Klubi i Pingpongut Hasan Prishtina - Vushtrri

Klubi i Pingpongut Hasan Prishtina - Vushtrri

Share

Klubi i Pingpongut 'Hasan Prishtina'
Table Tennis Club 'Hasan Prishtina'

15/06/2026

I deshirojme suksese anetarit tone te klubit ne ndarjen e drejtesise ne lojerat mesdhetare Taranto 2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se gjyqtari ndërkombëtar i pingpongut, Naim Azemi, është përzgjedhur zyrtarisht për të ndarë drejtësinë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme shumë-sportive në rajonin e Mesdheut.

Pas pjesëmarrjes së gjyqtarit ndërkombëtar Jeton Beqiri në Lojërat Olimpike, që mbetet arritja më e lartë në fushën e arbitrimit sportiv, përzgjedhja e Naim Azemit në Lojërat Mesdhetare përfaqëson një tjetër sukses të rëndësishëm dhe dëshmi të zhvillimit të vazhdueshëm të kuadrove të pingpongut kosovar në arenën ndërkombëtare.

Federata e Pingpongut e Kosovës e përgëzon Naim Azemin për këtë arritje të rëndësishme dhe i uron suksese në përfaqësimin e Kosovës në Taranto 2026.

Me respekt,
Federata e PingPongut e Kosovës

Photos from Klubi i Pingpongut Hasan Prishtina - Vushtrri's post 26/04/2026

Kampionati ekipor i senioreve 🏓🇽🇰

Photos from Klubi i Pingpongut Hasan Prishtina - Vushtrri's post 19/04/2026

Sot u zhvilluan xhirot e radhes te kampionatit ekipor ne ligen e pare te Kosoves per senior. Ekipi yne shenoi nje fitore te rendesishme me rezultat 3-0 ndaj Kpp Ahmet Hoxha, si dhe nje humbje poashtu 3-0 ndaj Kpp KVPP Prizreni.

Photos from Klubi i Pingpongut Hasan Prishtina - Vushtrri's post 05/04/2026

Kampionati ekipor per Senior 🏓

Photos from Klubi i Pingpongut Hasan Prishtina - Vushtrri's post 22/03/2026

Kampionati individual i Kosoves u13 🇽🇰🏓

20/03/2026

Me fat festa e Fitër Bajramit 🌙 🎉

Shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.

Photos from Klubi i Pingpongut Hasan Prishtina - Vushtrri's post 19/02/2026

Ceremonia e Laureatëve të Pingpongut për vitin 2025 🇽🇰🏓

Klubi ynë u nderua me dy mirënjohje të rëndësishme në kuadër të Ceremonisë së Laureatëve për vitin 2025 organizuar nga Federata e Pingpongut e Kosovës.

Mirënjohja e parë iu nda anëtarit tonë të klubit, Naim Azemit, i vlerësuar si Gjyqtari më i Mirë me Arritje Ndërkombëtare, me theks të veçantë për arritjen e titullit prestigjioz ndërkombëtar – Blue Badge. Ky sukses përfaqëson një standard të lartë profesional dhe një promovim dinjitoz të klubit dhe sportit tonë në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa mirënjohje Post-Mortum iu dedikua ish-anëtarit të klubit, veteranit të pingpongut Bashkim Vatovci, për kontributin dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në zhvillimin e këtij sporti. Çmimin në emër të tij e pranoi Kryetari i klubit, Argjend Ferati.

Këto vlerësime konfirmojnë qartë pozicionimin e klubit tonë si një strukturë me ndikim real në zhvillimin e pingpongut vendor dhe ndërkombëtar.

Urime për të gjithë të vlerësuarit!

18/02/2026

Urime muaji i shenjte i Ramazanit per te gjithe besimtaret musliman 🎉

17/02/2026

Gezuar Pavaresia e Kosoves 🇽🇰🎉

18 vjet shtet

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Vushtrri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Vushtrri

Opening Hours

Tuesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00