FC Vushtrria

FC Vushtrria

Share

Faqja e vetme zyrtare FC Vushtrria, me emrin e mëparshëm KF Kosova nga Vushtrria e themeluar në v

FUTBOLLI NË VUSHTRRI

Supozohet se futbolli në Vushtrri fillon të luhet në mënyrë të organizuar pra në mënyrë
kolektive që nga viti 1915 edhe pse ka gojëdhëna se topi i parë në Vushtrri ka filluar të
luhet disa vite më parë , mirpo themi përkëtë se si i jep kuptimin e futbollit në mënyrë
të organizuar , që nga ajo kohë e deri më tani në kontiunitet që nga viti 1922 futbolli në
Vushtrri luhet nëpër

Photos from FC Vushtrria's post 26/05/2026

FC Vushtrria është pritur sot nga kryetari i komunës, Ferit Idrizi dhe nënkryetari Shpëtim Zhegrova, pas një sezoni historik që u kurorëzua me rikthimin në Superligën e Kosovës dhe triumfin në Kupë.

Në këtë takim, përfaqësuesit komunalë shprehën vlerësimin maksimal për futbollistët, shtabin teknik dhe bordin e klubit, duke theksuar se sukseset e arritura kanë rikthyer krenarinë dhe atmosferën sportive në qytetin e Vushtrrisë.

Pjesë e pritjes ishin edhe tifozët e zjarrtë të klubit, Forca, të cilët gjatë gjithë sezonit kanë qëndruar pranë ekipit dhe kanë dhënë mbështetje të pandalshme në çdo ndeshje.

25/05/2026

Fjalimi rrëqethës motivues i kapitenit para sfidës vendimtare në Gjakovë kundër KF Vëllaznimi. 💙

Photos from FC Vushtrria's post 25/05/2026

Historia u shkrua!

Pas gjashtë vitesh pritje, sakrifice dhe besimi të palëkundur, klubi ynë rikthehet aty ku e ka vendin — në elitën e futbollit kosovar!

Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Kishte sfida, pengesa dhe momente të vështira, por asnjëherë nuk u dorëzuam. Me përkushtimin maksimal të futbollistëve tanë, punën e palodhshme të stafit teknik në krye me Armendin, përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozërisë më të mirë në botë — “Forca”, si dhe angazhimin e madh të bordit të klubit, u arrit ajo që për gjashtë vite ishte ëndërr dhe objektiv i përbashkët.

Sot jemi këtu sepse e merituam.

Ky sukses është i secilit që besoi, që qëndroi pranë klubit edhe në ditët më të vështira, i secilit qytetar të Vushtrrisë që jeton me futbollin dhe me ngjyrat e klubit tonë.

Një objektiv u realizua, por rruga jonë nuk ndalet këtu. Para nesh kemi synime të reja dhe do të luftojmë me të njëjtin pasion, krenari dhe zemër.

Urime Vushtrri!
Bashkë drejt sukseseve të radhës!

24/05/2026
Photos from FC Vushtrria's post 24/05/2026

KF Vëllaznimi 🆚️ FC Vushtrria 1 - 3

Golashënues
Urim Statovci x2
Erjon Krasniqi

📸 Enis Neziri

24/05/2026

Nga sakrifica te suksesi 💙

23/05/2026

EM30

23/05/2026

Sonte nuk është vetëm festë — sonte është histori!

I gjithë qyteti mblidhet në arenën tonë “Ferki Aliu” për t’i pritur kampionët tanë, krenarinë e secilit prej nesh!

Ora 20:00 — të gjithë në stadium!

Le të jehojë qyteti, le të ndizet atmosfera, sepse sonte festojnë zemrat që besuan deri në fund!

JEMI KAMPION!
E sonte i presim kampionët ashtu siç e meritojnë — me dashni, me krenari dhe me zë që nuk ndalet!

Ferki Aliu na pret!

23/05/2026

Festa ka filluar! 💙💙💙

23/05/2026

VUSHTRRIA NË SUPERLIGË! 💙🔥

...

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Vushtrri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rr, Faruk Beqiri
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00