LFC - Analiza Profesionale

LFC - Analiza Profesionale Në faqe do gjeni analiza profesionale, lajme dhe postime unike.

28/09/2026

Besoj se po e kuptoni nje ndryshim këtë sezon 2026/27 sa i përket pushimit ndërkombëtar i cili është më i gjatë me qëllim, sepse FIFA ka ndryshuar kalendarin ndërkombëtar të futbollit.

Më parë: shtatori dhe tetori kishin nga një dritare ndërkombëtare, zakonisht rreth 9 ditë secila.

Nga 2026: këto dy dritare janë bashkuar në një të vetme, nga 21 shtator deri më 6 tetor — 16 ditë.

Brenda kësaj periudhe kombëtaret mund të zhvillojnë deri në 4 ndeshje, ndërsa më parë zakonisht ishin 2+2 në dy pushime të ndara.

Për shembull, në UEFA Nations League, kombëtaret evropiane luajnë 4 ndeshje në këtë dritare.

Pra, nuk është rastësi dhe as vetëm për shkak të Botërorit. Është ndryshim i përhershëm i strukturës së kalendarit FIFA, i planifikuar që nga viti 2023 dhe që zbatohet për herë të parë në sezonin 2026/27.

Për Liverpoolin, kjo do të thotë që lojtarët e kombëtareve mund të jenë larg klubit rreth dy javë, por edhe ne rast lendimeve si rasti i Gakpos dhe Isak mund të kenë kohe për rikuperim.

Përjashtim të disa detajeve (të parëndësishme në përgjithësi)  nuk kemi trajner rival që ti ketë merituar titujt më shum...
27/09/2026

Përjashtim të disa detajeve (të parëndësishme në përgjithësi) nuk kemi trajner rival që ti ketë merituar titujt më shumë se sa Guadiola. Folur në mënyrë sportive, ka qenë "kënaqësi" me të mposhtë një skuadër si City i Guardiolës, sepse cdo fitore e ka arritur duke luajtur në mënyrën më të bukur të mundshme.
Dhe historikisht nuk gjen skuader që ti ketë arritur gjithë këto trofe me meritë se sa city i Guardiolës.

Tash nuk e di çfarë është puna e dokumenteve dhe financave, mirëpo ne fushë nuk mund të ia tregoj gishtin askush.

😔  Andy Robertson ka folur me dhimbje për humbjen e shokut të skuadrës, Diogo Jota, duke kujtuar gjendjen e skuadrës pas...
26/09/2026

😔 Andy Robertson ka folur me dhimbje për humbjen e shokut të skuadrës, Diogo Jota, duke kujtuar gjendjen e skuadrës pas tragjedisë:

🚨 “Është e vështirë ta përshkruash apo të flasësh për të. Ajo që përjetuam ishte e tmerrshme”.

💔 “Lojtarët e rinj që erdhën në klub, u bashkuan me një skuadër që ishte e copëtuar emocionalisht”.

🥺 “Ne nuk mendonim për futbollin. E vërteta është se nuk na interesonte futbolli, sepse sapo kishim humbur një nga shokët tanë më të mirë në dhomën e zhveshjes”.

24/09/2026

Liverpooli përkundër shenjave pozitive që sinjalizojnë një përmisim, ka edhe një sfidë për të kaluar në nivel tjetër, dhe cila është ajo sfidë? Në 3 garat që Liverpooli ka garuar, në asnjërën nuk i ka dy fitore radhazi. Dhe Liverpooli ka një javë të madhe përpara, pas pushimit ndërkombëtarë, pret Man Cityn, dhe pastaj i shkon një Brendfordit, dy skuadra që ende janë të pamposhtura në premier ligë, dhe secila më e papërshtatshme se tjetra.

Iraola ka një sfidë më serioze tani.

A e kuptuat këtë strategji të Alonsos që mund ta zhvesh Arsenalin nga favoriti për titullin e premierë ligës? Sepse sic ...
23/09/2026

A e kuptuat këtë strategji të Alonsos që mund ta zhvesh Arsenalin nga favoriti për titullin e premierë ligës?
Sepse sic dihet Arsenali një numër të madh të golave dhe ndeshjeve i ka kry permes korrnerave.

Shpjegimi

Ideja kryesore nuk është vetëm mbrojtja e korrnerit— është kundërsulmi dhe detyrimi i Arsenalit të lërë lojtarë mbrapa.

Çfarë po bëjnë?

Në foto shihen 4 lojtarë të Chelsea-t shumë lart:

Palmer

João Pedro

Neto

Rogers

Ata nuk futen në zonë për ta mbrojtur këndin. Qëndrojnë afër vijës së mesit.

🧠 Pse e bëjnë këtë?

Kur Arsenali merr korner, zakonisht dëshiron të fusë shumë lojtarë në zonën e Chelsea-t.

Alonso thotë, në thelb: “Nëse i futni të gjithë përpara, ne ju kërcënojmë menjëherë në kundërsulm.”

Kështu Arsenali detyrohet të mbajë 4–5 lojtarë më mbrapa për të kontrolluar Palmer, João Pedron, Neton dhe Rogers.

Pra, Chelsea arrin diçka shumë interesante:

Korneri i Arsenalit → Chelsea nuk mbrohet me 11 lojtarë → mban 4 lojtarë si kërcënim → Arsenali duhet të lërë më shumë lojtarë prapa → më pak lojtarë të Arsenalit në zonë.

Pjesa më interesante

Katër lojtarët nuk janë vendosur rastësisht. Ata janë të shpërndarë në gjerësi.

Nëse Chelsea e fiton topin:

Topi te Palmer → hapet krahu tjetër
Topi te Neto → mundësi për të sulmuar hapësirën
Topi te João Pedro/Rogers → dalje e shpejtë në transition.

Pra, ata krijojnë një lloj “4-vs-4” jashtë zonës, duke e bërë shumë më të vështirë për Arsenalin që të dërgojë 10 lojtarë në sulm.

23/09/2026

Sa i perket taktikave, aktualisht premier liga po provon cdo risi dhe mundësi, dhe një ndër këto taktika që me ta ikë trurin ishte kjo e Alonsos ndaj Arsenalit. Dhe një ndër taktikat që Arsenali me të cilën e fitoi premier ligën (përmes korrnerave) Alonso ia dekonspiroi përmes kësaj lëvizjeje të zgjuar.

Ndeshja e radhës është një ndeshje që mund ta ngris Liverpoolin në një nivel tjetër, dhe poashtu mund ta fus seriozisht ...
23/09/2026

Ndeshja e radhës është një ndeshje që mund ta ngris Liverpoolin në një nivel tjetër, dhe poashtu mund ta fus seriozisht në garë për titull nëse fitohet.
Por për Liverpoolin e këtij sezoni top prioritet mbetet ndërtimi i lojës dhe komponimi i skuadrës dhe në këtë ndeshje, me rëndësi është të mos pësohet humbje dhe të vazhdohet pamposhtëmëria, sepse kjo ndihmon në vetëbesimin e skuadrës.
Skuadra aktualisht sëbashku me trajnerin e ri, nuk kanë nevoj për një fushatë presioni mediatik, thjeshtë ndodh një zhvillim i qendrueshëm në prapaskena dhe tek prej mesit të sezonit të dalin në skenë. Për Liverpoolin aktualisht më me rëndësi është suksesi i projektit se sa fitimi i një trofeu në mënyrë aritificiale.

Sipas "Daily Mail", Andoni Iraola po i tregon Alexander Isakut video të Lewis Koumas si shembull se si dëshiron që sulmu...
22/09/2026

Sipas "Daily Mail", Andoni Iraola po i tregon Alexander Isakut video të Lewis Koumas si shembull se si dëshiron që sulmuesi i tij (numri 9) të ushtrojë presion 🤯

Liverpooli i këtij sezoni, nuk e ka imazhin që mund të mposhtet lehtë dhe kjo do ta ndihmoj për gjatë sezonit, sepse kjo...
22/09/2026

Liverpooli i këtij sezoni, nuk e ka imazhin që mund të mposhtet lehtë dhe kjo do ta ndihmoj për gjatë sezonit, sepse kjo është një psikologji pozitive për Liverpoolin dhe anasjelltas për kundërshtarin, ngase cdo kundërshtar kur fillon ndeshjen ndaj Liverpoolit, futet me pesimizëm dhe kjo është shumë me rëndësi. Për dallim nga sezoni i kaluar, kundërshtarët kishin qejf me lu kundër neve.

Keshtu qëndrojnë skuadrat që e ushtrojnë presingun ne premier ligë. Dhe Ish skuadra e Iraolas ende duke funksionuar sipa...
22/09/2026

Keshtu qëndrojnë skuadrat që e ushtrojnë presingun ne premier ligë. Dhe Ish skuadra e Iraolas ende duke funksionuar sipas Iraolas.
Dmth ka ende punë Iraola që ta ndertoj një sistem presingu tek Liverpooli, ta ngjashme me Bournemouth.

Address

Anfield Road
Liverpool

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LFC - Analiza Profesionale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to LFC - Analiza Profesionale:

Shortcuts

Share

Category