Klubi Atletik Theranda1992

Directions Contact the business

Klubi Atletik Theranda1992 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi Atletik Theranda1992, Sports, Suharekë.

Pjesëmarrja në Maratonën e Shkodrës – 4 Tetor 2026Klubi Atletik Theranda 1992 mori pjesë me sportistët e saj në Maratonë...
04/10/2026

Pjesëmarrja në Maratonën e Shkodrës – 4 Tetor 2026

Klubi Atletik Theranda 1992 mori pjesë me sportistët e saj në Maratonën e Shkodrës, e cila u zhvillua më 4 tetor 2026.

Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë nga shumë vende të ndryshme, duke e bërë garën një ngjarje të rëndësishme sportive dhe një mundësi të mirë për sportistët tanë për të garuar në një konkurrencë me pjesëmarrës të shumtë.

Një rezultat të veçantë për klubin arriti sportistja Selina Gashi, e cila u rendit e dyta në disiplinën e vrapimit 2.5 km, duke siguruar një vend në podium dhe duke përfaqësuar me sukses Klubin Atletik Theranda 1992.

Pjesëmarrja dhe rezultati i arritur janë një dëshmi e punës së vazhdueshme të sportistëve dhe motivim për angazhime e rezultate të reja në garat e ardhshme.

🏃‍♀️🏃‍♂️ PRISHTINA MARATHON 2026 – SUKSES I SPORTISTËVE TANË! Sot, më 20 shtator 2026, u mbajt Prishtina Marathon 2026, ...
20/09/2026

🏃‍♀️🏃‍♂️ PRISHTINA MARATHON 2026 – SUKSES I SPORTISTËVE TANË!

Sot, më 20 shtator 2026, u mbajt Prishtina Marathon 2026, ku atletët tanë morën pjesë në disa nga disiplinat e garës, duke përfaqësuar me dinjitet klubin dhe duke treguar përkushtim, vullnet dhe sportivitet.

🥉 Selina Gashi – vendi i 3-të në 5 KM

Në garën e 5 kilometrave, Selina Gashi arriti një rezultat të shkëlqyer, duke siguruar podiumin me vendin e tretë.

Në një konkurrencë të fortë, ku morën pjesë edhe atlete nga jashtë Kosovës, Selina tregoi karakter dhe nivel të mirë garues, duke u renditur mes më të mirave të garës.

Prof. Elmi Gegaj – vendi i 1-rë në kategorinë M65

Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme erdhi nga Prof. Elmi Gegaj, i cili përfundoi me sukses Maratonën e plotë prej 42.195 kilometrash, duke arritur vendin e parë në kategorinë M65.

Ky është një sukses që meriton respekt të veçantë. Prof. Elmiu edhe një herë dëshmon se mosha është vetëm një numër kur pas saj qëndrojnë vullneti, disiplina dhe dashuria për sportin. Me përkushtimin e tij, ai vazhdon të jetë shembull për të gjithë brezat dhe dëshmi se sfidat nuk kanë moshë.

🏃‍♂️ Driton Maliqaj – 42.195 KM

Në distancën e maratonës së plotë, Driton Maliqaj gjithashtu arriti ta përfundojë me sukses garën prej 42.195 kilometrash, duke dëshmuar qëndrueshmëri dhe karakter gjatë gjithë kësaj sfide të gjatë.

Çdo garë është një mundësi për të provuar veten, për të tejkaluar kufijtë dhe për të bërë një hap përpara.

Urime Selina, Prof. Elmi dhe Driton!
Suksese në sfidat e radhës! 🇽🇰🏆

🏔️🏃‍♂️ GJAKOVA TRAIL – EDICIONI IV 🏃‍♂️🏔️13 Shtator 2026Një ditë e mbushur me sfidë, adrenalinë, sport dhe shoqëri të mi...
13/09/2026

🏔️🏃‍♂️ GJAKOVA TRAIL – EDICIONI IV 🏃‍♂️🏔️

13 Shtator 2026

Një ditë e mbushur me sfidë, adrenalinë, sport dhe shoqëri të mirë! 💪🔥

Veteranët e klubit, Prof. Elmi Gegaj, Safet Sylaj, Blerim Elshani dhe Driton Maliqaj , sfiduan shtigjet e Gjakovës dhe shijuan çdo kilometër.

🥇 Prof. Elmi Gegaj zuri vendin e parë në kategorinë 65+! 👏🔥
Me përvojë, vullnet dhe dashuri për vrapimin, ai vazhdon të jetë një shembull i madh për të gjithë ne.

Pasioni për sportin nuk njeh moshë, ndërsa vullneti nuk njeh kufij! ❤️🏃‍♂️

🙏 Faleminderit organizatorëve të Gjakova Trail për organizimin dhe mikpritjen fantastike!

Mos u ndal. Sfido veten. Vazhdo përpara! 💪🏔️

Më 12 shtator 2026, në Stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, u zhvillua Mitingu për nder të 7 Shtatorit, i organizuar ng...
13/09/2026

Më 12 shtator 2026, në Stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, u zhvillua Mitingu për nder të 7 Shtatorit, i organizuar nga Federata Atletike e Kosovës.

Atletët e Klubit Atletik Theranda 1992 zhvilluan paraqitje shumë të mira, duke arritur të fitojnë gjithsej 9 medalje në disiplina dhe kategori të ndryshme. 👏🏃‍♀️🏃‍♂️

🥇 MEDALJE TË ARTA

🔸 Erisa Kabashi – U14
🥇 100m
🥇 300m

🔸 Hektor Gashi – U16
🥇 100m

🥈 MEDALJE TË ARGJENDTA

🔸 Azem Gashi – Senior
🥈 1500m

🔸 Eldion Shala – U14
🥈 100m
🥈 300m

🥉 MEDALJE TË BRONZTA

🔸 Selina Gashi – Senior
🥉 Kërcim së gjati

🔸 Bleard Gashi – Senior
🥉 1500m

🔸 Hektor Gashi – U16
🥉 300m

👏 Urime të gjithë atletëve për rezultatet dhe paraqitjen e tyre!

Këto rezultate janë dëshmi e punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe angazhimit të sportistëve tanë në stërvitje dhe gara.








KUPA E KOSOVËS PËR JUNIORË – U-18 dhe U-20Më 29 dhe 30 gusht 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kupën e Kosovës...
31/08/2026

KUPA E KOSOVËS PËR JUNIORË – U-18 dhe U-20

Më 29 dhe 30 gusht 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kupën e Kosovës për Juniorë, në kategoritë U-18 dhe U-20. Garat u zhvilluan në Stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku morën pjesë atletë nga klube të ndryshme të Kosovës.

Klubi Atletik Theranda 1992 u përfaqësua me atletët e tij në disa disiplina, duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke siguruar gjithsej 9 medalje: 1 të artë, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.

🥇 MEDALJET E ARTA – 1

- Bleard Gashi – U-18, 800m – 🥇 Vendi i parë

🥈 MEDALJET E ARGJENDTA – 4

- Bleard Gashi – U-18, 1500m – 🥈 Vendi i dytë
- Selina Gashi – U-20, 1500m – 🥈 Vendi i dytë
- Nerenxa Kuçi – U-18, 800m – 🥈 Vendi i dytë
- Hektor Gashi – U-18, 400m – 🥈 Vendi i dytë

🥉 MEDALJET E BRONZTA – 4

- Selina Gashi – U-20, 800m – 🥉 Vendi i tretë
- Hektor Gashi – U-18, 100m – 🥉 Vendi i tretë
- Hektor Gashi – U-18, 200m – 🥉 Vendi i tretë
- Eris Kabashi – U-18, 400m – 🥉 Vendi i tretë

Kupa e Kosovës në Atletikë – Malishevë 2026Më datat 22 dhe 23 gusht 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kupën e ...
24/08/2026

Kupa e Kosovës në Atletikë – Malishevë 2026
Më datat 22 dhe 23 gusht 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kupën e Kosovës për grupmoshat e reja dhe pionierët, si dhe Kupën e Kosovës për Seniorë. Garat u zhvilluan në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, me pjesëmarrjen e atletëve nga klube të ndryshme të Kosovës.
Atletët tanë u paraqitën mirë në këto gara dhe arritën këto rezultate:
Azem Osmani – Senior: 🥇 vendi i parë në 3000m dhe 🥈 vendi i dytë në 5000m.
Eris Kabashi – U-14: 🥇 vendi i parë në 100m dhe 🥇 vendi i parë në 300m.
Ledion Shala – U-14: 🥈 vendi i dytë në 100m dhe 🥈 vendi i dytë në 300m.
Nerenxa Kuçi – U-16: 🥉 vendi i tretë në 100m dhe 🥈 vendi i dytë në kërcim së gjati.
Hektor Gashi: 🥈 vendi i dytë në 100m dhe 🥈 vendi i dytë në 400m.
Selina Gashi – Senior: 🥉 vendi i tretë në 1500m dhe 🥉 vendi i tretë në 800m.
Bleard Gashi – Senior: 🥉 vendi i tretë në 1500m dhe 🥉 vendi i tretë në 800m.

Urime të gjithë atletëve për angazhimin dhe rezultatet e arritura.

Klubi Atletik Theranda 1992 me paraqitje të suksesshme në Kampionatin e Kosovës për SeniorëMë 27 dhe 28 qershor 2026, Fe...
29/06/2026

Klubi Atletik Theranda 1992 me paraqitje të suksesshme në Kampionatin e Kosovës për Seniorë
Më 27 dhe 28 qershor 2026, Federata e Atletikës së Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës për Seniorë, i cili u zhvillua në stadiumin "Liman Gegaj" në Malishevë. Në këtë kampionat mori pjesë edhe Klubi Atletik Theranda 1992, i cili u përfaqësua me disa atletë dhe arriti rezultate të mira në disiplinat 800m dhe 1500m.

Rezultatet e atletëve të klubit ishin:
Selina Gashi
🥈 Vendi i dytë në 1500 metra
🥉 Vendi i tretë në 800 metra
Bleard Gashi
🥇 Kampion i Kosovës në 1500 metra
4️⃣ Vendi i katërt në 800 metra
Ledion Kabashi
🥈 Vendi i dytë në 1500 metra
5️⃣ Vendi i pestë në 800 metra

Më 21 Qershor 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi garën për nder të 2 Korrikut, e cila u mbajt në Stadionin “Lim...
22/06/2026

Më 21 Qershor 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi garën për nder të 2 Korrikut, e cila u mbajt në Stadionin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Atletët e klubit tonë arritën këto rezultate:

🥇 MEDALJE TË ARTA
• Eris Kabashi (U-14) – vendi i parë në 100m dhe vendi i parë në 300m.
• Nerenxa Kuçi (U-16) – vendi i parë në 100m.
• Bleard Gashi (U-18) – vendi i parë në 2000m.

🥈 MEDALJE TË ARGJENDTA
• Selina Gashi (Seniore) – vendi i dytë në 2000m.
• Azem Osmani (Senior) – vendi i dytë në 2000m.
• Ledion Kabashaj (U-18) – vendi i dytë në 2000m.
• Nerenxa Kuçi (U-16) – vendi i dytë në kërcim së gjati.

🥉 MEDALJE TË BRONZTA
• Hektor Gashi (U-16) – vendi i tretë në 300m.
• Denard Krasniqi (Senior) – vendi i tretë në 2000m.

Më 13 dhe 14 Qershor 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës për Juniorë U-18 dhe U-20, i cili...
15/06/2026

Më 13 dhe 14 Qershor 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës për Juniorë U-18 dhe U-20, i cili u mbajt në Stadionin "Liman Gegaj" në Malishevë.

Klubi Atletik Theranda 1992 pati paraqitje shumë të mirë gjatë dy ditëve të garave, duke fituar gjithsej 8 medalje kampionale dhe duke regjistruar 5 rekorde personale, që dëshmojnë përmirësimin e vazhdueshëm të atletëve në disiplinat e tyre garuese.

▪️ Selina Gashi (U-20) – Kampione e Kosovës në 3000m 🥇, ndërsa nënkampione e Kosovës në 1500m 🥈

▪️ Bleard Gashi (U-18) – Kampion i Kosovës në 800m 🥇 dhe 1500m 🥇.

▪️ Ledion Kabashaj (U-18) – Nënkampion i Kosovës në 800m 🥈, ndërsa vendi i tretë në 1500m 🥉.

▪️Hektor Gashi (U-18) – Vendi i tretë në 100m 🥉.
▪️ Stafeta 4×100m (U-18, meshkujt) – Nënkampionë të Kosovës 🥈.

▪️ Stafeta 4×400m (U-18, meshkujt) – Nënkampionë të Kosovës 🥈.

Urime të gjithë atletëve për paraqitjet e tyre dhe përkushtimin e treguar në këtë kampionat. Ju urojmë suksese të mëtejshme dhe rezultate sa më të mira në garat e ardhshme!

Suksese të shkëlqyera për KA Theranda 1992 në Kampionatin e Kosovës për grupmoshat e reja dhe pionierët! Më datë 30 maj ...
31/05/2026

Suksese të shkëlqyera për KA Theranda 1992 në Kampionatin e Kosovës për grupmoshat e reja dhe pionierët!

Më datë 30 maj 2026, në Stadionin “Liman Gegaj” në Malishevë, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës për grupmoshat e reja dhe pionierët.
Atletët e Klubit Atletik Theranda 1992 u paraqitën me rezultate shumë të mira, duke fituar gjithsej 9 medalje të Kampionatit, si dhe duke realizuar 5 rekorde personale (përmirësim të rezultateve në disiplinat te atletve tanë).

🥇 Medalje të Arta:

• Eldion Shala (U-14) – 100m dhe 300m
• Arzana Bllaca (U-16) – 800m
• Nerënxa Kuçi (U-16) – Kërcim së gjati
• Lorita Ademi (U-16) – Hedhja e gjyles

🥈 Medalje të Argjendta:

• Hektor Gashi (U-16) – 400m
• Eris Kabashi (U-14) – 100m dhe 300m

🥉 Medalje të Bronzta :

• Hektor Gashi (U-16) – 100m

Urime të gjithë atletëve për paraqitjet e tyre të shkëlqyera,dhe suksese në garat e ardhshme!

Address

Suharekë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Atletik Theranda1992 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Klubi Atletik Theranda1992:

Shortcuts

Share

Category