Fight factory

Fight factory

Share

Fight Factory Kosova

Photos from Fight factory's post 16/05/2026

Urime të mëdha për paraqitjen fantastike në MFC! 🔥🥊

Lion Selmani u shpall kampion pas dy fitoreve shumë të rëndësishme në kategorinë -77 kg, duke treguar forcë, përgatitje dhe dominim gjatë gjithë ndeshjeve. Me performancë të shkëlqyer dhe zemër luftëtari, ai arriti ta mbyllë turneun në mënyrën më të mirë të mundshme. 💪🏆

Po ashtu, edhe Riad Beqiri shkëlqeu në kategorinë 59 kg, ku arriti një fitore të merituar me paraqitje shumë të mirë dhe luftë të fortë deri në fund. 👏🔥

Krenar me punën, disiplinën dhe suksesin e tyre. E ardhmja duket shumë premtuese për këta luftëtarë! 🥋🏅

Photos from Fight factory's post 11/05/2026

🔥 Kampi Veror “Sfido Veten” 🔥

Një kamp unik për të rinj që duan të dalin nga zona e rehatisë, të forcohen fizikisht dhe mentalisht, dhe të përjetojnë atmosferën e vërtetë sportive.
Në kampin “Sfido Veten” pjesëmarrësit do të kenë mundësi të stërviten në MMA, kondicion fizik, disiplinë, vetëmbrojtje dhe aktivitete ekipore që zhvillojnë vetëbesimin dhe karakterin.

✅ Stërvitje profesionale
✅ Aktivitete sportive dhe argëtuese
✅ Disiplinë dhe motivim
✅ Shoqëri dhe eksperiencë e paharrueshme
✅ Zhvillim fizik dhe mental

Ky kamp nuk është vetëm për sport — është një sfidë ndaj vetes për t’u bërë më i fortë, më i disiplinuar dhe më i sigurt në çdo hap.
💪 Sfido limitet. Sfido frikën. Sfido Veten!

27/04/2026

Urime të veçanta për Besnik Lahu për arritjen e madhe duke u bërë brez i zi në taekwondo, një moment që shpërblen punën, disiplinën dhe përkushtimin e tij ndër vite.

Një krenari e veçantë është fakti që brezi i parë që ai ka nxjerrë me brez të zi është Butrint Ejupi, duke dëshmuar vazhdimësinë e punës së palodhshme dhe ndikimin pozitiv që ka pasur si mentor dhe trajner.

Falënderim i veçantë shkon për Nuhi Gashi për vlerësimin dhe dhënien e brezit, duke i dhënë këtij momenti rëndësi dhe vlerë të veçantë.

Suksese të mëtejshme dhe rrugëtim sa më të suksesshëm në sport dhe në edukimin e brezave të rinj! 👏🥋

Photos from Fight factory's post 19/04/2026

Në Kampionatin Kombëtar të MMA, katër garues nga klubi ynë u paraqitën me performancë të jashtëzakonshme, duke treguar përgatitje të lartë fizike, disiplinë dhe shpirt garues. Secili prej tyre dha maksimumin në kafaz, duke zhvilluar duele të forta dhe teknike, ku u dalluan për guximin dhe profesionalizmin e treguar. Falë këtyre paraqitjeve të shkëlqyera dhe rezultateve të arritura, klubi ynë arriti të zërë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, një sukses i rëndësishëm që dëshmon punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të ekipit tonë.

18/02/2026

🌙🥋 Orari i Ramazanit – Fight Factory 2026 🥊🌙

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, stërvitjet vazhdojnë me orar të përshtatur pas iftarit, për të ruajtur energjinë, disiplinën dhe formën fizike.

👦 Taekwondo Kids
🏋️ Fitness Functional
🥊 MMA Kids & MMA për të rritur

Forcë, përkushtim dhe respekt – edhe gjatë Ramazanit.
Na u bashkohu dhe vazhdo rrugën drejt vetëdisiplinës dhe fuqisë! 💪✨

14/02/2026
Photos from Fight factory's post 05/02/2026

Nuk ka justifikime.
Veç punë, disiplinë dhe përparim.
MMA t’bën ma të fortë çdo ditë. 👊

Photos from Fight factory's post 27/01/2026

Fitnes funksional është stërvitje që e përgatit trupin për lëvizje reale të përditshme. Përmirëson forcën, stabilitetin, shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë, duke aktivizu krejt trupin me ushtrime dinamike e praktike.

Photos from Fight factory's post 02/01/2026

Functional Fitness në Fight Factory është për të gjithë mbi 14 vjeç që duan trup më të fortë, energji dhe formë më të mirë.

02/01/2026

Ndërto forcë që zgjat.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Vinicianum
Pristina
10000