16/10/2026
DRY NEEDLING – TERAPIA ME GJILPËRA TË THATA
Lehtësim i dhimbjes dhe lirimi i tensionit muskulor!
Dry Needling është një teknikë terapeutike që përdoret nga fizioterapistët për trajtimin e pikave të dhimbshme dhe të tensionuara në muskuj, të njohura si trigger points.
Përfitimet e Dry Needling:
✅ Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve muskulore.
✅ Ndihmon në lirimin e tensionit dhe kontraktimeve muskulore.
✅ Mund të përmirësojë lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin.
✅ Ndihmon në përmirësimin e funksionit muskulor.
✅ Mund të lehtësojë dhimbjet në qafë, shpinë, shpatulla dhe zona të tjera të trupit.
✅ Mund të jetë pjesë e rehabilitimit pas ngarkesave fizike dhe lëndimeve të caktuara.
Trajtimi realizohet me gjilpëra të holla, sterile dhe njëpërdorimshme, të cilat vendosen në zona të caktuara të muskujve, sipas vlerësimit profesional të fizioterapistit.
Për më tepër mund ta vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri apo të kontaktoni në numër kontakti +38345620411.