Shkolla e Volejbollit "Gjinoci 94 - Tafaj & CO"

Shkolla e Volejbollit "Gjinoci 94 - Tafaj & CO"

Share

Trajnere MSc.

Albana Ramaj
🏆🥇Kampion i Kosovës-2001,2003,
🥈🥈Nënkampion i Kosovës-2000,2004
🏆🥇Kupa e Kosovës-2001,2003
🥈🥈Nënkampion i kupës-2000,2004
🥈Nënkampion i Superkupës së Kosovës-2003
🥉Superkupa e Shqipërisë, vendi i tretë -2001

06/09/2026

Fortesa_z 🛡️ LIBERO

05/09/2026
Photos from Shkolla e Volejbollit "Gjinoci 94 - Tafaj & CO"'s post 04/09/2026

Një falënderim i veçantë për Afrim dhe Merita Maliqaj për dhurimin e fanellave të reja për klubin tonë. Mbështetja juaj është një motivim i madh për ne dhe një dëshmi se sporti ynë ka njerëz që besojnë dhe kontribuojnë për të.
Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe kontributin tuaj!

28/08/2026

26/08/2026

Back to work! 🏐🔥🔝

Photos from Shkolla e Volejbollit "Gjinoci 94 - Tafaj & CO"'s post 23/07/2026

Klubi i Volejbollit Gjinoci 94 pati kënaqësinë të marrë pjesë në turnirin tradicional "Genc Zyba", i cili organizohet çdo vit në Bukosh, duke mbledhur adhurues të shumtë volejbollit.

Ekipi ynë u paraqit me një përbërje mikse, duke bashkuar gjenerata të ndryshme të volejbollistëve, trajnerë e kontribues që vazhdojnë të qëndrojnë pranë klubit. Një vlerë e veçantë për ekipin ishte rikthimi në fushë i ish-volejbollistes së klubit tonë, Shemsije Asllanaj, e cila për disa vite me radhë ishte shpallur volejbollistja më e mirë në Kosovë. Prania dhe kontributi i saj i dhanë një vlerë të veçantë ekipit dhe turnirit. Po ashtu pjesë e ekipit ishte edhe trajneri, Safet Asllanaj, i cili që nga fillimet e para e deri në ditët e sotme vazhdon të j*p kontributin e tij si trajner në klub.

Falënderojmë organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer, duke u uruar suksese edhe në edicionet e ardhshme!

Photos from Shkolla e Volejbollit "Gjinoci 94 - Tafaj & CO"'s post 15/06/2026

U14

Udhëtimi ynë në Kampionatin U14 përfundoi në gjysmëfinale përballë KV Prishtina F, por krenaria për këto vajza është e madhe.

Të renditesh mes 4 ekipeve më të mira të Kosovës është një sukses i jashtëzakonshëm dhe dëshmi e punës dhe përkushtimit që këto vajza kanë treguar gjatë gjithë sezonit.

Koka lart, vajza! Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tuaj dhe e ardhmja ju pret me shumë suksese të tjera.

11/06/2026

U14 - PLAYOFF
SEMIFINAL (GJYSMËFINALJA)
🆚️ KV Prishtina F
🗓 E diel, 14 qershor
🕛 Ora 12:00
📌 Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit

07/06/2026

U20 - PLAYOFF
🆚️ KV Vëllaznimi
🗓 E martë, 9 qershor
🕛 Ora 16:00
📌 Shfmu "Astrit Bytyqi" - Ferizaj

Photos from Shkolla e Volejbollit "Gjinoci 94 - Tafaj & CO"'s post 06/06/2026

Playoff U14 - Kualifikohemi në gjysmëfinale 😍

KV Gjinoci 94 2️⃣0️⃣ KV Kaçanik
KV Gjinoci 94 2️⃣0️⃣ KV Ferizaj

Vajzat tona U14 zhvilluan paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjet e Play-Off-it. Në dy përballje të forta ndaj KV Kaçanikut dhe KV Ferizaj, ekipi ynë arriti fitore me rezultat 2:0 në sete, duke siguruar me meritë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kampionatit U14.

Urime vajzave dhe stafit për këtë sukses të merituar! Ju dëshirojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të garave.

Urime për kualifikimin në gjysmëfinale! 🏐👏

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Suharekë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Suharekë
23000