09/05/2026
𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 𝐃𝐀𝐘
🗓 25/26
l Play-Out
🗓️ 9 Maj
⏰16:00
🏟️“ FLAMURTARI”
#𝑷𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝑴𝒆𝑻𝒚𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓 #𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊 🔵⚫️
© http://www.asluftetari.al/
© AS Luftëtari Official Page
09/05/2026
𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 𝐃𝐀𝐘
🗓 25/26
l Play-Out
🗓️ 9 Maj
⏰16:00
🏟️“ FLAMURTARI”
#𝑷𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝑴𝒆𝑻𝒚𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓 #𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊 🔵⚫️
03/05/2026
🏁𝐅𝐔𝐋𝐋 𝐓𝐈𝐌𝐄
⏹️ 𝐀𝐅 𝐋𝐔𝐅𝐓𝐄𝐓𝐀𝐑𝐈 🆚 KF POGRADECI l 3-0
⚽️ De Oliveira 25’, Budo K 33’, Nianguila K 68’,
l l
03/05/2026
𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 𝐃𝐀𝐘
🗓 25/26
| 𝑱𝑨𝑽𝑨 | 33
🗓️ 3 Maj
⏰15:00
🏟️“GJIROKASTRA”
#𝑷𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝑴𝒆𝑻𝒚𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓 #𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊 🔵⚫️
02/05/2026
🔹𝐏𝐑𝐀𝐆 POGRADECI
📷 | 𝑬𝒌𝒊𝒑𝒊 𝒌𝒂 𝒎𝒃𝒚𝒍𝒍𝒖𝒓 𝒔𝒆𝒂𝒏𝒄𝒆̈𝒏 𝒆 𝒇𝒖𝒏𝒅𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒂𝒕𝒊𝒕𝒋𝒆𝒗𝒆 ⚽️🏃🏻
#𝑷𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝑴𝒆𝑻𝒚𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓i #𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊🔵⚫️
25/04/2026
🏁𝐅𝐔𝐋𝐋 𝐓𝐈𝐌𝐄
⏹️ KS KASTRIOTI 🆚 𝗔𝗙 𝗟𝗨𝗙𝗧𝗘𝗧𝗔𝗥𝗜 l 1-2
⚽️ Nyanguila K 87’, A Beji 89’,
l # LEZHE l
25/04/2026
𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 𝐃𝐀𝐘
🗓 25/26
| 𝑱𝑨𝑽𝑨 | 32
🗓️25 Prill
⏰15:00
🏟️“BESËLIDHJA” Lezhe
#𝑷𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝑴𝒆𝑻𝒚𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓 #𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊 🔵⚫️
24/04/2026
🔹𝐏𝐑𝐀𝐆 KASTRIOTI
📷 | 𝑬𝒌𝒊𝒑𝒊 𝒌𝒂 𝒎𝒃𝒚𝒍𝒍𝒖𝒓 𝒔𝒆𝒂𝒏𝒄𝒆̈𝒏 𝒆 𝒇𝒖𝒏𝒅𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒂𝒕𝒊𝒕𝒋𝒆𝒗𝒆 ⚽️🏃🏻
#𝑷𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝑴𝒆𝑻𝒚𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓i #𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊🔵⚫️
19/04/2026
🏁𝐅𝐔𝐋𝐋 𝐓𝐈𝐌𝐄
⏹️ 𝗔𝗙 𝗟𝗨𝗙𝗧𝗘𝗧𝗔𝗥𝗜 🆚 KS BURRELI l 2-0
⚽️ Zani K 37’, 87’,
l # GJIROKASTER l
19/04/2026
𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 𝐃𝐀𝐘
🗓 25/26
| 𝑱𝑨𝑽𝑨 | 31
🗓️19 Prill
⏰15:00
🏟️“GJIROKASTRA”
#𝑷𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝑴𝒆𝑻𝒚𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓 #𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊 🔵⚫️
18/04/2026
Një lajm i paprecedent dhe krejtësisht i pavërtetë është përhapur në lidhje me institucionin e Bashkisë Gjirokastër, i cili është një nga mbështetësit kryesorë të ekipit tonë.
Ky dezinformim ka shkaktuar panik dhe shqetësim në gjithë opinionin sportiv të qytetit. Dënojmë me forcë përhapjen e lajmeve të rreme dhe sjellje të tilla të papërgjegjshme.
Urojmë që raste të tilla të mos përsëriten më dhe kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese të marrin masat e nevojshme për të vendosur në vend dinjitetin e këtij institucioni dhe të qytetarisë.
Bashkia Gjirokastër dënon me forcën më të madhe përhapjen në rrjetet sociale dhe në çdo formë tjetër publike të informatave dhe pretendimeve të rreme, të fabrikuara dhe alarmuese, të cilat kanë për qëllim të qartë krijimin e një gjendjeje pasigurie dhe paniku te qytetarët. Pretendimet e shpërndara së fundmi, sipas të cilave Kryetari i Bashkisë dhe 18 punonjës të këtij institucioni rezultojnë të infektuar me virusin HIV/AIDS, janë tërësisht të pavërteta, të sajuara dhe pa asnjë bazë faktike apo reale.
Bashkia Gjirokastër e konsideron këtë jo thjesht si një akt dezinformimi, por si një veprim të rëndë, të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm, i cili synon të dëmtojë figurën e institucionit, të cenojë dinjitetin dhe integritetin e punonjësve të administratës vendore, të godasë reputacionin e Kryetarit të Bashkisë dhe, mbi të gjitha, të përhapë panik dhe pasiguri te qytetarët. Përmbajtje të tilla nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën për informim, por përfaqësojnë një përpjekje dashakeqe për të helmuar klimën publike me të pavërteta dhe për të krijuar shqetësim të pajustifikuar në komunitet.
Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, përbën vepër penale, të parashikuar shprehimisht nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
Në këtë rast, është e qartë se qëllimi i këtyre pretendimeve të rreme nuk është thjesht përhapja e një të pavërtete, por krijimi i panikut te qytetarët, cenuarja e qetësisë publike dhe nxitja e pasigurisë në opinionin publik. Pikërisht ky element i qëllimit e bën këtë sjellje të lidhet drejtpërdrejt me parashikimin e nenit 267 të Kodit Penal.
Për këtë arsye, Bashkia Gjirokastër u bën thirrje të drejtpërdrejtë Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të nisin pa vonesë verifikimet dhe hetimet përkatëse për identifikimin e autorëve, nxitësve, publikuesve dhe shpërndarësve të këtij informacioni të rremë dhe alarmues, si dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdo person të përfshirë në këtë veprim. Një sjellje e tillë nuk mund të trajtohet si një deklarim i zakonshëm në rrjetet sociale, por si një akt me pasoja të drejtpërdrejta për rendin publik, për besimin e qytetarëve dhe për funksionimin normal të jetës institucionale.
Bashkia Gjirokastër garanton qytetarët se nuk ekziston asnjë situatë e tillë, siç pretendohet në mënyrë dashakeqe në këto publikime. Çdo informacion i shpërndarë në këtë drejtim është plotësisht i rremë dhe i ndërtuar me qëllim dëmtimin e figurës së institucionit dhe krijimin e alarmit të pabazuar në publik. Qytetarët duhet të jenë të sigurt se Bashkia Gjirokastër vijon normalisht ushtrimin e funksioneve të saj dhe si gjithmon në shërbim të qytetarëve.
Njëkohësisht, Bashkia Gjirokastër bën me dije se do të ndjekë me vendosmëri të plotë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit të institucionit, të figurës së Kryetarit të Bashkisë dhe të dinjitetit të çdo punonjësi të saj, duke kërkuar marrjen e masave ligjore ndaj autorëve të këtij materiali të rremë dhe alarmues.
Bashkia Gjirokastër u bën gjithashtu thirrje qytetarëve, mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që të tregojnë përgjegjësi, të verifikojnë burimet e informacionit dhe të mos bëhen pjesë e shpërndarjes së përmbajtjeve të pavërteta që synojnë të krijojnë panik. Ruajtja e qetësisë publike, e përgjegjshmërisë qytetare dhe e komunikimit të bazuar në të vërtetën është një detyrim i përbashkët i çdo qytetari dhe i çdo institucioni.
18/04/2026
🔹𝐏𝐑𝐀𝐆 BURRELI
📷 | 𝑬𝒌𝒊𝒑𝒊 𝒌𝒂 𝒎𝒃𝒚𝒍𝒍𝒖𝒓 𝒔𝒆𝒂𝒏𝒄𝒆̈𝒏 𝒆 𝒇𝒖𝒏𝒅𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒂𝒕𝒊𝒕𝒋𝒆𝒗𝒆 ⚽️🏃🏻
#𝑷𝒆̈𝒓𝒋𝒆𝒕𝑴𝒆𝑻𝒚𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓i #𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂𝑳𝒖𝒇𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒊🔵⚫️