15/08/2026
Klubi i futbollit Skënderbeu nga Poroi rikthehet fuqishëm në këtë merkato, synon kreun dhe ngjitjen në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
KF Skënderbeu nga Poroi po tregon ambicie të mëdha për sezonin e ri 2026/27, duke u rikthyer fuqishëm në këtë merkato verore.
Protagonisti i kësaj merkatoje është futbollisti Dimçe Andov i cili sjell me vete një bagazh të pasur në futbollin vendor, por edhe eksperiencë nga jashtë vendit. Andov luan në pozitën e mesfushorit ofensiv një repart ku skuadra nga Poroi kishte nevojë për përforcim.
Skënderbeu ka realizuar deri tani pesë përforcime të qëlluara me drejtuesit e klubit që synojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese dhe të denjë për objektivat e sezonit të ri.
Ambiciet janë të qarta: lufta për kreun e tabelës dhe, pse jo, sigurimi i ngjitjes në Ligën e Dytë të futbollit vendor.
Skuadra nga Poroi do të ndezë motorët më 18 gusht, kur do të nisë përgatitjet për sezonin 2026/27. Stafi dhe drejtuesit e klubit po hartojnë një plan të qartë dhe një vizion të ri, me synimin që Skënderbeu të jetë një nga ekipet protagoniste në Ligën e Tretë – Perëndim.
Me përforcimet e reja dhe eksperiencën e Dimçe Andovit në mesfushë, Skënderbeu pritet të jetë një skuadër që do të kërkojë të luajë rol të rëndësishëm në garën për objektivat e sezonit të ri.
Skënderbeu nga Poroi ndez motorët më 18 gusht – objektivat janë të mëdha, ndërsa synimi është Liga e Dytë!
Shkruan Buran Musliu Sporti Sot