Kemi lansuar uebfaqen e re të KosADA, e cila synon të ofrojë qasje më të lehtë, më të shpejtë dhe më transparente në informatat dhe shërbimet antidoping për sportistët, klubet sportive,federatat, personelin mbështetës, profesionistët shëndetësor dhe publikun.
Në uebfaqen e re mund të gjeni:
Lajmet dhe njoftimet më të fundit të KosADA;
Rregullat kombëtare anti-doping;
Listën e Substancave dhe Metodave të Ndaluara;
Informata për Lejet për Përdorim Terapeutik (TUE);
Materiale edukative dhe udhëzues për
procedurat e kontrollit të dopingut, menaxhimit të rezultateve dhe raportimit;
Publikime, raporte dhe dokumente të tjera me rëndësi.
Uebfaqja është zhvilluar për të përmirësuar komunikimin me komunitetin sportiv dhe për të promovuar transparencën, edukimin dhe vlerat e sportit të pastër, në përputhje me Kodin Botëror Anti-Doping dhe standardet ndërkombëtare.
Për më shumë vizitoni uebfaqen e KosADA:
Agjencioni i Kosovës për Anti-Doping KosADA
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencioni i Kosovës për Anti-Doping KosADA, Sports, Shtëpia e Sportit, Pristina.
Çfarë është Leja për Përdorimin e Përjashtuar Terapeutik - TUE?
17/04/2026
“Play True. It Starts with You.”
Riafirmon se mbrojtja e integritetit të sportit është një përgjegjësi e përbashkët, që fillon me zgjedhjet e përditshme të secilit prej nesh në komunitetin sportiv.
Këto janë regullat antidoping.
Luaj Ndershëm!
Thuaj Jo Dopingut!
18/11/2025
Me chaperonët e rinj, ekipi i KosADA-s është forcuar edhe më shumë.
Së bashku po e bëjmë edhe më të fuqishme luftën kundër dopingut në sport dhe përkushtimin për lojë të ndershme.
Workshopi për chaperone i KosADA
31/10/2025
KosADA po e zgjeron ekipin e saj me bashkëpunëtorë të rinj që do të kontribuojnë në zhvillimin e antidopingut në Kosovë.
Në kuadër të rritjes së kapaciteteve, KosADA do të rekrutojë 20 chaperone, të cilët do të përfshihen në procesin e kontrollit të dopingut gjatë garave sportive dhe jashtë tyre.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e një ekipi që punon për sport të pastër, të ndershëm dhe me integritet, ju ftojmë të aplikoni.
Detajet e plota të thirrjes dhe mënyra e aplikimit gjenden në linkun më poshtë:
https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2025/10/THIRRJE-PER-APLIKIM-PER-REKRUTIMIN-E-CHAPERONE.pdf
24/09/2025
Çka është TUE (Therapeutic Use Exemption)?
TUE është leja për përdorimin e përjashtuar terapeutik, një autorizim zyrtar që i mundëson sportistit të përdorë një substancë të ndaluar sipas listës së ndaluar të WADA-s, vetëm kur kjo është e domosdoshme për trajtim mjekësor dhe nuk ka alternativë tjetër efektive.
Sportistët kanë të drejtë për trajtim shëndetësor, por edhe detyrim për ta ruajtur sportin të pastër nga substancat e ndaluara.
Për këtë ekziston TUE, e cila siguron që shëndeti i sportistit të mos rrezikohet dhe integriteti i garës të mbetet i drejtë.
Kur aplikohet për TUE?
Aplikimi proaktiv – para fillimit të përdorimit të terapisë së re të rekomanduar nga mjeku.
Aplikimi retroaktiv – në raste urgjente kur trajtimi ka filluar para mundësisë së aplikimit.
Ku të aplikoni?
Të gjithë sportistët e nivelit nacional aplikojnë tek KosADA.
Sportistët e nivelit ndërkombëtar aplikojnë tek Federata Ndërkombëtare përkatëse.
Formularët dhe udhëzimet janë të qasshme në faqen e KosADA ose përmes federatës sportive.
Mos harroni: marrja e barnave pa TUE të aprovuar mund të sjellë suspendim dhe pasoja disiplinore.
Prandaj, konsultohuni me mjekun dhe aplikoni në kohë!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Address
Shtëpia E Sportit
Pristina
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |