Sherbime Kontabiliteti " Economy " Bledian Gashi B.I

Sherbime Kontabiliteti " Economy " Bledian Gashi B.I

Share

Sherbime Kontabiliteti dhe Financiare ..

30/08/2023

ATK NUK KA TË DREJTË QË TË MBLEDH DETYRIMET TATIMORE DERI NË VENDIMIN PËRFUNDIMTAR TË DEPARTAMENTIT TË ANKESAVE

Kuvendi i Kosovës ka aprovuar ligjin nr.08/L-176 me të cilin pos tjerash ka bërë edhe disa ndryshime në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Ndryshimi më i rëndësishëm ka të bëj me pezullimin e obligimit për pagesën e detyrimeve tatimore gjatë shqyrtimit të ankesës. Deri tani, raporti i kontrollit ka qenë i zbatueshëm ditën e nënshkrimit, ashtu që detyrimi tatimor i konstatuar në raport të kontrollit ka qenë i kërkueshëm menjëherë nga ATK. Rrjedhimisht kjo ka bërë që në shumë raste tatimpaguesve të u bllokohen llogaritë bankare ende pa u shqyrtuar ankesa e tyre ndaj raportit të kontrollit.

Me anë të këtij ligji, fshihet në tërësi paragrafi 1 i nenit 82 i cili në versionin e fundit të plotësuar-ndryshuar kishte këtë përmbajte: “1. Nëse një person ka dorëzuar ose nuk ka dorëzuar një ankesë te Sektori i Ankesave, Bordi i Pavarur për Rishqyrtime ose gjykata kompetente, nuk pezullon obligimin për pagesë të detyrimeve tatimore”.

Me fshirjen e këtij neni në tërësi, gjen zbatim neni 130 i Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative ( LPPA) i cili ankesës i jep efekt pezullues (suspenziv).

Neni 130 i LPPA-së parasheh: “Përveçse kur parashikohet ndryshe me ligj, parashtrimi i një ankese pezullon, sipas fuqisë së ligjit, prodhimin e pasojave juridike të aktit administrativ, deri në njoftimin e vendimit që zgjidh ankesën”.

Pra, Administrata Tatimore e Kosovës nuk ka mundësi ligjore që të mbledh detyrimet tatimore deri sa të shqyrtohet ankesa e tatimpaguesit nga departamenti i Ankesave siç ka ndodhur deri më tani. Pos kësaj, pa përfunduar procedura ankimore nuk lejohet që detyrimet tatimore që dalin nga raporti i kontrollit të paraqiten as në vërtetimin që e lëshon ATK për tatimpaguesin. Rrjedhimisht raporti i kontrollit nuk mund të prodhoj asnjë pasojë ligjore deri sa të merret vendimi i Departamentit të Ankesave.

Vlerësojmë se një ndryshim i tillë është shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për bizneset. Ky ndryshim është në frymën e ndryshimeve të mëparshme legjislative, pasi që edhe Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative kishte ndryshuar rregullin e paraparë me ligjin paraprak, i cili asokohe në nenin 128 parashihte që ankesa nuk pezullon zbatimin e aktit administrativ kur akti administrativ synon mbledhjen e taksave, tatimeve ose të ardhurave të tjera buxhetore.

Ndryshime tjera me rëndësi janë edhe shkurtimi i disa afateve që ATK ka për të trajtuar kërkesat e tatimpaguesve.

Për trajtimin e kërkesave për çregjistrimin e tatimpaguesit, ATK ka 45 ditë në dispozicion (nga 60 ditë që ka pasur me ligjin e mëhershëm) për të verifikuar situatën tatimore dhe kur është e nevojshme të ushtrojë kontrollin e veprimtarisë së tatimpaguesit.

Po ashtu, në rast se tatimpaguesi nuk merr përgjigje në afatin pre 45 ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës për çregjistrim, konsiderohet se tatimpaguesi është çregjistruar. ATK mund të zgjatë vetëm një herë afatin në rast se konsideron se çështja është komplekse dhe nuk arrin që brenda afatit fillestar të nxjerr vendimin.

Një lajm tjetër i mirë për bizneset është edhe shkurtimi i afatit për veprim të ATK lidhur me kërkesat për rimbursim, ku nga 60 ditë sa ka qenë i paraparë me nenin 30 par.4, afati shkurtohet në 30 ditë.

Departamenti i Ankesave mbetet kompetent për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve ndaj ATK, dhe pastaj u jepet mundësia e ushtrimit të padisë për inicimin e konfliktit administrativ.

18/05/2023
Njoftim për aplikim si i papunë - AGJENCIA E PUNËSIMIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 10/04/2020

Ju njoftojmë se aplikimi për tu regjistruar si i PAPUNË do të bëhet në këto metoda:
https://aprk.rks-gov.net/sq-AL/Content/NewsDetails/311

1. REGJISTRIMI ONLINE duke shfrytëzuar linkun e WEB faqes së Agjencisë së Punësimit, secilit punëkërkues do t’ju mundësohet marrja e shërbimeve përmes uebit. Po ashtu përmes uebit aprk.rks-gov.net do të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve online (sqarim më poshtë).

2. PËRMES E-MAILIT duke dërguar formularin e plotësuar (shkarko formularin Forma për Aplikim) tek Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Komunën tuaj, në e-mail adresën e Udhëheqësit të Zyrës ( Lista e Kontakteve ne Aneksin e këtij njoftimi Njoftimi dhe Lista e Kontakteve) nëse KENI PROBLEM me formularin i dërgoni këto të dhëna në e-mailin e shënuar më lart si: Numri i letërnjoftimit, emri, emri i prindit, mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, vendbanimi i përhershëm, gjinia, etniciteti, statusi martesor, numri i telefonit mobil (OBLIGATIV), e-maili, adresa, statusi i punësimit, edukimi, profesioni, patentë shoferi, përvoja e punës, aftësitë e kufizuara.

3. APLIKIMI FIZIK do të bëhet në Zyrën e Punësimit në komunën përkatëse për ata qytetarë, që kanë problem të aplikojnë sipas metodës 1 dhe 2 dhe bëhet në këtë mënyrë, duke marrë APLIKACIONIN NË FORM FIZIKE tek zyra pritëse apo recepcioni i Zyrës së Punësimit në komunën tuaj dhe të njëjtin pas plotësimit duke e dërguar në të njëjtin vend. Keni parasysh që kontakti me stafin e Zyrave të Punësimit nuk është i lejuar për arsye të shmangëjes së përhapjes së COVID-19.

Njoftim për aplikim si i papunë - AGJENCIA E PUNËSIMIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1.  REGJISTRIMI ONLINE duke shfrytëzuar linkun e WEB faqes së Agjencisë së Punësimit, secilit punëkërkues do t’ju mundësohet marrja e shërbimeve përmes uebit. Po ashtu përmes uebit  aprk.rks-gov.net do të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve online (sqarim më poshtë).

18/01/2019

ATK, modifikon formularët tatimor PD dhe CD

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale (PD) dhe Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (CD), janë duke u modifikuar, Andaj deri më 25 janar 2019, nuk mundësohet dorëzimi i këtyre formularëve.

Publikimi i formularëve të modifikuar do të bëhet më 25.01.2019 dhe të gjithë tatimpaguesit nga kjo datë e tutje mund të deklarojnë dhe të paguajnë përmes këtyre formularëve.

21/08/2018

Urime Festa e Kurban Bajramit të gjithe besimëtarëve te besimit Islam.
B.G

27/09/2017

NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!
Publikuar më September 27, 2017 15:42

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 28.09.2017, përmes sistemit elektronik EDI, mundësohet regjistrimi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, gjegjësisht gjenerimi i numrit të TVSH-së.

Tatimpaguesit, që obligohen apo vullnetarisht zgjedhin të regjistrohen për TVSH, kërkesën për regjistrim, do ta parashtrojnë përmes Sistemit Elektronik EDI.

Pasi të parashtrohet kërkesa nga ana e tatimpaguesit, sistemi do të bëjë verifikimin e të dhënave të tatimpaguesit. Vetëm për tatimpaguesin që plotëson të gjitha kriteret për Regjistrim në TVSH, regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike.

Në momentin e regjistrimit të tatimpaguesit për TVSH, tatimpaguesi pranon mesazhin, me të cilin njoftohet se regjistrimi ka përfunduar me sukses dhe njëherësh pranon edhe numrin e gjeneruar të TVSH-së.

Po ashtu, në mënyrë elektronike, tatimpaguesi njoftohet se Certifikatën e TVSH-së duhet ta tërheq në zyrën përkatëse të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Photos 25/06/2017
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Suharekë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Mbrapa Stacionit Te Policise
Suharekë
23000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00