03/10/2026
🥇 PERFORMANCË E SHKËLQYER E BOKSIERËVE TANË NË TURNEUN “ZIZI OLIMPIK” 🥊
Një paraqitje e shkëlqyer e boksierëve tanë në turneun “Zizi Olimpik”, të organizuar në Prishtinë për nder të legjendës së boksit shqiptar, Aziz Salihu.
🥇 Kaon Zhitia, vetëm 10-vjeçar, në meçin e tij të parë zhvilloi një paraqitje fantastike. Me shpirt luftarak, guxim dhe energji të jashtëzakonshme, luftoi gjatë gjithë duelit si një luan dhe në fund u shpërblye me medaljen e artë. 🦁🏆
🥇 Anes Prishtina, gjithashtu në meçin e tij të parë, arriti fitore me ndërprerje, duke treguar potencial të madh dhe se një e ardhme e ndritur e pret në ring. 👊
🔥 Mensur Shabani, pas një pauze prej 10 muajsh nga ringu, u rikthye fuqishëm përballë një boksieri me përvojë nga Maqedonia e Veriut. Mensuri dominoi duelin gjatë të tre raundeve, por pavarësisht paraqitjes së tij, gjyqtarët vendosën në favor të kundërshtarit – një vendim që nga këndvështrimi ynë nuk e pasqyroi atë që u pa në ring.
Megjithatë, ky rezultat nuk e ndal Mensurin. Rikthimi sapo ka filluar dhe rruga vazhdon edhe më fuqishëm. 💪
🥊 Agnesa Veseli, Erdet Zeqiri, Shend Podrimaj, Ari Ferizaj, Andrin Ferizaj dhe Anik Prishtina, ndonëse ishin të përgatitur dhe të gatshëm për të garuar, mbetën pa duele për shkak të mungesës së kundërshtarëve në kategoritë e tyre.
👏 Falënderojmë të gjithë boksierët për përkushtimin dhe punën e tyre, si dhe trajnerët për punën e palodhshme në përgatitjen e ekipit.