Dardanët 01
Dardanët 01 Prishtina
Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezentimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë.
15/02/2022
14 vjet
16/11/2019
🦁🇽🇰🏴
13/11/2019
🦁🦁🦁🦁💙
11/11/2019
Gianlucca Rocchi do të jetë referi kryesor i ndeshjes Republikë Çeke - Kosovë!
Së fundmi, Rocchi gjykoi edhe finalen e ligës së europës mes Arsenalit dhe Chelseas...
Në ekipin e tij për të gjykuar ndeshjen do jenë edhe Meli, Carbone dhe Irrati.
11/11/2019
Kosova sot fillon me përgatitjet për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë
Ekipi kombëtar i Kosovës do të grumbullohet sot për stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve përfundimtare në fushatën e parë kualifikuese për Euro 2020, pas të cilave vendi mund ta shkruajë historinë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian që në tentimin e parë.
Trajneri i verdhekaltërve, Bernard Challandes, do të flasë në një konferencë për media në orën 11:00 në Prishtinë, para se pasdite ta nxjerrë skuadrën në stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Duke qenë vetëm një pikë larg vendit të dytë, Republikës së Çekisë, në Grupin A kualifikues, Kosova ende mban shpresa të mëdha për ta siguruar pjesëmarrjen në garën e verës së ardhshme, veçanërisht duke e ditur se do të luajë kundër rivalit të drejtpërdrejt për këtë pozitë në njërën prej dy ndeshjeve të mbetura.
Ndër arsyet për të shpresuar është edhe forma e mirë e disa prej lojtarëve kyçë të Kombëtares, siç janë Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani e Fidan Aliti, të cilët kanë bërë paraqitje mbresëlënëse për klubet e tyre përkatëse në javët e fundit.
Challandes do t’i ketë të gjithë në dispozicion, përveç dyshes që i ka munguar ekipit tash e një kohë të gjatë: Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut.
Kombëtarja dardane do t’i kryejë dy stërvitje në kryeqytet, para se të udhëtojë drejt Pragës për t’u përballur me Çekinë të enjten në mbrëmje.
Tri ditë më vonë, të dielën pasdite, Kosova e pret Anglinë në një takim që mund të jetë finale apo ndeshje prestigji, varësisht rezultatit paraprak ndaj çekëve.
Kosovës i duhet fitorja më patjetër të enjten, sepse humbja e dërgon Çekinë dhe po ashtu Anglinë drejtpërdrejt në Evropian. Barazimi e mban matematikisht në garë për kualifikim në ndeshjen e fundit, por me gjasa skajshmërisht të vogla për kualifikim.
Anglia do ta sigurojë kualifikimin së paku me një barazim kundër Malit të Zi dhe pritet ta vizitojë Prishtinën si kombëtare e kualifikuar tashmë.
Fitorja kundër Çekisë dhe të paktën një barazim kundër Anglisë apo dështimi i Çekisë kundër Bullgarisë në ndeshjen e fundit, do ta dërgonte Kosovën në Evropian që në përpjekjen e saj të parë dhe më pak se katër vjet pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Por Kosova do ta ketë një mundësi të dytë dhe përfundimtare për kualifikim në Evropian, nëse dështon ta bëjë përmes rrugës tradicionale, atë përmes play-off në Ligën e Kombeve.
Si fituese e D3 në edicionin inaugurues të Ligës së Kombeve, Kosova është në gjysmëfinale, ku në mars do të takohej me Maqedoninë e Veriut dhe në rasti triumfi, do ta zhvillojë edhe një ndeshje finale kundër fituesit të çiftit tjetër gjysmëfinal mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.
08/11/2019
Shenon perseri Vedat Muriqi nga penalltia per 2-1.
🦁🇽🇰
08/11/2019
Bisha’ e Kosovës për vetëm 6 minuta lojë arrinë të shenoj gol .
Vedat Muriqi e ka kaluar skuadrën e Fenerbahçes në epërsi vetëm 6 minuta pas fillimit të ndeshjes.
Ai arriti të shënoj nga penaltia, po ashtu për skuadrën kundërshtare është duke luajtur Loret Sadiku.
Muriqi çdo herë po tregohet që është lojtari kryesor i skuadrës turke.
🦁💙
07/11/2019
Lista e Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë
Këtë muaj do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për kampionatin evropian Euro 2020.
Më 14 nëntor Kosova do të zhvilloj ndeshjen e parë kundër Çekisë, ndërsa 3 ditë më vonë luan në Prishtinë me Anglinë.
Trajneri Bernard Challandes, të premten pasdite do ta publikoj listën zyrtare të futbollistëve.
Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Arijanet Muric – Manchester City
Visar Bekaj – FC Prishtina
Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – Kalmar
Mërgim Vojvoda – Standard Liege
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax
Ibrahim Dresevic – Heerenveen
Florent Hadërgjonaj – Huddersfield
Mesfushorë:
Herolind Shala – Valerenga
Florent Hasani – Diosgyor
Bersant Celina – Swansea
Valon Berisha – SS Lazio
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – SV Sandhausen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – Basel
Anel Rashkaj – AFC Eskilstuna
Florent Muslija – Hannover 96.
Sulmues:
Vedat Muriqi – Fenerbahce
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Elbasan Rashani – Odd
🇽🇰🇽🇰💙💙
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pristina
10000