KHF Samadrexha WHC-Official

KHF Samadrexha WHC-Official

Share

Ekipi i Femrave K.H.F Samadrexha. Sponzor gjeneral “Ujë Rugove” dhe “Doa Pharmacy Center”. Klubi sportiv "K.H.F. Klubi sportiv "KH.F.

Samadrexha" është një organizatë sportive e dedikuar zhvillimit dhe promovimit të sportit dhe sportistëve. Presidenti i këtij klubi sportiv është Besnik Basholli, një personalitet i njohur dhe i pasionuar për sportin. Ai ka udhëhequr klubin me përkushtim dhe ka ndihmuar në rritjen dhe suksesin e sportistëve të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare. Samadrexha" ka krijuar një mjedis të përshtat

11/05/2026

🔥 FINALET E SUPERLIGËS SË HENDBOLLIT – FEMRAT 🔥

Të mërkurën, më 13 maj 2026, nga ora 20:00, në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë zhvillohet ndeshja e parë finale e Play-Offit në Superligën e Hendbollit të Kosovës për femra.

🤾‍♀️ KHF Samadrexha 🆚 KHF Shqiponja

Atmosfera pritet të jetë në maksimum në arenën e heroit Afrim Bunjaku, aty ku Samadrexha synon fitoren e parë drejt titullit kampion.

📅 Orari i finaleve:
➡️ Ndeshja 1
📍 Palestra “Afrim Bunjaku” – Samadrexhë
🗓️ 13 maj 2026
🕗 Ora 20:00

➡️ Ndeshja 2
📍 Palestra “Shani Nushi” – Gjakovë
🗓️ 16 maj 2026
🕗 Ora 20:00

➡️ Ndeshja 3
📍 Palestra “Afrim Bunjaku” – Samadrexhë
🗓️ 22 maj 2026
🕗 Ora 20:00

🏆 Me fitore 3:0 në serinë finale, KHF Samadrexha do të shpallet Kampione e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, në Superligën e Hendbollit të Kosovës.

💙🤍 FORCA SAMADREXHA!
Së bashku drejt titullit kampion! 🔥👏

Photos from KHF Samadrexha WHC-Official's post 07/05/2026

🏆 SAMADREXHA NË FINALE! 🏆

KHF Samadrexha siguron finalen e Play-Off-it pas një paraqitjeje fantastike ndaj KHF Ferizaj! 💪🔥

Rezultati final:
🤾‍♀️ KHF Ferizaj 30:36 KHF Samadrexha

Një super ndeshje nga vajzat tona, me zemër, luftë dhe karakter deri në sekondën e fundit! ❤️🖤
Krenarë me këtë ekip që po dëshmon forcë dhe unitet në çdo ndeshje! 👏

Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahjen!
Tash… drejt finales! 🏆🔥

HAJDE SAMADREXHË! ❤️🖤

06/05/2026

🔥 NESËR NA PRET SFIDA E MADHE! 🔥

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Play-Off-it zhvillohet nesër në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, me fillim nga ora 17:00, ku përballen:

🏐 KHF Ferizaj 🆚 KHF Samadrexha

Pas fitores së madhe në vikendin e kaluar, vajzat e KHF Samadrexha synojnë edhe fitoren e dytë radhazi dhe sigurimin e biletës për finalen e Play-Off-it! 💪🔥

Le të jemi të gjithë pranë ekipit tonë dhe t’i mbështesim vajzat drejt finales! ❤️🖤

HAJDE SAMADREXHË! 👏🔥

29/04/2026

🏆🔥 FESTË NË AFRIM BUNJAKU! 🔥🏆 📅 E Diel – 3 Maj 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Palestra Sportive Afrim Bunjaku

⚔️ Gjysmëfinalja e parë e Play-Off-it
🔵 KHF Samadrexha 🆚 KHF Ferizaj

📺 LIVE në YouTube & TV 21 Plus



🎉 NUK ËSHTË VETËM NDESHJE – ËSHTË FESTË! 🎉
Do të festojmë së bashku Trofeun e Kupës së Kosovës 🏆
Momenti që e kemi pritur… dhe tani e jetojmë bashkë!



🚨 Samadrexha nuk ndalet!
Pas Kupës, synimi është i qartë:
🏆 TITULLI KAMPION!

💪 Nga 1974, Samadrexha është djepi i hendbollit
🔥 Dhe tani… ËSHTË KOHA JONË!



📣 EJANI TË GJITHË!
Ejani Samadrexhë!
Ejani Vushtrri!

Mbusheni palestrën, ndizeni atmosferën dhe bëhuni pjesë e historisë! ❤️🔥

Photos from KHF Samadrexha WHC-Official's post 28/04/2026

Pas një pune të palodhshme dhe një organizimi shembullor, KHF Samadrexha arrin një sukses të madh duke triumfuar ndaj Istogut dhe duke ngritur lart Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave! 🏅

Ky sukses nuk është vetëm i ekipit, por i gjithë Samadrexhës dhe i gjithë Vushtrrisë. Secili prej nesh duhet të ndihet krenar për këtë arritje të jashtëzakonshme!

⏱️ Ora për Samadrexhën tash punon!
🔥 Ky është vetëm fillimi… suksese të tjera na presin!

Hendboll FemratNeSport

25/04/2026

🔥 Nesër është dita – momenti ynë! 🔥

Finalja e Kupës së Kosovës luhet në Arenen Sportive Bill Clinton -Ferizaj
🕔 Nga ora 17:15

Kjo nuk është thjesht një ndeshje… është ndeshje historie!
💙 Finalja nuk luhet — fitohet!

Vajzat tona kanë dhënë gjithçka për të arritur deri këtu — tani është radha jonë!

📣 Le të çohet në këmbë e gjithë Samadrexha!
Ejani ta mbushim sallën dhe t’i japim shpirt këtij ekipi shembull!

💪🔥

Photos from KHF Samadrexha WHC-Official's post 21/04/2026

Të shtunën, më 25 Prill 2026, na pret një betejë e madhe!

🏆 Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës
⏰ Ora 18:00
📍 Palestra “Bill Clinton”, Ferizaj
⚔️ KHF Samadrexha vs KHF Ferizaj

Kjo nuk është thjesht një ndeshje – kjo është rruga drejt finales!
Vajzat tona kanë luftuar gjithë sezonin, kanë treguar që janë më të fortat, më të bashkuarat dhe të pamposhturat! 💪

Tani është momenti që NE të jemi forca e tyre nga tribuna!

📣 Ftojmë të gjithë banorët e Samadrexhës dhe gjithë Vushtrrinë:
Eja në Ferizaj dhe mbushe palestrën!
Eja dhe bëhu zëri që i shtyn vajzat tona drejt fitores!

❤️🖤 Le ta tregojmë se çfarë do të thotë mbështetje për Samadrexhën!

Sepse ne nuk ndalemi këtu…
👉 Finalja na pret të dielën, nga ora 17:15
👉 Dhe aty kemi një mision: Ta sjellim Kupën e Kosovës në Samadrexhë! 🏆

Ka ardhur koha që pas kaq shumë vitesh, kupa të kthehet aty ku e meriton!

🔥 KUPA DUHET TË JETË E SAMADREXHËS! 🔥

Bashkë jemi më të fortë – në fushë dhe në tribuna!

Photos from KHF Samadrexha WHC-Official's post 19/04/2026

🔥 KHF Samadrexha – Perfeksion që vazhdon! 🔥

Mbrëmë mbyllëm sezonin në mënyrën më të bukur të mundshme – me fitore dhe me maksimumin e pikëve! 💪

🏆 Dy sezone radhazi pa asnjë humbje dhe pa asnjë barazim
📊 16 ndeshje – 16 fitore
🥅 617 gola të shënuara

Këto nuk janë thjesht statistika – kjo është dëshmi e një pune të madhe, e një grupi që nuk ndalet dhe e një familjeje që lufton për çdo top!

Tani sytë janë të gjithë te Kupa e Kosovës 🇽🇰
📅 25 Prill 2026 – Gjysmëfinalja
⚔️ KHF Ferizaj vs KHF Samadrexha
📍 Palestra “Bill Clinton”, Ferizaj

Ne hyjmë në këtë garë si ekipi me formën më të mirë në vend – dhe me një qëllim të vetëm: 🏆 TA FITOJMË!

Vajzat tona kanë bërë gjysmën e rrugës… por etja për sukses vazhdon!
Na presin Final 4 dhe play-off-i për titullin kampion – dhe ne besojmë fuqishëm që të dy trofetë do të jenë aty ku e meritojnë: në sirtarin e Samadrexhës! 🔴⚫

🙏 Falënderim i madh për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në këtë rrugëtim – mbështetës, donatorë dhe tifozë!

👏 Respekt maksimal për vajzat tona luftëtare dhe stafin teknik për përkushtimin e jashtëzakonshëm!

🎯 Dhe një falënderim i veçantë për trenerin maestro Besnik Maloku

🚀 Rruga vazhdon… dhe ne nuk ndalemi!

17/04/2026

KHF Samadrexha nesër nga ora 19:00 në palestren “Afrim Bunajku” përballet me KHF Prishtina në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në hendbollin kosovar, në konkurrencën e femrave.

Siç dihet tashmë, vajzat e Samadrexhës e kanë siguruar vendin e parë në tabelë që para ndeshjes së kaluar, duke hyrë kështu të qeta dhe të sigurta në këtë përballje.

Fokusi kryesor tashmë zhvendoset tek java e ardhshme, ku na pret Final 4 dhe play-off-i për titullin kampion.

Në ndeshjen e nesërme pritet një tjetër fitore.

Samadrexha hyn në këtë ndeshje në mënyrë komode, ndërsa java e ardhshme pritet të jetë shumë e nxehtë dhe vendimtare.

Samadrexha kampione! 💪🔥

14/04/2026

🔥 NDESHJA E RADHËS 🔥

Nesër na pret një përballje shumë e rëndësishme! 💪
Ekipi ynë do të përballet me KHF Ferizaj në një ndeshje që premton shumë emocion dhe luftë deri në fund.

🕕 Ora: 18:00

📍 Vendi: Salla “Bill Clinton”

Së bashku drejt fitores! 💪🏼

03/04/2026

📣 Ndeshja e radhës na pret sonte!

Sot, me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, ekipi ynë zhvillon përballjen kundër Terezës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme ku skuadra hyn e përgatitur dhe e vendosur për të dhënë maksimumin në parket. Ftojmë të gjithë tifozët dhe mbështetësit tanë të jenë pranë ekipit dhe të kontribuojnë me energjinë e tyre nga tribunat. 🤝🔥

Mbështetja juaj është motiv shtesë për ekipin tonë! 🏆

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Vushtrri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Samadrexhë
Vushtrri
42000