Klubi i Gjimnastikës Vushtrria

Klubi i Gjimnastikës Vushtrria

Share

Ne ofrojmë një ambient pozitiv dhe të lumtur ku fëmijët ushtrojnë sportin e tyre të preferuar

Photos from Klubi i Gjimnastikës Vushtrria's post 03/07/2026

𝟖 𝐌𝐄𝐃𝐀𝐋𝐉𝐄 𝐍𝐆𝐀 𝐌𝐀𝐋𝐓𝐀! 🇽🇰🇲🇹

Një paraqitje shumë e mirë e gjimnasteve tona në Maltë, të cilat kthehen triumfuese me plot 8 medalje në shtëpi!

Sportistet tona të cilat arritën të jenë në zonën e medaljeve janë:

HIRA HAZIRI (4 medalje)
🥇 në Tra, 🥈 në Parter, 🥈 në Kapërcime
dhe e 🥈🏆 në All-Around

SARAPLLANA (2 medalje)
🥈 në Parter dhe 🥉 në Tra

REA BERISHA (2 medalje)
🥈 në Kapërcime dhe 🥉 në Parter

Shumë afër podiumit ishte edhe
BORË KRASNIQI, e cila realizoi një performancë të mrekullueshme në floor, duke u renditur në vendin e 4-të, me vetëm 0.2 pikë larg medaljes.

Ky sukses i madh nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e atyre që besuan në ne që nga dita e parë. Ky udhëtim dhe këto fitore i dedikohen plotësisht dhe me mirënjohje të thellë sponsorit tonë zyrtar: Santefarm! Faleminderit që jeni krah nesh në çdo hap drejt majave!

Ekipi ynë u udhëhoq nga trajnerët:
Arlind Shaqiri dhe Doruntinë Ibrahimi.

26/06/2026

G A T I P Ë R M A L T Ë ! 🇲🇹

Nga data 1 deri më 5 Korrik, klubi ynë do të prezantohet në një tjetër garë të rëndësishme ndërkombëtare, kësaj radhe në ishullin e bukur të Maltës! ✈️

Në këtë aktivitet garues, do të përfaqësohemi nga 4 sportistet tona elitare, të cilat janë gati të japin maksimumin:

🤸‍♀️ 𝐁𝐨𝐫𝐞̈ 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢
🤸‍♀️ 𝐇𝐢𝐫𝐚 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢
🤸‍♀️ 𝐒𝐚𝐫𝐚 𝐏𝐥𝐥𝐚𝐧𝐚
🤸‍♀️ 𝐑𝐞𝐚 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚

Në çdo rrugëtim të madh duhet një partner i fortë, dhe ne jemi me fat që kemi në krah Santefarm! Falë këtij sponsori të mrekullueshëm, ekipi ynë ka siguruar leotardet e reja dhe është gati për të shkëlqyer. Faleminderit Santefarm që jeni shtylla e sukseseve tona! 🤝

Në kohë rekord! ⏱️ Këto leotarde fantastike kanë ardhur direkt nga Franca. Një dizajn absolutisht perfekt nga marka 🇫🇷😍

Photos from Klubi i Gjimnastikës Vushtrria's post 29/04/2026

𝑺𝑨𝑹𝑨 𝑷𝑳𝑳𝑨𝑵𝑨 𝑰 𝑨𝑭𝑹𝑶𝑯𝑬𝑻 𝑬̈𝑵𝑫𝑹𝑹𝑬̈𝑺 𝑶𝑳𝑰𝑴𝑷𝑰𝑲𝑬 𝑴𝑬 𝑩𝑼𝑹𝑺𝑬̈𝑵 𝑷𝑬̈𝑹 Los Angeles 2028 Olympics 🇺🇸

Sara është e vetmja sportiste nga gjimnastika në mesin e përfituesve të kësaj burse, një dëshmi e një pune të përbashkët dhe të palodhur mes Sarës, trajnerëve të saje dhe dhe klubit.

Rezultatet e saj deri më tani tregojnë qartë potencialin për të arritur normën olimpike dhe për të përfaqësuar vendin tonë në arenën më të madhe sportive botërore.

Si klub, jemi jashtëzakonisht krenarë për Sarën dhe do të vazhdojmë ta mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi drejt kësaj ëndrre.

Faleminderit Komitetit Olimpik të Kosovës për besimin dhe investimin në të ardhmen e sportit tonë.

Të urojmë shëndet, forcë dhe suksese të pandalshme Sara 🥰


Photos from Klubi i Gjimnastikës Vushtrria's post 29/04/2026

𝐅𝐑𝐀𝐉𝐀 𝐂𝐀𝐊𝐀𝐉, 😍
𝐁𝐔𝐑𝐒𝐈𝐒𝐓𝐄 𝐄 “𝐒𝐇𝐏𝐑𝐄𝐒𝐀𝐕𝐄 𝐎𝐋𝐈𝐌𝐏𝐈𝐊𝐄 𝟐𝟎𝟐𝟔”

Fraja është në mesin e 47 talenteve të rinj që do të mbështeten financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës me nga 150€ në muaj për të arritur majat e sportit.

Ky vlerësim vjen si rezultat i rrugëtimit tonë të përbashkët drejt synimeve tona të larta!

Falënderojmë KOK-un për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për sportistët e rinj.


Photos from Klubi i Gjimnastikës Vushtrria's post 22/04/2026

Në datat 20–24 Prill, dy trajneret tane se bashku me dy sportistet tona Borë Krasniqi dhe Fernaze Cakaj po zhvillojnë seanca stërvitore në Belgjikë. 🇧🇪

Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi profesional dhe artistik i sportisteve tona, përmes mësimit të koreografive të reja.
Kjo eksperiencë shërben si një hap i rëndësishëm drejt rritjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për sponsorin tonë të artë, Santefarm, i cili bëri të mundur realizimin e këtij udhëtimi dhe që vazhdon të jetë një mbështetje e çmuar për klubin tonë.

05/02/2026

Klubi më i mirë i vitit 2025 në gjimnastikë.
Një vlerësim që na motivon për më shumë punë.

Faleminderit Federata e Gjimnastikes e Kosoves

14/12/2025

Vushtrria shpallet ekipi kampion për vitin 2025 në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike për femra! 🏆

Klubi yne ka grumbulluar gjithsej 138.518 pikë në garën ekipore në Kampionatin e Kosovës.
Në këtë sukses kontribuan gjimnastet Sara Pllana, Rea Berisha, Fraja Cakaj, Borë Krasniqi dhe Hira Haziri.

Këtë vit, gara ekipore u vlerësua me kritere të sakta për gare ekipore, ku u morën parasysh vetëm rezultatet më të mira, duke vendosur cilësinë para sasisë.

Me shumë krenari shpallim se fitoren ekipore të Kampionatit të Kosovës 2025 ia kushtojmë Santefarm, ✨ Sponsor i Artë i klubit tonë ✨

Ndjehemi krenar që Santefarm është sponsori ynë ndër vite, sponsor i klubit më të suksesshëm në Kosovë në Gjimnastikë - Klubit të Gjimnastikës Vushtrria.

Santefarm
Federata e Gjimnastikes e Kosoves
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Photos from Klubi i Gjimnastikës Vushtrria's post 14/12/2025

🏅 Kampionati i Kosovës 2025.

Një ditë e mbushur me emocione dhe performanca të nivelit të lartë nga sportistet tona në Kampionatin e Kosovës 2025.

Sara Pllana 🥇🥇🥇 (🥇 All Around)
Rea Berisha 🥈🥈🥉 (🥉 All Around)
Borë Krasniqi 🥉🥇 (🥇 All Around)
Hira Haziri 🥇🥇 (🥈 All Around)
Fraja Cakaj 🥇🥇
Puhiza Idrizi 🥇🥇🥈 (🥇 All Around)
Lejla Caka 🥉 (🥉 All Around)

Çdo paraqitje e vajzave ishte dëshmi e punës serioze që bëjmë çdo ditë dhe dëshmi e dashurisë së madhe që kemi për gjimnastikën.
Krenarë për secilën sportiste për sukseset e arritura në nivel individual. 🤍💙

Photos from Klubi i Gjimnastikës Vushtrria's post 23/11/2025

𝟏4 𝗺𝗲𝗱𝗮𝗹𝗷𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗞𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝗲 𝗚𝗷𝗶𝗺𝗻𝗮𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲𝘀 𝗩𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗿𝗶𝗮 𝗻ë 𝗣𝗼𝗿𝘁𝘂𝗴𝗮𝗹𝗶! 🇵🇹

Vajzat tona po kthehen me 14 medalje, duke dëshmuar disiplinë dhe nivel të lartë garues në garën “CONTINENTAL CUP 2025 🇵🇹

Fraja Cakaj – 5 medalje
🥇🥇🥇🥇🥇 (të gjitha të arta)

Sara Pllana – 5 medalje
🥇 Vault • 🥈 Floor • 🥉 All Around • 🥉 Beam • 🥉 Bars

Hira Haziri – 4 medalje
🥈 All Around • 🥇 Floor •
🥈 Beam • 🥉 Bars

Shumë pranë podiumit ishte edhe Borë Krasniqi, vetëm 0.2 pikë larg medaljes në Floor.

Garuan me paraqitje të shkëlqyera edhe Puhiza Idrizi, Ajna Demolli dhe Lejla Caka ndërsa Ajna dhe Puhiza u shpërblyen me medalje për performanca të mira në kategorinë e hapur.

Rezultati final i klubit:
🥇 7 vende të para •
🥈 3 vende të dyta •
🥉 4 vende të treta •
➡️ 14 medalje gjithsej

Këto vajza vetëm po rriten. Krenare për to. 💛

rks



5

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Kosovo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Kosovo