Federata e Motoçiklizmit të Kosovës

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Federata e Motoçiklizmit të Kosovës, Sports Event, kosova, Stimlje.

08/09/2026

🏁🔥 GARA E ÇIKAVE 2026 🏍️💜

Çika, është koha me i dhez motorat! 🔥

Pas suksesit të edicionit të parë, Gara e Çikave rikthehet edhe këtë vit me më shumë adrenalinë, konkurrencë, emocione dhe shumë aktivitete tjera! 💪🏍️

📢 Detajet e plota të eventit do të publikohen në vijim, duke përfshirë informata rreth garave, kategorive, çmimeve, aktiviteteve dhe shumë të tjera që po i përgatisim për ju. 👀🔥

Ky është vetëm fillimi... 🏁💜
Na ndiqni dhe qëndroni me ne për të gjitha njoftimet e radhës!

📅 13 SHTATOR 2026
📍 PRISHTINA MALL – Parkingu E

08/08/2026

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen tragjike nga jeta të dy motoristëve, të cilët humbën jetën si pasojë e aksidenteve të rënda.

Në emër të Federatës dhe të gjithë komunitetit të motoristëve të Kosovës, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve, të afërmve dhe miqve të tyre.

Në këto çaste të rënda, qëndrojmë pranë familjeve të të ndjerëve, duke ndarë me ta dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

U prehshin në paqe! 🕊️

07/08/2026

🏍️ NJOFTIM ZYRTAR 🏍️

Klubi Motorristik Dardanët, në bashkëpunim me Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës, ju fton të merrni pjesë në Moto Meeting Dardanët 2026.

📅 8 Gusht 2026
📍 Sheshi "Adem Jashari" – Skenderaj
🕕 Fillimi: Ora 18:00

Ftohen të marrin pjesë të gjitha klubet e motoçiklistëve dhe motorristët nga të gjitha trojet shqiptare, për një mbrëmje të veçantë të bashkimit, miqësisë dhe pasionit për motoçiklizmin.

🍔 Për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë ushqim dhe pije.

Ju mirëpresim të jemi së bashku në një organizim që promovon vlerat e motoçiklizmit dhe frymën e vëllazërisë.

29/07/2026

🏍️ SUPER MOTO RACE PEJA AM
2026 – GARA E PARË E SEZONIT! 🏁

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Motocross Team Peja, ju fton të bëheni pjesë e garës së parë të sezonit Super Moto 2026.

📅 02 Gusht 2026
🕓 Fillimi i garës: Ora 16:00
📍 Pejë

⚠️ Regjistrimi është OBLIGATIV për të gjithë garuesit dhe duhet të kryhet paraprakisht përmes formularit:
🔗 https://forms.gle/5FQ2TYdbnVLZxaP78

📍 Lokacioni i garës:
🔗 https://maps.app.goo.gl/YJ9d32kBAB9HBL3c7?g_st=aw

Ju presim për një pasdite plot adrenalinë, rivalitet sportiv dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Shihemi më 2 Gusht, nga ora 16:00, në Pejë! 🔥

25/07/2026

🏍️ SUPER MOTO-GARA E PARË E SEZONIT PO VJEN! 🏁

Adrenalina, shpejtësia dhe sfida rikthehen në asfalt! 🔥
Më 2 Gusht 2026, në Pejë, zhvillohet gara e parë e sezonit në disiplinën Super Moto.

Ftojmë të gjithë garuesit, adhuruesit e motoçiklizmit dhe publikun të jenë pjesë e këtij spektakli. Ju pret një ditë plot emocione, garë dhe pasion për motorët.

📅 Data: 02.08.2026
📍 Vendi: Pejë

Shihemi më 2 Gusht në Pejë! 🏍️💨

20/07/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar anëtarë, partnerë dhe miq të motociklizmit,

Ju njoftojmë se, për shkak të rrethanave organizative dhe mungesës së buxhetit të nevojshëm për realizimin e aktivitetit sipas standardeve të planifikuara, Kosova Biker Fest 2026, i paraparë në kalendarin zyrtar të aktiviteteve të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, anulohet.

Ky vendim është marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm, me qëllim që aktivitetet e Federatës të organizohen gjithmonë në nivelin dhe cilësinë që meritojnë pjesëmarrësit dhe partnerët tanë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Shihemi në aktivitetet e ardhshme të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës (FMKS)

Photos from Federata e Motoçiklizmit të Kosovës's post 14/07/2026

🏍️🏕️ MOTO CAMPING VALBONË 2026 – NJË FUNDJAVË PLOT AVENTURË DHE MOTOÇIKLIZËM!

Më 11–12 korrik 2026, në Valbonë, u mbajt me sukses aktiviteti Moto Camping Valbonë 2026, i organizuar nga Federata e Motociklizmit e Kosovës – FMKS, me pjesëmarrjen e rreth 120 motoçiklistëve dhe adhuruesve të motoçiklizmit. 🏍️

Pjesëmarrësit udhëtuan drejt Valbonës të ndarë në dy grupe, Cross–Enduro dhe Asfalt, duke sjellë së bashku kategori dhe komunitete të ndryshme të motoçiklizmit në një aktivitet të përbashkët. ⛰️

Gjatë qëndrimit në Valbonë u zhvilluan aktivitete të shumta shoqëruese dhe lojëra garuese, përfshirë Slow Race, tërheqjen me litar dhe hedhjen e gjyles, ku nuk munguan gara, argëtimi dhe atmosfera miqësore. 🏆

Mbrëmja vazhdoi me muzikë, socializim dhe kamping, duke e shndërruar këtë aktivitet në një mundësi të veçantë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të motoçiklistëve.

Moto Camping Valbonë 2026 dëshmoi edhe një herë se motoçiklizmi është më shumë se sport – është aventurë, miqësi dhe bashkim! 🏍️⛰️

📸 Ju sjellim disa momente nga kjo fundjavë e paharrueshme në Valbonë!

🏍️🏕️⛰️

09/07/2026

n📢 RIKUJTIM – MOTO CAMPING VALBONË 2026 🏍️🏕️

Të nderuar pjesëmarrës,

Ju rikujtojmë se regjistrimi për Moto Camping Valbonë 2026 është OBLIGATIV për të gjithë pjesëmarrësit.

📝 Linku për regjistrim:
https://forms.gle/MuQyjkFGXYrWPQxs5

⏳ Afati i fundit për regjistrim është të premten në ora 12:00.

⚠️ Ju lutemi ta plotësoni formularin në kohë!

07/07/2026

n📢 RIKUJTIM – MOTO CAMPING VALBONË 2026 🏍️🏕️

Të nderuar pjesëmarrës,

Ju rikujtojmë se regjistrimi për Moto Camping Valbonë 2026 është OBLIGATIV për të gjithë pjesëmarrësit.

📝 Linku për regjistrim:
https://forms.gle/MuQyjkFGXYrWPQxs5

⏳ Afati i fundit për regjistrim është të premten ne ora 12:00.

⚠️ Ju lutemi ta plotësoni formularin në kohë!

Personat që nuk figurojnë në listën zyrtare të regjistrimit nuk do të lejohen të marrin pjesë në Moto Camping.

Regjistrimi është i domosdoshëm për:
✅ organizimin sa më të mirë të aktivitetit;
✅ planifikimin e pjesëmarrësve;
✅ koordinimin logjistik dhe garantimin e sigurisë gjatë aktivitetit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

🏍️ Federata e Motoçiklizmit e Kosovës (FMKS)

Photos from Federata e Motoçiklizmit të Kosovës's post 04/07/2026

Kosova për herë të parë pjesë e Kongresit Zgjedhor të FIM Europe

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës (FMKS) po merr pjesë për herë të parë në Kongresin Zgjedhor të FIM Europe 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme të motoçiklizmit në Evropë, ku zgjidhen organet drejtuese të FIM Europe për mandatin e ardhshëm.

Republikën e Kosovës në këtë kongres po e përfaqësojnë Kryetari i FMKS-së, Nuhi Llugaxhiu, dhe Fidan Ahmeti, Nënkryetar i Komisionit të Garave.

Gjatë punimeve të kongresit, delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takime me drejtuesit më të lartë të FIM dhe FIM Europe, ku janë diskutuar mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, avancimin e motoçiklizmit në Kosovë, organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare dhe rritjen e përfaqësimit të vendit tonë në strukturat evropiane dhe botërore të motoçiklizmit.

Pjesëmarrja e FMKS-së në këtë kongres përbën një moment historik për motoçiklizmin kosovar, pasi është hera e parë që Kosova merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të FIM Europe, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të saj në vendimmarrjen dhe zhvillimin e motoçiklizmit në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Stimlje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Kosova
Stimlje
72000