Portali Gramsh Sport

Directions Website

Portali Gramsh Sport Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Portali Gramsh Sport, Gramsh.

PORTALI “GRAMSH SPORT”
⚽️ Faqe me lajme për sportin e qytetit të Gramsh*t!

📰 Lajme • Rezultate • Ndeshje • Evente
⚽️ KF Gramshi • Grupmoshat • 🏐 Volejboll • Sporte të tjera

📍 Çdo zhvillim sportiv nga Gramshi.

👉 Gramsh Sport – lajme sportive 24/7!

03/11/2026

GRAMSHI GJEN GOLIN QË NË MINUTËN E PARË, SERXHIO TABAKU REALIZON NJË SUPERGOL NDAJ SHIROKËS

KF Gramshi kaloi në avantazh që në minutën e parë të përballjes me Shirokën, falë një realizimi spektakolar të Serxhio Tabakut. Një gol i bukur nga futbollisti i skuadrës gramshiote, që i dha një nisje të shkëlqyer ndeshjes për ekipin e Gramsh*t.

KF GRAMSHI DREJT TRANSFERTËS NË SHKODËR, PESË NDESHJE PA HUMBJE! SHIROKA SFIDA E RADHËSKF Gramshi përgatitet për një tra...
01/11/2026

KF GRAMSHI DREJT TRANSFERTËS NË SHKODËR, PESË NDESHJE PA HUMBJE! SHIROKA SFIDA E RADHËS

KF Gramshi përgatitet për një transfertë të rëndësishme në kampionat, ku do të përballet me KF Shirokën në stadiumin “Resh*t Rusi” të Shkodrës. Skuadra gramshiote synon të vijojë ecurinë pozitive dhe të kërkojë një rezultat të vlefshëm në këtë përballje jashtë fushës së saj.

Gramshi vjen në këtë ndeshje pas pesë takimeve radhazi pa humbje, një ecuri pozitive që dëshmon vazhdimësinë e rezultateve dhe punën e bërë nga futbollistët, trajneri dhe stafi teknik. E renditur aktualisht në vendin e gjashtë, skuadra do të kërkojë të marrë pikë në Shkodër për të përmirësuar pozicionin e saj në klasifikim.

Për shkak të distancës, ekipi i Gramsh*t është nisur drejt Shkodrës një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes. Skuadra ka qëndruar në hotel, ku futbollistët kanë pasur mundësinë të pushojnë dhe të rikuperojnë energjitë në prag të kësaj sfide. Ndërkohë, përgatitjet e fundit janë zhvilluar përpara përballjes, me synimin që ekipi të jetë sa më i gatshëm për minutat e lojës.

Përballja me Shirokën përbën një tjetër test për KF Gramshin, që do të kërkojë të ruajë serinë pozitive dhe të largohet nga Shkodra me një rezultat të mirë.

KF SHIROKA – KF GRAMSHI
📅 01.11.2026 | 🕜 13:30
🏟️ Stadiumi “Resh*t Rusi”, Shkodër

31/10/2026

U-17 | NAFTËTARI – KF GRAMSHI 2-2 | PJESA E DYTË, RIKTHIMI I GRUPMOSHAVE NË GRAMSH PAS SHUMË VITESH

31/10/2026

U-17 | NAFTËTARI – KF GRAMSHI | PJESA E PARË 1-1, RIKTHEHEN GRUPMOSHAT NË GRAMSH PAS SHUMË VITESH

31/10/2026

EAGLE FOOTBALL – KF GRAMSHI | PËRFUNDON PJESA E DYTË, FITON GRAMSHI 3-0!

31/10/2026

EAGLE FOOTBALL – KF GRAMSHI | PËRFUNDON PJESA E PARË, GRAMSHI NË DISAVANTAZH 1 - 0

VOLEJBOLL U-18 | GRAMSHI ZHVILLON NDESHJEN E DYTË, PËRBALLË LUSHNJËSEkipi U-18 i volejbollit të Gramsh*t do të luajë nde...
31/10/2026

VOLEJBOLL U-18 | GRAMSHI ZHVILLON NDESHJEN E DYTË, PËRBALLË LUSHNJËS

Ekipi U-18 i volejbollit të Gramsh*t do të luajë ndeshjen e dytë, këtë herë përballë ekipit të Lushnjës. Përballja është programuar të zhvillohet të shtunën, më 31.10.2026, në orën 12:00, në Pallatin e Sportit “Llazar Llupo”, në Lushnjë.

Takimi përbën një tjetër provë për volejbollistët e rinj të Gramsh*t, të cilët do të kërkojnë të zhvillojnë një paraqitje sa më të mirë në këtë përballje.

Vëmendja e sportdashësve të Gramsh*t do të jetë te kjo ndeshje, ku ekipi U-18 do të zbresë sërish në parket për të përfaqësuar qytetin në aktivitetin e volejbollit.

EAGLE FOOTBALL REAGON PAS NDESHJES ME KF GRAMSHIN, PRETENDIME PËR ARBITRIMIN DHE TENSIONET NË FUSHËNdeshja Eagle Footbal...
31/10/2026

EAGLE FOOTBALL REAGON PAS NDESHJES ME KF GRAMSHIN, PRETENDIME PËR ARBITRIMIN DHE TENSIONET NË FUSHË

Ndeshja Eagle Football – KF Gramshi, e zhvilluar në Kompleksin Internacional në Tiranë, vijon të diskutohet edhe pas përfundimit të saj. Klubi vendas ka publikuar një reagim me katër pika, ku ngre pretendime për arbitrimin, minutat shtesë, provokimet gjatë takimit dhe pezullimin e trajnerit të skuadrës.

Megjithatë, vëmendje kërkojnë edhe episodet e pasqyruara në pamjet filmike të ndeshjes. Në minutat e fundit të pjesës së parë, trajneri i Eagle Football i drejtohet futbollistëve të Gramsh*t me fjalët: “Ma lër mua”. Pas tensioneve të krijuara, ai ndëshkohet me karton të kuq, por sipas pamjeve nuk largohet nga fusha dhe mbetet i pranishëm gjatë vijimit të lojës.

Pikërisht ky episod kërkon një sqarim nga strukturat përgjegjëse. Pse trajneri nuk u largua pas ndëshkimit me karton të kuq? A u respektua plotësisht rregullorja dhe a u morën masat e nevojshme për të garantuar vijimin normal të ndeshjes?

Federata Shqiptare e Futbollit duhet t’i kushtojë vëmendje këtyre rasteve dhe të shqyrtojë pamjet filmike, në mënyrë që episode të tilla të mos përsëriten. Futbolli ka nevojë për rregulla të zbatuara njësoj për të gjithë, jo vetëm për deklarata pas ndeshjeve.

KF Gramshi udhëtoi në Tiranë për të zhvilluar një ndeshje futbolli dhe për të përfaqësuar qytetin e tij. Ajo që kërkohet është një garë e drejtë, ku rezultati të vendoset në fushë dhe jo të ndikohet nga situata jashtë lojës.

Pamjet filmike janë në dispozicion për shqyrtim. Tashmë pritet reagimi dhe vlerësimi i institucioneve përgjegjëse.

30/10/2026

GRAMSH | PAMJET E GOLAVE TË SHËNUAR NGA NXËNËSIT E TRI SHKOLLAVE 9-VJEÇARE NË STADIUMIN E RI “MYSLIM KOÇI”

Stadiumi i ri dhe modern “Myslim Koçi” në Gramsh mirëpriti për herë të parë nxënësit e tri shkollave 9-vjeçare të qytetit, në kuadër të Edicionit të XI-të të Kampionatit Lokal të Futbollit.

Në këtë aktivitet morën pjesë shkollat “Asllan Shahini”, “35 Vjetori i Çlirimit” dhe “Rilindja”. Përballjet sollën emocione dhe gola në fushën e stadiumit të ri.

Ndiqni pamjet e golave të shënuar nga nxënësit e tri shkollave të qytetit të Gramsh*t.

30/10/2026

GRAMSH | “ASLLAN SHAHINI” MUND “35 VJETORI I ÇLIRIMIT” ME PENALLTI DHE FITON KUPËN E KAMPIONATIT

Shkolla “Asllan Shahini” është fituese e edicionit të 11-të të Kampionatit Lokal të Futbollit mes shkollave 9-vjeçare të Gramsh*t.

Në finalen përballë shkollës “35 Vjetori i Çlirimit”, të dyja skuadrat nuk arritën të përcaktonin fituesin gjatë kohës së rregullt. Gjithçka u vendos nga goditjet e penalltive, ku “Asllan Shahini” u tregua më e saktë, duke siguruar fitoren dhe vendin e parë.

Pas triumfit në finale, nxënësit e shkollës “Asllan Shahini” morën edhe kupën e kampionatit, duke mbyllur në mënyrën më të mirë këtë edicion.

Në renditjen përfundimtare, vendin e dytë e mori “35 Vjetori i Çlirimit”, ndërsa vendin e tretë shkolla “Rilindja”.

Ndeshjet u zhvilluan në fushën e stadiumit të Gramsh*t.

Address

Gramsh
3301

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Portali Gramsh Sport posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby gyms & sports facilities


Other Gramsh gyms & sports facilities

Show All