KPP Vushtrria

Call Directions Website Contact the business

KPP Vushtrria Klubi i pingpongut "VUSHTRRIA" F&M

🏓𝐏𝐄̈𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐉𝐍𝐄̈ 𝐆𝐀𝐑𝐀𝐓 𝐄𝐊𝐈𝐏𝐎𝐑𝐄 – 𝐊𝐑𝐄𝐍𝐀𝐑𝐄̈ 𝐌𝐄 𝐕𝐀𝐉𝐙𝐀𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐃𝐉𝐄𝐌𝐓𝐄̈ 𝐓𝐀𝐍𝐄̈!Me përfundimin e garave ekipore, mbyllet edhe një tj...
29/09/2026

🏓𝐏𝐄̈𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐉𝐍𝐄̈ 𝐆𝐀𝐑𝐀𝐓 𝐄𝐊𝐈𝐏𝐎𝐑𝐄 – 𝐊𝐑𝐄𝐍𝐀𝐑𝐄̈ 𝐌𝐄 𝐕𝐀𝐉𝐙𝐀𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐃𝐉𝐄𝐌𝐓𝐄̈ 𝐓𝐀𝐍𝐄̈!

Me përfundimin e garave ekipore, mbyllet edhe një tjetër sezon i rëndësishëm për KPP Vushtrria.

Që nga viti 2015, pa munguar në asnjë garë ekipore apo individuale, vazhdojmë të jemi pjesë e garave dhe të ndërtojmë hap pas hapi historinë e klubit tonë. Çdo sezon ka sjellë sfida të reja, por mbi të gjitha na ka dhënë mundësinë të rrisim dhe zhvillojmë breza të rinj sportistësh.

🥉 Vajzat tona e përmbyllën këtë sezon në vendin e tretë të Superligës së Kosovës, një sukses i jashtëzakonshëm dhe rezultat i punës, disiplinës dhe përkushtimit të tyre gjatë gjithë sezonit.

👏 Djemtë tanë, gjithashtu, dhanë maksimumin në çdo përballje, duke luftuar për çdo pikë dhe duke përfaqësuar me krenari ngjyrat e klubit.

Për ne, rezultatet janë të rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është rruga që po ndërtojmë prej vitesh– me punë, vazhdimësi dhe besim te të rinjtë tanë.

🙏 Një falënderim i veçantë për të gjithë lojtarët, trajnerët, prindërit, familjet, sponsorët, mbështetësit dhe miqtë e klubit, të cilët na kanë qëndruar pranë dhe kanë kontribuar në këtë rrugëtim.

Çdo ndihmë dhe çdo mbështetje ka qenë pjesë e këtij suksesi.

🇽🇰 Një mesazh edhe për institucionet e vendit:

Sporti është një investim në të rinjtë, në edukimin, disiplinën, shëndetin dhe të ardhmen e vendit. Klubet punojnë çdo ditë për të krijuar sportistë dhe për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet.

Për këtë arsye, sporti ka nevojë për më shumë mbështetje institucionale dhe kushte më të mira për klubet, në mënyrë që puna e sportistëve dhe trajnerëve tanë të mund të zhvillohet edhe më tej.

Ne do të vazhdojmë të punojmë, siç kemi bërë që nga viti 2015, pa u ndalur në asnjë garë dhe pa u dorëzuar përballë asnjë sfide.

🏓 Për klubin. Për sportistët. Për të ardhmen.
❤️ KPP Vushtrria

🏓🥉VAJZAT TONA NË VENDIN E TRETË NË SUPERLIGËN E KOSOVËS!Një sukses i jashtëzakonshëm dhe një arritje për t’u krenuar!Vaj...
28/09/2026

🏓🥉VAJZAT TONA NË VENDIN E TRETË NË SUPERLIGËN E KOSOVËS!

Një sukses i jashtëzakonshëm dhe një arritje për t’u krenuar!

Vajzat tona e kanë përmbyllur sezonin në vendin e tretë të Superligës së Kosovës, duke dëshmuar gjatë gjithë sezonit përkushtim, disiplinë, karakter dhe një dëshirë të madhe për të garuar në nivelet më të larta të pingpongut në Kosovë.

Ky rezultat është fryt i shumë orëve stërvitje, sakrificave, punës së përbashkët dhe mbi të gjitha i angazhimit të vetë vajzave, të cilat në çdo ndeshje kanë dhënë maksimumin për ngjyrat e klubit.

Një sezon i veçantë, i cili u vulos edhe me një fitore të rëndësishme 4–2, pas humbjes 2–4 në përballjen e parë. Në fund, me pikë të njëjta, diferenca e seteve përcaktoi renditjen dhe vajzat tona e mbyllën sezonin në pozitën e tretë.

Por ajo që mbetet më e rëndësishme është rrugëtimi dhe ajo që këto vajza kanë arritur së bashku.

Faleminderit vajzave tona për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo pikë të luftuar dhe për përkushtimin e tyre gjatë gjithë sezonit.

Vendi i tretë në Superligë është një sukses i madh për klubin tonë dhe një dëshmi e punës së palodhshme të vajzave tona.

🏓❤️ Urime vajza! Jemi krenarë me ju!

Medina Bunjaku Komuna e Vushtrrisë Ferit Idrizi KPP Vushtrria

🏓🇽🇰 Leoresa Imeri vazhdon të na bëjë krenarë, vite me radhë! ❤️Sot, ajo ndodhet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku po përfaqë...
15/09/2026

🏓🇽🇰 Leoresa Imeri vazhdon të na bëjë krenarë, vite me radhë! ❤️

Sot, ajo ndodhet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku po përfaqëson Kosovën në Kampionatin Ballkanik. 🇽🇰🏓

Me përkushtimin, punën dhe paraqitjet e saj ndër vite, Leoresa vazhdon të jetë një nga sportistet që po e përfaqëson denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Suksese, Leoresa! Krenarë me ty! 💪🇽🇰🏓

KPP Vushtrria Komuna e Vushtrrisë Ferit Idrizi Medina Bunjaku

Nën udhëheqjen e Edona Shabanit, vajzat e KPP Vushtrrisë po vazhdojnë të shkëlqejnë në Superligën e Kosovës! 🏆Sot, në dy...
13/09/2026

Nën udhëheqjen e Edona Shabanit, vajzat e KPP Vushtrrisë po vazhdojnë të shkëlqejnë në Superligën e Kosovës! 🏆

Sot, në dy derbi të forta, vajzat tona arritën një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës, ndërsa pësuan humbje përballë Lirisë.

🔴 KPP Vushtrria-F 4–1 KPP Prishtina-F
🔴 KPP Vushtrria-F 1–4 KPP Liria-F

Edhe pse të dyja ndeshjet ishin shumë të forta, vajzat tona vazhdojnë të na bëjnë krenarë dhe të përfaqësojnë denjësisht qytetin e Vushtrrisë.

🏓 KPP Vushtrria shkëlqen në Superligën e Kosovës – Femrat! 🏆Vushtrria Femrat sot zhvilluan dy ndeshje në Superligën e Ko...
06/09/2026

🏓 KPP Vushtrria shkëlqen në Superligën e Kosovës – Femrat! 🏆

Vushtrria Femrat sot zhvilluan dy ndeshje në Superligën e Kosovës, duke arritur t’i fitojnë të dyja me paraqitje fantastike, nën udhëheqjen e Edona Shabanit. 💪🔥

🔴 KPP Vushtrria-F 4–0 Drita-F
🔴 KPP Vushtrria-F 4–2 Gjilani-F

Me këto rezultate, ekipi ynë po vazhdon të shkëlqejë dhe të dëshmojë se është një forcë e rëndësishme në Superligën e Kosovës. 👏🏓

Ndërkohë, në Ligën e Parë – Meshkuj, ekipi arriti 1 fitore dhe 1 humbje. Edhe këtë herë, si zakonisht, shkëlqeu Ibrahim Maloku, duke treguar edhe një herë formën dhe potencialin e tij. 💪🏓

Vazhdojmë përpara!

Një tavolinë. Një raketë. Një ëndërr. 🏓🏆
04/09/2026

Një tavolinë. Një raketë. Një ëndërr. 🏓🏆

02/09/2026

Anik Maxhuni 🏓

🕧🕠🕧🕠🕧
31/08/2026

🕧🕠🕧🕠🕧

PRISHTINA OPEN – SENIOR 🇽🇰Leoresa Imeri renditet në mesin e 8 lojtareve më të mira në turneun ndërkombëtar Prishtina Ope...
30/08/2026

PRISHTINA OPEN – SENIOR 🇽🇰

Leoresa Imeri renditet në mesin e 8 lojtareve më të mira në turneun ndërkombëtar Prishtina Open – Senior! 👏🔥

Leoresa vazhdon të dëshmojë përkushtimin dhe punën e saj, duke e përfaqësuar në çdo garë me dinjitet KPP “Vushtrria” dhe qytetin tonë. 🏓💪

A thua, qyteti ynë ka dijeni për këto rezultate? 🤔

Ne vazhdojmë të punojmë në heshtje, të zhvillojmë talentet tona dhe të bëjmë krenar klubin dhe qytetin tonë.

Të lumtë, Leoresa!

🏓 KPP “Vushtrria” gjatë turneut Prishtina Open – Dita 1
29/08/2026

🏓 KPP “Vushtrria” gjatë turneut Prishtina Open – Dita 1

Address

Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 18:00 - 21:00
Tuesday 16:00 - 18:00
Wednesday 18:00 - 21:00
Thursday 16:00 - 18:00
Saturday 18:00 - 21:00

Telephone

+38349677377

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KPP Vushtrria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KPP Vushtrria:

Shortcuts

Share