02/09/2026
Kalendari i garave shkollore 2026/27
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sporti Shkollor - Suharekë, School Sports Team, Suharekë.
Shoqata Sporti Shkollor Suharekë zhvillon një gamë të gjerë aktivitetesh të rregullta dhe garuese, me qëllim promovimin e shëndetit, lojës dhe bashkëpunimit ndërmjet nxënësve të komunës sonë.
02/09/2026
Kalendari i garave shkollore 2026/27
02/09/2026
KALENDARI I GARAVE SHKOLLORE 2026/27
Federata e Sportit Shkollor prezanton kalendarin e garave shkollore për vitin shkollor 2026/2027, me aktivitetet që do të zhvillohen në nivel shkollor, komunal, regjional dhe republikan.
🤾 Hendboll
🏓 Pingpong
🏀 Basketboll
♟️ Shah
🏐 Volejboll
⚽ Futsall
Gjatë gjithë vitit shkollor, nxënësit nga shkollat e Kosovës do të kenë mundësinë të përfaqësojnë shkollat dhe komunat e tyre, të garojnë dhe të avancojnë drejt nivelit republikan.
🏆 Sezoni i garave do të kulmojë me Gjimnaziadën 2027, e cila do të mbahet më 26–30 prill 2027.
📌 Ruajeni kalendarin dhe ndiqni kanalet tona për njoftimet dhe informacionet rreth secilës garë.
20/07/2026
Sot, me rastin e pensionimit të profesorit Fadil Berisha, Shoqata Sporti Shkollor Suharekë i ndau mirënjohje për kontributin e tij në zhvillimin dhe avancimin e sportit shkollor.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe shembullin e tij ndër vite, Profesori Fadil Berisha ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave.
Në emër të Shoqatës Sporti Shkollor Suharekë, e falënderojmë për punën dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet të mirë dhe shumë lumturi në këtë kapitull të ri të jetës.
19/06/2026
Sot, Shoqata Sporti Shkollor Suharekë, i ndau mirënjohje mësimdhënësit Senad Haxha, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në arsim dhe në sportin shkollor. Mirënjohjen në emrin e shoqatës e ndau kryetari i shoqatës, Ardian Basha dhe anëtarja e bordit, Rudina Berisha.
Faleminderit, mësimdhënës Senad, për përkushtimin, profesionalizmin dhe gjurmën që keni lënë te brezat e rinj. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe pensionim të mbarë!
03/06/2026
🏅 DITA OLIMPIKE 2026 🏅
Sot, në SHFMU "Destan Bajraktari", u shënua Dita Olimpike në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Sportin Shkollor Suharekë.
Gjatë aktivitetit u zhvilluan lojëra të ndryshme elementare, ku nxënësit patën mundësinë të argëtohen, të garojnë, duke promovuar vlerat olimpike.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në shënimin e kësaj dite.
06/05/2026
Sot, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, u zhvilluan garat e regjionit të Prizrenit në volejboll për SHFMU, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë shkollat nga Prizreni, Suhareka dhe Malisheva. Rezultatet:
Femrat
🥇 "17 Shkurti" - Banjë, Malishevë
🥈 "7 Marsi" - Suharekë
Meshkujt
🥇 "Ismail Qemali" - Bellanicë, Malishevë
🥈 "Bajram Curri" - Romajë, Prizren
Urime shkollave fituese dhe suksese në garat republikane!
04/05/2026
Përfunduan finalet e garave komunale në volejboll për shfmu - femra dhe meshkuj
Sot u përmbyllën garat komunale në volejboll për SHFMU, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve. U përcaktuan ekipet fituese që do të vazhdojnë në garat regjionale. Të pranishëm ishin drejtori i DKA-së, z. Remzi Bajselmani dhe drejtoresha e DKRS-së, znj. Donjeta Kabashi, të cilët ndan medaljet dhe kupat për ekipet fituese. Rezultatet ishin këto:
SHFMU - femrat
🥇 "7 Marsi"
🥈 "Gj.K. Skënderbeu"
SHFMU - meshkujt
🥇 "7 Marsi"
🥈 "Edit Durham"
Falenderim për të gjithë pjesëmarrësit, mësimdhënësit dhe organizatorët për kontributin e tyre. Suksese ekipeve që vazhdojnë tutje!
30/04/2026
Njoftim!
🗓 E hënë, 4 maj
🕝 11:00 - gjysmëfinalja e parë - meshkujt SHFMU
🕝 11:30 - gjysmëfinalja e dytë - meshkujt SHFMU
🕝 12:00 - finalja - femrat SHFMU
🕝 12:30 - finalja - meshkujt SHFMU
📌 Palestra "13 Qershori"
Suksese!
30/04/2026
"Gj.K. Skënderbeu" 🆚️ "7 Marsi" në finale të garave komunale në volejboll për femra - SHFMU
30/04/2026
Shorti i garave komunale në volejboll SHMFU - femra dhe meshkuj