KF Studeniçan

KF Studeniçan

Share

Official page of KF Studeniçan⚪️🔵

Member of the Third League North 2025/26✅

17/05/2026

Tabela përfundimtare,një sukses i merituar për ne!

E përfunduam sezonin në mesin e tabelës dhe e vlerësojmë si një sukses të madh, pasi për herë të parë morëm pjesë në Ligën e Tretë. Objektivi i klubit që nga fillimi ishte të siguronim mbijetesën në ligë dhe ta ruanim statusin tonë.

Edhe pse fillimi i sezonit ishte shumë i vështirë, ne nuk u dorëzuam. Me punë, përkushtim dhe angazhim maksimal, në gjysmën e dytë të sezonit arritëm të grumbullojmë pikë të mjaftueshme për të realizuar objektivin tonë.

Për këtë sukses falënderojmë lojtarët dhe stafin, të cilët punuan pa u kursyer që sot të jemi këtu ku jemi.

Gjithashtu, falënderojmë të gjithë donatorët dhe Komunën që na qëndruan pranë gjatë gjithë këtij rrugëtimi dhe besuan në projektin tonë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim që klubi ynë të shkojë gjithmonë më lart e më lart!

KF Studeniçan 🤍💙

17/05/2026

Darkë e shtruar nga Restaurant Te Buja.
E falënderojmë pronarin dhe gjithë stafin për mikpritjen, shërbimin dhe ushqimin e mrekullueshëm. Mirënjohës për respektin dhe atmosferën e ngrohtë!
Na nderoi me praninë e tij kryetari Komunës Ejup Abazi. E falënderojmë për respektin dhe përkrahjen🤝

KF STUDENIÇAN⚪️🔵

Photos from KF Studeniçan's post 17/05/2026

E përmbyllëm sezonin me fitore!
Pas një sezoni me sfida, punë dhe sakrifica, arritëm ta mbyllim në mënyrën më të mirë.
Faleminderit lojtarëve për angazhimin, stafit për punën dhe tifozëve për mbështetjen e pandalshme.

Krenarë për çdo hap të bërë së bashku!

Lartë e më lartë KF Studeniçan ⚪️🔵

14/05/2026

Ndeshja e fundit për ta përmbyllur këtë sezon! ⚽️⤵️

🆚 BVK Konjare
📆 17.05.2026( e diel)
⏰ Ora 17:00
🏟 Stadiumi Studeniçan

Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirët të jenë pranë ekipit tonë edhe një herë, për ta mbyllur sezonin së bashku me emocion, përkrahje dhe krenari. Faleminderit për mbështetjen gjatë gjithë sezonit – shihemi në ndeshjen e fundit!

KF STUDENIÇAN⚪️🔵

10/05/2026

Urime martesa Nexhati Shabani!
Nga familja e KF Studeniçan ju dëshirojmë jetë të lumtur, harmoni, shëndet dhe begati në rrugëtimin tuaj të ri familjar. Qofshi gjithmonë të buzëqeshur e të bekuar me dashuri, respekt dhe shumë gëzime familjare. Me fat dhe trashëgimi!

10/05/2026

Humbje si mysafir, por kjo ndeshje ishte mundësi e mirë për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj që të tregojnë potencialin dhe cilësitë e tyre.

KF Studeniçan⚪️🔵

08/05/2026

Faleminderit Open-TV

Studeniçani “shpërtheu” me 12 gola, e fundosi "Aerodrom"-in me spektakël golash!

Lajmi i plotë në koment👇

08/05/2026

NEXT MATCH⚪️🔵

🆚 Rzhanicino
📆 10.05.2026( e diel)
⏰ Ora 17:00
🏟 Stadiumi Rzhanicino
📍Rzhanicino

FORCA KF STUDENIÇAN 💪

07/05/2026

Rezultatet pozitive janë edhe meritë e juaja.
Ju falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj klubit tonë.

Mirënjohje e veçantë për kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, për përkushtimin dhe përkrahjen që po jep për sportin dhe të rinjtë tanë.

Ftojmë të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë, të bëhen pjesë e suksesit tonë. Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e vlefshme për zhvillimin e klubit dhe të rinjve tanë.

🤝 Së bashku mund të arrijmë më shumë!

📩 Për të kontribuar, na kontaktoni në inbox ose pranë klubit.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj! ⚽🔥

06/05/2026

Pas kësaj fitoreje të thellë, kryetari i komunës shtroi darkë për ekipin e seniorëve, një gjest që tregon respekt dhe përkrahje të madhe për klubin tonë.

E falënderojmë sinqerisht, mbështetja e tillë është motiv shtesë për të vazhduar me suksese edhe më të mëdha!

06/05/2026

Ndeshje e mrekullueshme që u mbyll me rezultat të thellë! 🔥⚽
Paraqitje dominuese nga ekipi, me lojë të bukur dhe efikasitet maksimal para portës.
Urime lojtarëve për angazhimin dhe shpirtin luftarak, si dhe falënderim për tifozët që ishin mbështetje e madhe gjatë gjithë ndeshjes!

FORCA KF STUDENIÇAN 💪💪

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Studeniçan
Skopje