K.F Turbina Cerrik

K.F Turbina Cerrik

Share

Te rejat me te fundit tek ekipi i Turbines do ti gjeni ne kete faqe ! E vetmja faqe zyrtare !

03/04/2026

Nëse je nga Cërriku dhe nuk je nesër në stadium… atëherë ku je?
Ky ekip nuk është thjesht një skuadër futbolli.
Është pasqyra e qytetit tonë.
Mbi 11 djem nga Cërriku, 16, 17, 18 vjeç… po mbajnë peshën e fanellës së të rriturve.
Pa eksperiencë të gjatë, pa emra të mëdhenj… por me zemër, sakrificë dhe krenari për qytetin e tyre.
Ata nuk kërkojnë shumë.
Vetëm një gjë: zërin tënd nga tribuna.
Sepse një duartrokitje për ta është më shumë se motivim.
Është besim. Është forcë. Është arsye për të mos u dorëzuar.
Mos rri spektator nga larg.
Mos u bë kritik nga telefoni.
👉 Eja në stadium.
👉 Mbështeti djemtë e qytetit.
👉 Bëhu pjesë e asaj që po ndërtojmë.
Sepse këta nuk janë thjesht lojtarë… janë e ardhmja e Cërrikut.
P.s. Foton e postimit e ka ndërtuar vet një nga djemtë.
Shihemi nesër në orën 13:00!

TURBINA PERMETI OK 17/03/2026

Ndeshja Turbina 0-1 Përmeti

TURBINA PERMETI OK Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Photos from K.F Turbina Cerrik's post 15/03/2026

Turbina u mposht minimalisht 0–1 nga Permeti në stadiumin “Nexhip Trungu”, në një ndeshje që u vendos vetëm në minutat e fundit. Gjysma e parë ishte e vështirë për Turbinën, e cila nuk arriti të gjejë ritmin dhe të zhvillojë lojën e saj.

Në pjesën e dytë ekipi reagoi, rriti volumin e lojës dhe mori më shumë kontroll në fushë, duke dominuar dhe duke krijuar disa raste të mira për shënim. Pikërisht në momentet kur skuadra po kërkonte me më shumë insistim golin, nga një rast pa shumë pretendime u akordua një goditje nga këndi për kundërshtarin, e cila në minutën e fundit u shndërrua në gol dhe vendosi fatin e ndeshjes. ⚽️

14/03/2026

Të dielën në orën 14:00 luajm sfidën e radhës në shtëpi.

14/03/2026
09/03/2026

☺️

07/03/2026

Serxho që bën "free style" frymëzon Devisin që të provojë duke ia dalë të shënojë. 🙃🫠🫡

07/03/2026

Shënon Emo me kokë, por goli është i grupit që vrapon pa pushim.🤩

01/03/2026

Goli i dyte I shënuar nga Samuel Nweke!

Photos from K.F Turbina Cerrik's post 01/03/2026

Turbina 2–0 Tepelena
Një tjetër hap përpara në lojë dhe në rezultat.
Skuadra e nisi takimin me 6 lojtarë të ardhur nga moshat (16,17,18 vjeçarë), duke treguar qartë vazhdimësinë e projektit dhe besimin tek puna me të rinjtë. Leoandro Ishja dha siguri në portë, ndërsa në mbrojtje Raisi Cekini, Hamza dhe Aldion Lami garantuan stabilitet dhe dalje të pastra nga prapavija. Në mesfushë, Aston Çekini operoi si mesfushor i majtë me volum dhe lëvizje pa top, në qendër dyshja Mateo Sharku – me qartësinë në organizim dhe vertikalizime – dhe Ekule me intensitetin e tij shkatërrues dhe box-to-box, ndërsa Xhorxh mbuloi krahun e djathtë me disiplinë taktike. Sulmi u formua me Alen ne krye dhe Justin dhe Alteo Musta nga krahet në mbështetje.
Goli i parë erdhi në pjesën e dytë pikërisht nga dinamika në krah: Raisi Cekini krosoi saktë dhe Alen me kokë finalizoi me vendosmëri. Impakti nga stoli ishte vendimtar në fund ku Ergi Muço asistoi bukur për Samuel Nweke, i cili vulosi rezultatin 2–0. U aktivizuan gjithashtu Leo Ranxha, Niko Roçi, Oresti Caraku. Pa aktivizuar mbeti Samuel Haxhiu si portier i dytë.
Ekipi po fiton identitet, ritëm dhe besim nga ndeshja në ndeshje. Sot loja u përkthye edhe në rezultat. Vazhdojmë kështu. Forca Turbina!

27/02/2026

Të dielën në orën 13:00 luajm sfidën e radhës në shtëpi.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Cërrik?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Cërrik