23/04/2026
Në kuadër të iniciativës së Komuna e Suharekës për pastrimin e qytetit, KV Theranda (femrat) dhe KV Golden Eagle Theranda treguan se janë kampionë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shërbim të komunitetit.
Lojtaret dhe lojtarët iu bashkuan aksionit për të pastruar ambientin, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë dhe kujdesit ndaj qytetit. Ky angazhim është një shembull i shkëlqyer për të gjithë qytetarët, sidomos për të rinjtë, se secili mund të kontribuojë për një ambient më të mirë.
Sporti nuk është vetëm garë, por edhe edukim dhe përgjegjësi sociale. Me këtë veprim, këto dy klube dëshmuan kulturë, vetëdije dhe dashuri për Therandën.
Respekt për këtë iniciativë dhe për kontributin tuaj! 👏