Terbuni BOKS
Ekipi Boksit TERBUNI
17/07/2026
Diten e sotme ishim te ftuar ne palestren e klubit te boksit "Studenti" , ku zhvilluam sparingje me disa sportiste .
Ekipi yne po pergaditet per aktivitete nderkombetare, si kampionati Europian dhe Boteror. Me poshte videot e sparingjeve te sotme .
Përfundon Kampionati Kombëtar i Boksit U19 në Pukë
Ditën e djeshme, në qytetin e Pukës, u zhvilluan ndeshjet finale të Kampionatit Kombëtar të Boksit për moshat U19, duke përmbyllur me sukses një aktivitet të rëndësishëm sportiv.
Në fillim dëshirojmë të shprehim një falënderim të veçantë për Bashkinë Pukë, Kryetarin e Bashkisë z. Rrok Dodaj dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike z. Demir Syla për organizimin shembullor të këtij kampionati për të dytin vit radhazi. Falë përkushtimit të tyre, gara u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe me standarde të larta organizative, pa incidente apo ndërprerje, duke treguar se kur ka vullnet dhe bashkëpunim, sporti fiton. Faleminderit!
Ekipi ynë e mbylli kampionatin me tre tituj nënkampionë kombëtarë:
🥈 57 kg – Alban Qinani, Nënkampion Kombëtar
🥈 67 kg – Gabriel Çermeli, Nënkampion Kombëtar
🥈 92 kg – Emanuel Pisha, Nënkampion Kombëtar
Megjithëse Terbuni Boks nuk arriti objektivat ekiporë që kishte vendosur për këtë kampionat, ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më fort, me bindjen se do të rikthehemi më të fortë në garat e ardhshme.
Njëkohësisht, ndjejmë detyrimin të ngremë shqetësimet tona lidhur me disa aspekte të zhvillimit të kampionatit. Sipas vlerësimit tonë, në ndeshjen e kategorisë 67 kg mes Gabriel Çermelit (Terbuni) dhe Nasufit (Tirana) pati një gjykim të padrejtë dhe jo në nivelin profesional që kërkon ky sport. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit që të shqyrtojë me seriozitet këtë rast dhe të marrë masat e nevojshme për garantimin e një gjykimi të paanshëm dhe korrekt.
Gjithashtu, kërkojmë një rishikim të mënyrës së organizimit të kategorive të peshave. Ndryshimet e bëra në këtë kampionat sollën një pjesëmarrje të ulët në disa kategori, deri në atë pikë sa pati sportistë që u shpallën kampionë pa zhvilluar asnjë ndeshje. Besojmë se këto vendime nuk i shërbejnë zhvillimit të boksit dhe duhen harmonizuar me standardet ndërkombëtare.
Terbuni Boks mbështet zhvillimin dhe përparimin e boksit shqiptar dhe do të vazhdojë të punojë me seriozitet për sportistët e tij. Në të njëjtën kohë, kërkojmë trajtim të barabartë, respekt për punën dhe përkushtimin tonë, si dhe kushte të drejta konkurrimi për të gjitha ekipet pjesëmarrëse.
Urime të gjithë sportistëve që morën pjesë dhe falënderime të gjithë atyre që kontribuan në organizimin e këtij kampionati.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Pukë
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |