojtën me datën 05.12.2022.
Urime nxënsëve dhe prindërve!
Faleminderit sponzorit Gjeneral "EUROGOMA-SH.P.K"
Trener Nesret Salihaj
Kryetar Safet Syla
05/12/2022
Të shtunën dhe të djelën me 03.12 dhe 04.12.2022 në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë u mbajtë Kampionati i Karatesë së Kosovës!
Klubi i Karatesë “Vjosa” në këtë Kampionat ka marrë pjesë me një garues dhe ai u kthye në Shtime si e ai është Xhevdet Smajli!
Xhevdeti këtë vitë ka marrë pjesë në shumë gara në Kosovë dhe rrethinë!
Fal punës së Klubit, Trajnerit, Kryetarit të klubit dhe mbi gjitha fal përkushtimit të Xhevdetit edhe qëllimi i tij u shërblye duke u bërë i Kosovës në ParaKarate!
Xhevdetin dhe gjithë klubin e Karatesë “Vjosa” e përgëzojmë për këtë rezultat dhe i urojmë shumë suksese tutje!
Faleminderit sponzorit gjeneral të klubit
EUROGOMA SH.P.K
03/12/2022
Ju Lumtë !
Përfundon takimi në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Kosovës.
Klubi Fc Vjosa Futsal ka fituar ndeshjen me rezultat 3:2 ndaj Fc Rahoveci 2019.
Ashtut siç jeni në rrugën drejt titullit ashtut edhe nuk po dorëzoheni deri në arritjen e qëllimit!
Shpresojmë që kjo fitore do të ju motivojë edhe më shumë deri në arritjen e këtij titulli!
Urime dhe shumë suksese Fc Vjosa Futsal!
03/12/2022
Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, FC Vjosa takohet me kampionin vjeshtor të Ligës së parë FC Rahoveci 2019
Rrethin e parë të së Kupës së Kosovës klubi nga Shtimja do ta zhvillojë sante lojën, 03.12.2022 duke filluar nga ora 20:00 në palestrën sportive në Shtime
Ftojmë qytetarët e Shtimes dhe Tifozat “ULTRA TITANËT” që t’a përkrahim klubin tonë drejtë titullit
Suksese Fc Vjosa Futsal!
28/11/2022
Në emer të të gjithë klube sportive të komunës së Shtimes ju urojmë 28 Nëntorin Ditën e Flamurit, Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së!
Urojmë që këtë festë t’a vazhdojmë me sukseset e klubeve sportive të Shtimes!
27/11/2022
Urime 28 Nëntori me sukseset e sportistëve të Shtimes!
Në Tiranë dje dhe sot 26 dhe 27 Nëntor 2022 u mbajtë Kampionati mbarë Kombëtar i Karates
“NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË FLAMUR”
Klubi i Karatesë "VJOSA" në diten e parë morri pjesë me 5 Garues, ku kanë arritë t’i sigurojnë 3 medale një të artë🥇,një të argjentë🥈 dhe një të brozët 🥉
Taulant Salihaj kumite 🥇
Valdrin Asllani i kumite 🥈
Erolind Osmani kumite 🥉
Ndërsa në ditën e dytë Klubi “VJOSA” morri pjesë me 5 garues të tjerë dhe arritën përsëri 3 medale një të artë🥇,një të argjentë🥈 dhe një të brozët 🥉
Xhevdet Smajli Kata 🥇( i cili u pritë nga Federata e Karates të Shqipërisë në mënyrën më të mirë të mundëshme)
Dalmat Salihai Kumite 🥈
Erza Osmani Kumite 🥉
Urime dhe shumë suksese!
Faleminderit sponzorit gjeneral:
EUROGOMA SH.P.K
24/11/2022
Klubi i Karates "VJOSA" Shtime do të merrë pjesë dy ditë radhazi në Kampionatin Mbarë Kombëtar të Karates në Tiranë me 26 dhe 27 Nëntor.
Klubi Vjosa do të paraqitet me 10 Garues dhe ata janë:
1. Erion Selmani
2. Valton Selmani
3. Taulant Salihaj
4. Valdrin Asllani
5. Erolind Osmani
6. Albion Veliu
7. Erza Osmani
8. Albion Syla
9. Dalmat Salihaj
10. Xhevdet Smajli
I urojmë shumë suksese garuesëve tonë
Faleminderit Sponzorëve:
1. EURO GOMA SH.P.K
2. Hajredin Ahmeti
21/11/2022
Klubi i Karates "VJOSA" Shtime në turneun e 19 Nderkombëtar "Tetova Open" në Tetovë Maqedonia e Veriut,dje 20.11.2022 morri pjesë me 4 garues dhe fituan 4 Medale 2 të argjendëta🥈 dhe dy të brozëta🥉
Garuesit:
1.Dalmat Salihaj Kumite 🥈
2.Albion Syla Kumite 🥈
3.Albion Veliu Kumite 🥉
4.Valton Selmanaj Kumite 🥉
Urime e shumë suksese !
Faleminderit sponzorit gjeneral "EUROGOMA SH.P.K “
Kryetar I klubit : Safet Syla
Trajner I klubit : Nesret Salihaj
20/11/2022
Klubi i futsalit Vjosa pësoi humbje kundë Fc Prishtina 01
Mirëpo jemi Nënkampion vjeshtorë vetëm me dy pikë më pak se Kampionat.
Fc Prishtina 01 6:2 Fc Vjosa
Do të vazhdojmë sezonin tjetër edhe më të fort se tani!
Faleminderit Tifozave që çdo ndeshje po e bëni të mrekueshëm me prezencën tuaj!
Faleminderit qytetarëve të komunës së Shtimes!
Dhe mbi gjitha Faleminderit sponzorëve që pa ju do të ishte e pa mundur çdo gjë!
| Monday | 11:00 - 17:00 |
| Tuesday | 11:00 - 17:00 |
| Wednesday | 11:00 - 17:00 |
| Thursday | 11:00 - 17:00 |
| Friday | 11:00 - 17:00 |