14/06/2026
✅ Fitore e djemëve tonë për fund sezoni! 🏐
Djemtë parapionierë të klubit tonë zhvilluan ndeshjen e fundit për këtë sezon, duke treguar lojë të mirë deri në fund. Në përballjen kundër bashkëmoshatarëve të tyre ekipit Plevla, ata arritën një fitore të merituar me rezultatin 2:0. 👏
Trajneri Herodit Sinani tregon se puna me këtë grup do të vazhdojë edhe më tej, me synim zhvillimin dhe përforcimin e ekipit për sezonet e ardhshme.
Klubi ynë, përveç sukseseve dhe konsolidimit me kategorinë e vajzave, po konsolidohet gjithnjë e më shumë edhe me djemtë – hap pas hapi, por me siguri drejt një të ardhmeje të sigurt! 💙
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur), Familjen Hajdari. Faleminderit edhe për komunën tonë, Komunën e Ulqin
14/06/2026
📍 KV Barbana në turneun në Pejë
Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë për klubin tonë, KV Barbana Ulqin, të marrë pjesë në turneun e organizuar me rastin e Festës së Çlirimit të qytetit të Pejës.
Falënderojmë sinqerisht nikoqirin, KV Peja, për pritjen e ngrohtë, organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e treguar gjatë gjithë aktivitetit.
Gjithashtu, ishte kënaqësi të ndajmë fushën me ekipet mike KV Grebaje - Guci dhe KV Llapi - Podujevë, duke promovuar sportin, respektin dhe bashkëpunimin mes nesh.
Pjesëmarrja në turne të tilla është gjithmonë një motivim shtesë për ne, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në forcimin e miqësive dhe vlerave që sporti na mëson.
Me respekt dhe mirënjohje,
KV Barbana
Ulqin
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur), Familjen Hajdari. Faleminderit edhe për komunën tonë, Komunën e Ulqinit.
11/06/2026
KV Barbana ftohet dhe është e nderuar të marrë pjesë në turneun e organizuar në Pejë, në kuadër të festimit të Ditës së Çlirimit të qytetit të Pejës! 🏐
Ky aktivitet sportiv do të na bashkojë me ekipe të mira si KV Peja, KV Llapi dhe KV Grebaje, në një atmosferë garuese dhe miqësore.
📅 13 Qershor
🕚 Ora 11:00
📍 Palestra SHMU “2 Korriku”, Pejë
Pejë, në po vimë, na prisni te Burimi i Drinit! 🙌
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur), Familjen Hajdari. Faleminderit edhe për komunën tonë, Komunën e Ulqinit.
09/06/2026
🏐✨ KRENARI E MADHE PËR KV BARBANA!
Volejbollistja jonë Sadete Shaba është ftuar në listën e zgjeruar të reprezentacionit të Malit të Zi të kategorisë së pionierëve!
Ky është rezultat i punës me mosha të reja që bëhet në klub si dhe përkushtimit dhe talentit të saj 👏
Sadete, vazhdo kështu! 💪
Të gjithë ne jemi krenarë me ty ❤️
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur) dhe familjen emblemë te ketyre trevave, Familjen Hajdari.
Faleminderit!
08/06/2026
🏐 Turneu i Volejbollit për Femra “SHASI 2026” – më shumë se një turne!
Sport, miqësi dhe emocione të paharrueshme në një vend 🌿
Katër ekipe nga dhuruan ndeshje cilësore dhe atmosferë fantastike, duke dëshmuar se rrjeta e volejbollit nuk ndan – por bashkon 🤝
🏆 Fitues i turneut: KV Peja - Pejë
🥈 KV Barbana - Ulqin
🥉 KV Flaka 95 - Preshevë
🥉KV Rias - Strugë
Çmimet individuale
⭐ MVP: Agnesa Ukaj, Kv Peja
🌱 Lojtarja më e re: Donika Polisi, KV Rias
🔝 Lojtarja më me perspektivë: Sadete Shaba, KV Barbana
Faleminderit të gjitha ekipeve, organizatorëve dhe mbështetësve që e bënë këtë event të veçantë 👏
📸 Momentet më të bukura më poshtë ↓
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur), Familjen Hajdari. Faleminderit edhe për komunën tonë, Komunën e Ulqinit.
Falenderime të posaçme kësaj here i shkojnë edhe Organizatës Turistike të Ulqinit, https://ulcinj.travel/sq/kryesore/, që e ka parë të udhës të mbështesë një aktivitet kaq unik në këta treva.
Faleminderit shumë!
05/06/2026
🏐 Ju mirëpresim në Turneun Rajonal të Volejbollit për Femra ''Shasi 2026''!
Të shtunën, më 6 qershor 2026, me fillim nga ora 16, ju ftojmë të na bashkoheni në turneun tradicional të volejbollit për femra – një ditë e mbushur me sport, argëtim dhe shoqëri të mirë.
Turneu do të organizohet në ambientet magjike, buzë liqenit të Shasit.
Do të kemi ndeshje interesante dhe atmosferë të bukur, ku bashkohen dashuria për sportin dhe miqësia mes ekipeve.
Ejani të kalojmë një pasdite të këndshme së bashku dhe të mbështesim vajzat në garë!
🤝 Bashkë në sport, bashkë në lojë!
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur), Familjen Hajdari. Faleminderit edhe për komunën tonë, Komunën e Ulqinit.
Falenderime të posaçme kësaj here i shkojnë edhe Organizatës Turistike të Ulqinit, https://ulcinj.travel/sq/kryesore/, që e ka parë të udhës të mbështesë një aktivitet kaq unik në këta treva.
Faleminderit shumë!
03/06/2026
Konfirmojnë pjesmarrjen në Turneun e volejbollit ''SHASI 2026'' KV “Flaka 95” nga Presheva dhe KV “Rias” nga Struga! 🏐🔥
Dy ekipe të reja i bashkohen Turneut Rajonal të Volejbollit për Femra – SHASI 2026!
KV “Flaka 95” nga Presheva dhe KV “Rias” nga Struga zyrtarisht do të jenë pjesë e këtij turneu të veçantë! 🌟
Na pret një aktivitet i vecantë sportiv, me energji, rivalitet dhe miqësi në fushë!
Shihemi të shtunen! 🙌
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur), Familjen Hajdari. Faleminderit edhe për komunën tonë, Komunën e Ulqinit dhe kompanitë e njohura të qytetit tonë Kallaba Company dhe Ema Kop.
01/06/2026
Dje festuam me shumë sukses përmbylljen e një sezoni të mrekullueshëm sportiv! 🏐❤️
Kategoritë tona të reja, vajzat U11 & U13 si dhe djemtë U13, e përfunduan këtë cikël të minivolejbollit në mënyrën më të mirë të mundshme – me lojë të bukur, rritje sportive dhe me medalje të merituara në qafë! 🏅✨
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë fëmijët për punën e palodhshme në çdo stërvitje, prindërit për mbështetjen e pakursyer dhe trajnerët për përkushtimin e tyre të përditshëm. E ardhmja e volejbollit premton shumë me këta yje të vegjël! 🌟
Krenarë për ju! Rrugëtimi ynë i përbashkët nuk ndalet këtu... 🎯
Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës! 💪🔥
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur), Familjen Hajdari. Faleminderit edhe për komunën tonë, Komunën e Ulqinit dhe kompanitë e njohura të qytetit tonë Kallaba Company dhe Ema Kop.
28/05/2026
KONFIRMOHET! 🏐🔥
KV "Peja" nga Peja zyrtarisht do të jetë pjesë e Turneut Rajonal të Volejbollit për Femra – SHASI 2026!
Shihemi së shpejti në fushë për të festuar traditën, sportin dhe miqësinë! 🌟
Falenderojmë të gjithë donatorët të ekipit tonë e sidomos Fondacionin ''Trojet tona'' (https://www.facebook.com/vendlijemibukur), Familjen Hajdari. Faleminderit edhe për komunën tonë, Komunën e Ulqinit dhe kompanitë e njohura të qytetit tonë Kallaba Company dhe Ema Kop.
24/05/2026
🏐 Dy ditë volejboll në dy kategori me KV Prizreni
Klubi ynë i volejbollit Barbana zhvilloi për dy ditë radhazi ndeshje miqësore me KV Prizreni, ku u përballën në dy kategori.
Këto ndeshje ishin një mundësi shumë e mirë për të dy klubet tona për të testuar gjendjen aktuale, për të fituar përvojë dhe për të përmirësuar lojën tonë.
Ka qenë një përvojë e bukur sportive dhe një atmosferë shumë pozitive mes ekipeve. 🤝
Falënderojmë nga zemra KV Prizreni për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer! 🙏
Jemi dakorduar që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, qoftë me ndeshje të tjera miqësore apo me shkëmbim përvojash.
📈 Vazhdojmë!