Prive By Liberta Spahiu

Prive By Liberta Spahiu

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Prive By Liberta Spahiu, 398 JR Onbekend Bapsfontein, Bronkhorstspruit, Pretoria.

10/03/2026

Gjatë qëndrimit të saj në "Big Brother VIP Kosova", rrjeti zjeu nga thashethemet se Dolce kishte gënjyer për moshën, duke e bërë 40 vjeçe dhe "nënë të fshehtë".

Edhe pse Prive By Liberta Spahiu e faktoi me kohë përmes dokumenteve se ajo ishte në fakt 31 vjeçe, pyetjet nga publiku kanë vazhduar edhe pas daljes së saj nga shtëpia.

Së fundmi, në një bisedë me ndjekësit në Instagram, dikush e pyeti sërish për datën e lindjes dhe fëmijët. Dolce nuk hezitoi dhe tregoi moshën e saktë (31 vjeçe) dhe theksoi prerë për fëmijët: "Nuk kam".

E pyetur se pse u hapën këto fjalë në rrjet, ish-banorja i quajti thashethemet thjesht "Llafe koti", duke i vënë vulën njëherë e përgjithmonë kësaj historie! /Prive By Liberta Spahiu

10/03/2026

Gjatë një bisede të fundit në shtëpi, Greta ka ndarë analizën e saj të sinqertë për Brikenën dhe Mateon, duke theksuar se sheh një ndryshim në përfshirjen e tyre në këtë raport.

"Kam dyshime te Brikena, jo te Mateo," u shpreh Greta. Ajo theksoi se Mateon e sheh vërtet të përfshirë dhe të sigurt, ndërsa për Brikenën mendon se ende "s'e di akoma se ku është".

Megjithatë, ajo sqaroi se pavarësisht këtyre mendimeve, ajo ka zgjedhur të mbaj distancë për të mos ndërhyrë në raportin e tyre. /Prive By Liberta Spahiu

10/03/2026

E mbani mend "vajzën më të bukur në botë"? Modelja e njohur franceze, Thylane Blondeau, ka ndarë një lajm shumë të ëmbël me ndjekësit e saj: ajo është fejuar!

Përmes një fotoje mjaft romantike nga pushimet e saj në Greqi, Thylane shfaqet e lumtur krah partnerit të saj, teksa tregon në plan të parë unazën e diamantit.

"I thashë 'Po' shokut tim të ngushtë. Gëzuar për përgjithmonë," ka shkruar modelja krahas postimit, i cili është mbushur menjëherë me mijëra pëlqime dhe urime nga miqtë e saj të njohur dhe fansat. /Prive By Liberta Spahiu

10/03/2026

Çdo nuse do donte të dëgjonte fjalë si të Mihrijes për Tringën.

Në një intervistë për 'Canape', këngëtarja u shpreh me fjalë të rralla për renë e saj.

10/03/2026

Pas disa ditësh vonesa dhe fluturime të anuluara, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, më në fund e ka gjetur rrugën e kthimit. Boksieri i njohur, i cili mbeti i bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore, ka ndarë me ndjekësit lajmin e shumëpritur. Të gjithë e mbajmë mend videon e tij pak ditë më parë, ku tregonte vështirësitë e mëdha për t'u larguar nga qyteti, një situatë që bëri jo pak zhurmë në rrjet dhe merakosi ndjekësit e tij.

​Tani, duket se e gjithë kjo situatë ka kaluar dhe kampioni po i kthehet normalitetit. Përmes një postimi të fundit në llogarinë e tij në Instagram, Driloni ka publikuar një fotografi nga komoditeti i klasit të biznesit brenda një aeroplani. Ai ka etiketuar vendndodhjen e tij në Stamboll të Turqisë, duke konfirmuar kështu se është larguar me sukses dhe është vetëm një fluturim larg shtëpisë.

09/03/2026

Dasmat e fshehta të personazheve publikë gjithmonë zgjojnë interes të jashtëzakonshëm, sidomos kur fshehin detaje që ndryshojnë jetën. Dy javë më parë, Prive By Liberta Spahiu solli pamje ekskluzive të martesës tejet private të këngëtarit të njohur, Adrian Gaxha, dhe partneres së tij, Sidorela.

Ceremonia u mbajt larg syve të mediave, por në pamjet e pakta të siguruara, një detaj i ëmbël nuk mund të kalonte pa u vënë re. Barku i rrumbullakosur i nuses ishte mjaft i dukshëm, duke zbuluar se çifti ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë. Prej asaj dite, pyetja e vetme që qarkullonte ngado ishte se cila do të ishte gjinia e foshnjës.

Pasi u fol e u aludua shumë nëpër rrjete sociale, misteri më në fund është zbuluar. Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se lajmi është i vërtetë dhe Sidorela do të sjellë në jetë një djalë. Një kapitull i ri dhe shumë i bukur po nis për dyshen. /Prive By Liberta Spahiu

09/03/2026

Një nga dinamikat më të komentuara të shtëpisë së Big Brother VIP vazhdon të ketë vëmendjen e rrjeteve sociale edhe jashtë formatit televiziv. Gjatë spektaklit, momenti kur Endri hyri për të promovuar këngën e tij dhe u përball me ish të dashurën, Benitën, la shumë rrugë të hapura. Dyshja u shpreh se shumë gjëra do t'i linin sqarimit vetëm pasi kjo aventurë të përfundonte plotësisht.

Pikërisht nga ky premtim, prej ditësh në rrjet po supozohet gjerësisht se një takim mes tyre ka ndodhur tashmë në fshehtësi, larg syrit të publikut. Megjithatë, për të gjithë ata që prisnin një rikthim apo një përballje të re, burime pranë dyshes bëjnë të ditur për Prive By Liberta Spahiu se një gjë e tillë është e pavërtetë.

Asnjë takim nuk është realizuar. Ndërkohë, Benita ka gjetur qetësinë e saj dhe gjatë fundjavës u shfaq në TikTok me Londrimin duke kënduar "Bugatti"-n e saj të famshëm, teksa po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për dramën në raport me Klodin. /Prive By Liberta Spahiu

09/03/2026

Urimi i Kiarës për vjehrrën, nënën e Luizit, në ditëlindjen e saj.

09/03/2026

Prej disa ditësh, mediat turke dhe rrjetet sociale po ziejnë nga thashethemet se aktorja e njohur Serenay Sarıkaya dhe këngëtari Mert Demir po bëhen gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë gjatë kësaj vere.

Por si qëndron e vërteta? Së fundmi, gjatë kthimit të saj nga një udhëtim, Serenay është "përballur" me gazetarët në aeroportin e Stambollit, të cilët nuk kanë hezituar ta pyesin drejtpërdrejt rreth këtyre lajmeve që po bëjnë xhiron e rrjetit.

Aktorja i ka hedhur poshtë këto zëra duke dhënë një përgjigje epike: "Nuk e di nga i nxirrni këto lajme, është vërtet e çuditshme. Nëse do të kishte një martesë në horizont, besoj se do të isha e para që do ta merrja vesh!" /Prive By Liberta Spahiu

09/03/2026

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Teuta Krasniqi, ka vendosur t'i kthejë ndjekësit e saj pas në kohë.

Së fundmi, ajo i është bashkuar një trendi mjaft të njohur në rrjetet sociale duke hapur arkivat e saj personale dhe duke ndarë imazhe të rralla nga vitet '90.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, e cila nis me pyetjen e famshme "Mami si ishe në vitet '90?, Teuta ka treguar disa fotografi nga koha kur ishte më e re. Aktorja vetë e ka shoqëruar këtë postim nostalgjik me komentin "90's vibes", duke theksuar frymën dhe stilin e asaj dekade.

Një gjë është e sigurt: koha mund të kalojë dhe trendet mund të ndryshojnë, por këto imazhe dëshmojnë më së miri se bukuria dhe sharmi natyral e kanë shoqëruar Teutën në çdo etapë të jetës, duke e bërë atë po aq rrezatuese atëherë sa edhe sot! /Prive By Liberta Spahiu

09/03/2026

'Qejfli si ti', aktori Rez Veleshnja kujton Shpat Kasapin në takim me vëllain e tij, Albinin.

09/03/2026

Fifi, ka ndarë një lajm fantastik për të gjithë fansat e saj. Këngëtarja ka njoftuar se më 25 Prill do të mbajë koncertin e saj të parë të madh në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Përmes një video-mesazhi emocionues, ajo zbuloi se bashkë me ekipin e saj kanë kohë që punojnë intensivisht për këtë ngjarje të veçantë, duke premtuar një natë magjike.

"Fifi po vjen me historinë e vet, me muzikën, ndjenjën, zemrën... Kjo është dhurata ime për ju që e doni muzikën time," – u shpreh ajo në postimin e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pretoria?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


398 JR Onbekend Bapsfontein, Bronkhorstspruit
Pretoria

Opening Hours

Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30
Saturday 08:00 - 16:30
Sunday 08:00 - 16:30