Turneu tradicional i Pashkëve - Leonard Toma

Turneu tradicional i Pashkëve - Leonard Toma

Share

Turnir ne futboll te vogel.

13/04/2026

Kjo atmosferë mbizotëroi mbrëmjen e djeshme në finalen e madhe, e zhvilluar në Qendrën Rinore në Stubëll

13/04/2026

Momenti kryesor i dorëzimit të trofeut për ekipin Kennedy Group

Photos from Turneu tradicional i Pashkëve - Leonard Toma's post 13/04/2026

PËRMBYLLET ME SUKSES TURNEU TRADICIONAL I PASHKËVE “LEONARD TOMA 2026” NË STUBËLL

Me emocione të jashtëzakonshme, atmosferë festive dhe pjesëmarrje të madhe, mbrëmë ka përfunduar Turneu Tradicional i Pashkëve “LONARD TOMA 2026” në Stubëll, duke kurorëzuar një tjetër edicion të suksesshëm të këtij organizimi tashmë tradicional.

Që nga fillimi i tij, turneu solli ndeshje të forta, rivalitet sportiv dhe momente të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Finalja dhe ceremonia përmbyllëse u karakterizuan nga emocione kulmore, ku ekipi fitues ngriti trofeun mes duartrokitjeve dhe festës së madhe në fushë, ndërsa fishekzjarrët i dhanë një dimension edhe më të veçantë këtij momenti.

KAMPION PËR KËTË VIT U SHPALL EKIPA KENNEDY GROUP, duke zënë vendin e parë dhe duke u shpërblyer me kupë, medalje dhe çmimin e madh prej 2,000 euro. Ndërsa vendin e dytë e zuri ekipa GAPI GROUP, e cila u shpërblye po ashtu me kupë, medalje dhe çmimin prej 1,000 euro.

Në këtë përmbyllje madhështore, një falënderim i veçantë shkon për:
• Famullinë e Stubllës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme;
• Familjen e Bacit Palush, për kontributin dhe respektin ndaj këtij organizimi;
• Shoqatën e Stubllës në Diasporë, për mbështetjen e çmuar;
• Komunën e Vitisë, për mbështetjen institucionale;
• Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, për përkrahjen dhe bashkëpunimin;
• Të gjithë sponsorët, pa të cilët ky turne nuk do të kishte këtë nivel organizimi;
• Këshillin e fshatit Stubëll, për përkrahjen institucionale;
• Referët e Federatës së Futbollit, për ndarjen e drejtësisë në mënyrë profesionale;
• Të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që sollën garë të fortë dhe dinjitoze;
• Çdo lojtar, që dha maksimumin dhe emocione të veçanta në fushë;
• Dhe mbi të gjitha, tifozët, të cilët ishin zemra e këtij turneu dhe krijuan atmosferën më të bukur të mundshme.

Turneu i futbollit të vogël, që mbahet me rastin e festës së Pashkëve, “Leonard Toma”, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe shoqërore në Stubëll, duke bashkuar komunitetin, duke ruajtur traditën dhe duke promovuar vlerat e sportit.

Ky edicion dëshmoi edhe një herë se kur ka vullnet, bashkëpunim dhe dashuri për sportin, suksesi është i garantuar.

Stublla tregoi edhe një herë se di të organizojë, të festojë dhe të ruajë traditën.

Me respekt,
Këshilli i Rinisë – Stubëll

Photos from Turneu tradicional i Pashkëve - Leonard Toma's post 13/04/2026

KAMPION PËR KËTË VIT – KENNEDY GROUP! 🏆
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, plot sakrificë, pasion dhe fitore të merituara.

12/04/2026

🏆 FINALJA E MADHE 🏆

Pas një rruge plot emocione dhe ndeshjesh spektakolare, ka ardhur momenti më i shumëpritur i turnirit tradicional të Pashkëve “Leonard Toma 2026”!

⚔️ Në përballjen finale do të takohen dy skuadra të forta:
🔵 GAPI GROUP 🆚 🟠 KENNEDY GROUP

📅 Sonte na pret një mbrëmje e paharrueshme futbolli!
🕗 Programi fillon nga ora 20:00
⚽ Finalja starton në ora 21:00

Atmosferë elektrizuese, rivalitet i fortë dhe spektakël i garantuar deri në sekondën e fundit! 🔥

Mos e humbisni këtë finale – ejani të përkrahim ekipet dhe të shijojmë së bashku një natë të jashtëzakonshme futbolli! 👏⚽

11/04/2026

Pas një nate emocionuese në gjysmëfinale, tashmë kemi finalistët! 🔥

Rezultatet e gjysmëfinaleve:
⚽ GAPI GROUP 3 : 3 ELEKTRO STUBLLA
(penallti 3:1)

⚽ KENNEDY GROUP 2 : 1 3 SHOKT – VLERA PARKET

Ju ftojmë të gjithëve që nesër të jeni pjesë e finales së madhe të turneut tradicional “Leonard Toma 2026”.

🕗 Programi fillon nga ora 20:00
⚽ Ndeshja finale fillon nga ora 21:00

Përballja vendimtare:
GAPI GROUP 🆚 KENNEDY GROUP

Mos e humbisni këtë spektakël futbolli – ju presim për një atmosferë të jashtëzakonshme! 🙌

Photos from Turneu tradicional i Pashkëve - Leonard Toma's post 10/04/2026

🏆 GJYSMË-FINALET 🏆
Turneu Tradicional i Pashkëve “Leonard Toma” 2026

Emocione, rivalitet dhe spektakël futbolli! 🔥
Katër ekipe, një qëllim – FINALJA!

⚔️ GAPI GROUP 🆚 ELEKTROSTUBLLA
🕣 Ora 20:30

⚔️ KENNEDY GROUP 🆚 3 SHOKT – VLERA PARKT
🕘 Ora 21:00

📅 E shtune, 11 Prill
📍 Qendra Rinore, Stubell e Epërme

Mos e humbni këtë mbrëmje të madhe sportive!
Ejani të përkrahni ekipin tuaj dhe të shijoni futboll cilësor! ⚽🔥

09/04/2026

Me kënaqësi prezantojmë sponsorin e radhës PALI LED DESIGN
Faleminderit për mbeshtetje🙌🏻

29/04/2025

KAMPION I VITIT 2025

ARIS PHARM 🔥

29/04/2025

FINALJA E MADHE është këtu!
Pas emocioneve, përballjeve dhe golave spektakolarë, mbrëmja e sotme na sjell kulmin e Turneut Tradicional të Pashkëve "Leonard Toma" 2025!
Në një duel të zjarrtë për titull:

ARIS PHARM vs KAJZERICA JOZES

Qendra Rinore, Stubëll – Sonte në ora 20:00!
Ejani dhe përjetoni atmosferën elektrizuese, mbështesni ekipin tuaj dhe bëhuni pjesë e kesaj finale të madhe!

28/04/2025

Coming soon…
Nesër finalja e madhe!
ARIS PHARM vs KAJZERICA JOZES
Nga ora 20:00 – mos e humbisni!
Për detaje, shumë shpejt do t’ju njoftojmë me programin.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Vitina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Stubëll E Epërme
Vitina
61000