01/06/2026
KF Sharri dëshiron të falënderojë nga zemra të gjithë tifozët, përkrahësit dhe dashamirët e klubit që ishin të pranishëm dje në stadium dhe na mbështetën gjatë gjithë sezonit. Prania, përkrahja dhe besimi juaj kanë qenë forca jonë më e madhe në çdo ndeshje.
Jemi krenarë për rrugëtimin që kemi bërë së bashku dhe për momentet e bukura që kemi ndarë me ju. Çdo sukses i klubit është edhe sukses i tifozëve tanë besnikë.
Njëkohësisht, ju njoftojmë se KF Sharri ka marrë vendim që në sezonin e ardhshëm të tërhiqet nga garat zyrtare. Ky është një vendim i vështirë për klubin, por i menduar mirë pas shumë padrejtësive, favorizimeve dhe vendimeve që kanë dëmtuar vazhdimisht klubin tonë. Përballë këtyre dukurive, nuk mund të qëndrojmë indiferentë dhe të pranojmë që mundi, sakrifica dhe djersa e futbollistëve tanë të mos vlerësohen siç duhet.
KF Sharri gjithmonë ka luftuar me ndershmëri dhe dinjitet, prandaj nuk mund të pajtohemi me padrejtësinë. Shpresojmë që në të ardhmen sporti të fitojë mbi interesat dhe që futbolli të zhvillohet në frymën e fair-play-t dhe barazisë.
Ju falënderojmë për çdo mbështetje, brohoritje dhe emocion që na keni dhuruar ndër vite.
Me respekt,
KF Sharri Gllogjë
31/05/2026
29/05/2026
24/05/2026
24/05/2026
21/05/2026
17/05/2026
14/05/2026