FUTBOLLI NË VUSHTRRI
Supozohet se futbolli në Vushtrri fillon të luhet në mënyrë të organizuar pra në mënyrë
kolektive që nga viti 1915 edhe pse ka gojëdhëna se topi i parë në Vushtrri ka filluar të
luhet disa vite më parë , mirpo themi përkëtë se si i jep kuptimin e futbollit në mënyrë
të organizuar , që nga ajo kohë e deri më tani në kontiunitet që nga viti 1922 futbolli në
Vushtrri luhet nëpër të gjitha garat e formave të ndryshme që janë organizuar në
Kosovë, që nga ajo kohe e deri më sot Kosova e Vushtrrisë njihet si burim i talentave të
futbollit gjë që më së miri dëshmohet sot e kësaj dite ku super talenti Milot Rashica I cili
aktualisht aktivizohet në superligën e Holandës në ekipin e Vitesses është transferuar
nga Kosova e Vushtrrise në vitin 2015. Ndërsa në vitet e kaluara po ashtu nga ky klub
kanë dalur edhe shumë talentë të tjere duke filluar nga Gani LLapashtica , Ramadan
Cimili të cilët kane shkelqyer në kohen e KF Prishtinës së lavdishme të viteve të 80-ta si
bashklojtarë të Fadil Vokrrit. Pastaj më vonë me Isa Sadriun I cili nga KF Prishtina
transferohet në Partizanin e Beogradit, ndersa Besnik Kollari i cili sa ishte junior në
Kosoven e Vushtrrise arriti rezultat historik me gjeneraten e vitit 1987 ku për here te
pare arrine ne finale te kupes se ish Yugoslavise te cilin e humbin nga Sarajeva me
rezultat 2 me 1 ku me pas transferohet ne Maribor te Sllovenise. Se Vushtrria eshte pa dyshim vater e talenteve te futbollit deshmohet edhe pas luftes se
Kosoves ne vitet 1999 me talentet e shumte si Besart Cecelia I cili transferohet ne ligen e
pare te Turqise, pastaj me Armend Dallkun I cili nga Vushtrria transferohet ne KF
Prishtina ku karieren e vazhdon ne Vorskla te Ukraines, po ashtu edhe me Ahmed
Jonuzin I cili transferohet direkt ne Vorskla. Klubi I futbollit Kosova Vushtrri suksesin me te madhe historik kishte periudhen 2011 – 2014 ku gjate kesaj kohe ishte privatizuar nga fabrika e llamarines Llamkos Galva Steel gjatë kësaj kohe në sezonen 2011/2012 rikthehemi në superligen e Kosoves ku pas dy
vitevë në sezonen 2013/2014 për herë të parë në histori të klubit shpallemi kampion I
Kosoves dhe fitues I superkupes se Kosoves. Pas kesaj periudhe fabrika e llamarinës Llamkos Galva steel falimenton si pasoj e
gjendjës së rëndë financiare, si rjedhoj I kesaj situate gjendja ne klub veshtirsohet
tejmase klubi bie nga Superliga ku I kanoset edhe shuarja si klub. Me ardhjen e disa njerzeve te bizneseve së bashku me ish lojtarët e klubit ka ambicije qe
klubit ti kthehet shkelqimi qe kishte dikur ku prioritet eshte futja ne superligen e
Kosoves dhe zhvillimi I shkolles se futbollit. Per fund Vushtrria veqohet edhe me shikueshmerin e lartë dhe të organizuar, ku shumë
qytete më te mëdha se Vushtrria nuk mund te mbledhin tifozë perkunder faktit se kemi
probleme financiare dhe jemi komune e vogel. Tifozet e quajtur FORCA jetojn për futbollin përkrahin klubin në të gjitha rrethanat si në
ligën e dyte si ne superlige, atmosfera gjithmon eshte spektakulare, mjafton qe te
shkruani ne youtube FORCA VUSHTRRI dhe do te bindeni me videot materialet.