KB Kerasan

KB Kerasan

Share

KB Kerasan është klubi më i suksesshëm për grupmosha të reja me mbi 100 lojtarë të regjistruar!

01/06/2026

Urime 1 Qershori - dita e fëmijve!

Dje, fëmijët tanë të lindur 2016, grupmosha U10, morrën pjesë në festivalin e basketbollit të organizuar nga FBK.

26/05/2026

Dardan Kapiti, MVP i finaleve në Superligën e Kosovës për vitin 2026!

Krenari e veçantë për klubin tonë që një djalosh i cili hapat e parë në basketboll i nisi në Nëntor të vitit 2014 në KB Kerasan, sot vazhdon të shkëlqejë në skenën më të lartë të basketbollit kosovar.

Dardani u zhvillua për afro 3 sezone të plota në ekipin tonë, duke ndërtuar bazat e tij me shumë punë, disiplinë dhe përkushtim, para se rruga e tij të vazhdonte në Holandë, SHBA dhe së fundi në Superligën e Kosovës me KB Trepça.

Nga përfaqësueset e reja U16, U18 dhe U20, deri te një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Përfaqësueses A të Kosovës, rrugëtimi i tij është dëshmi se puna e ndershme dhe durimi gjithmonë shpërblehen.

Jemi krenarë për sukseset e Dardanit, por njëkohësisht krenarë që si klub vazhdojmë t’i japim basketbollit të Kosovës lojtarë, karakter dhe të ardhme.

Puna me të rinjtë mbetet misioni më i rëndësishëm i çdo klubi serioz. Talentet kanë nevojë për mbështetje, udhëzim dhe shumë punë të përditshme që të arrijnë nivelet më të larta. Histori si kjo na japin shpresë dhe motivim se basketbolli ynë ka të ardhme të ndritur kur punohet me përkushtim dhe zemër.

18/05/2026

Sezoni 2025/26 — KB Kerasan

Sezoni basketbollistik 2025/26 përfundoi. Një sezon i mbushur me djersë, sakrificë dhe punë të palodhur. Çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sfidë e kaluar bashkë ka qenë një hap më afër versionit më të mirë të vetes sonë si basketbollistë dhe si klub.
Këtë sezon, KB Kerasan doli në fusha me mbi 150 basketbollistë, nga më të vegjlit deri tek seniorët, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat tona në të gjitha kategoritë:
🏀 Ekipi Senior
🏀 U18 · U16 A & B · U14 A & B · U12 · U10

🏆 Rezultate që flasin vetë
Pas shumë muajsh disipline dhe përkushtimi, ky sezon na dha fruta të jashtëzakonshme:

🥇 U18 — Kampion i Kosovës & Fitues i Kupës së Kosovës
🥈 U16 — Nënkampion i Kosovës & Finalist i Kupës së Kosovës
🥇 U14 — Kampion i Kosovës & Gjysmëfinalist i Kupës së Kosovës
🏅 U12 — Gjysmëfinalist i Kupës së Kosovës

Jemi thellësisht krenarë për secilin lojtar, për karakterin që treguan, energjinë që dhanë dhe përkushtimin që sollën çdo ditë në palestër. Një mirënjohje e veçantë shkon për trajnerët tanë dhe gjithë familjen e madhe të KB Kerasan, që me pasion dhe durim punojnë çdo ditë për rritjen e këtyre fëmijëve dhe të rinjve.

Faleminderit partnerëve tanë!
Asnjë sukses nuk ndërtohet vetëm. Ju jemi mirënjohës nga zemra:
Sponsori Gjeneral: Marigona Hill
Sponsorët: Solos & Alexander Chapman
Donatorët: TEB Bank · Uji MOKNE · Fitore Majanci – Photography

Sezoni mbaroi por puna vazhdon. Na pret shumë punë për t'u pregatitur gjatë verës për stinorin e ri. Synimi mbetet i njëjtë: majat e basketbollit kosovar.

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj!

12/05/2026

Kombëtarja e Kosovës e moshës U14 po merr pjesë në turneun ndërkombëtar të FIBA-s për grupmoshën U14 që po mbahet në Rumani.

Jemi jashtëzakonisht krenarë që tre nga 12 lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës:
●Artur Bejic
●Art Nesushta
●Trim Demaliaj

janë lojtarë të KB Kerasan. Ky është një vlerësim i madh për punën, përkushtimin dhe zhvillimin që po bëhet çdo ditë në klubin tonë.

Fakti që një e katërta e Përfaqësueses së Kosovës përfaqësohet nga lojtarët e klubit tonë është dëshmi e qartë se puna serioze dhe afatgjate sjell rezultate të mëdha.

Kjo na bën krenarë jo vetëm si klub, por edhe si kontribues në të ardhmen e basketbollit kosovar.

Besojmë fuqishëm se këta djem janë e ardhmja e basketbollit të Kosovës dhe se me punë, disiplinë dhe përkushtim do të vazhdojnë ta përfaqësojnë vendin tonë me dinjitet dhe sukses në arenën ndërkombëtare.

Urojmë shumë suksese për Kosovën dhe për lojtarët tanë në këtë rrugëtim të rëndësishëm!

11/05/2026

U14 KB Kerasan – Kampionë të Kosovës për sezonin 2025/26!

Djemtë tanë të gjeneratës 2012/13 shkruajtën histori sot, duke u shpallur kampionë të Kosovës pas një serie finale spektakolare ndaj KB Trepçës me rezultat të përgjithshëm 3-1!

Finalet nisën me humbje dramatike në shtëpi 77-80, por djemt tanë treguan karakter, zemër dhe mentalitet fitues, duke e përmbysur serinë me tri fitore radhazi:

🏀 69-71
🏀 83-77
🏀 67-88

Një gjeneratë që po vjen fuqishëm, me talent, disiplinë dhe uri për fitore!

Këta djem janë krenaria jonë dhe shpresa e së ardhmes së klubit tonë!

Urime lojtarëve, trajnerëve dhe çdo prindi që qëndroi pranë kësaj rruge kampionësh!

11/05/2026

U18 KB Kerasan – Kampionë të Kosovës 2025/26!

Gjenerata U18 e KB Kerasan, e udhëhequr nga trajneri ynë Dëfrim Hashani, është shpallur kampione e Kosovës për grupmoshën 2008/09 në stinorin 2025/26!

Në serinë finale ndaj KB Bashkimit nga Prizreni, djelmoshat tanë treguan karakter, disiplinë dhe basketboll të nivelit të lartë, duke triumfuar bindshëm në të tri ndeshjet finale:
🏀 94:83
🏀 86:76
🏀 93:79

Kupën e kampionit e ngriti kapiteni i ekipit, Blin Aliu, në një moment krenarie dhe emocioni për gjithë klubin!

Kjo gjeneratë fantastike e përfundoi sezonin me statistika mbresëlënëse: ✅ 26 fitore
❌ vetëm 1 humbje

Fitues të Kupës dhe Kampionë të Kosovës – një sezon historik për KB Kerasan!

Jemi jashtëzakonisht krenarë me këtë ekip, me përkushtimin, sakrificën dhe shpirtin luftarak që treguan gjatë gjithë sezonit. Ky sukses është dëshmi e punës së madhe, unitetit dhe pasionit për basketbollin.

Urime lojtarëve, stafit dhe gjithë familjes së KB Kerasan! E ardhmja është e juaja!

11/05/2026

Rezultatet e fazës së play-offit - Finalet:

U18:
Finalja 3: KB Bashkimi 79 - 93 KB Kerasan (0-3)

U16:
Finalja 3: KB Borea 84 - 75 KB Kerasan (3-0)

U14:
Finalja 4: KB Trepça 67 - 88 KB Kerasan (1-3)

07/05/2026

Rezultatet e fazës së play-offit - Finalet:

U16:
Finalja 2: KB Kerasan 83 - 93 KB Borea (0-2)

U14:
Finalja 2: KB Trepça 69 - 71 KB Kerasan (1-1)

05/05/2026

Rezultatet e fazës së play-offit - Finalet:

U18:
Finalja 2: KB Kerasan 86 - 76 KB Bashkimi (2-0)

U14:
Finalja 1: KB Kerasan 77 - 80 KB Trepça (0-1)

03/05/2026

Rezultatet e fazës së play-offit - fundjava 2/3 Maj:

U18:
Finalja 1: KB Bashkimi 83 - 94 KB Kerasan (0-1)

U16:
Finalja 1 : KB Borea 51 - 42 KB Kerasan (1-0)

U14:
Gjysëmfinalja 4: KB Bashkimi 71 - 85 KB Kerasan (1-3)

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Pristina