08/04/2026
Trajnim me rëndësi të veçantë për të drejtat në marrëdhëniet e punës dhe dialogun social
Trajnimi me temën “Monitorimi i të Drejtave të Punës dhe Fuqizimi i Dialogut Social”, i mbajtur nga Prof. Asst. Dr. Valon Leci, trajtoi një çështje me rëndësi të veçantë për funksionimin e drejtë dhe të balancuar të marrëdhënieve të punës.
Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë institucione shtetërore, sindikata, shoqëri civile, media dhe akterë të tjerë relevantë, duke dëshmuar se kjo temë ka rëndësi të gjerë institucionale dhe shoqërore.
Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e monitorimit të të drejtave në marrëdhëniet e punës, jo vetëm në mbrojtje të punëmarrësve, por edhe në respektim të të drejtave dhe obligimeve të punëdhënësve, me qëllim të krijimit të një raporti të drejtë, të qëndrueshëm dhe funksional ndërmjet palëve.
Kjo çështje mbetet thelbësore si për institucionet publike, ashtu edhe për kompanitë e sektorit privat, pasi respektimi i të drejtave të palëve në marrëdhënien e punës dhe fuqizimi i dialogut social ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin institucional, sigurinë juridike dhe ndërtimin e një kulture pune më profesionale dhe më të drejtë.
29/01/2026
Ne jemi të angazhuar plotësisht që në institucione edhe kompani të promovojmë dhe avancojmë kulturën dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ishte kënaqësi që njohuritë dhe përvojat tona t’i ndajmë me stafin e Mercure Hotel.
Ne investojmë çdo ditë në trajnimin e stafit tonë, sepse mysafirët tanë meritojnë më të mirën.
***
📍Agron Berisha, Nr 15, Prishtinë
☎️(+383) 48 348 348
📩[email protected]
🛎 https://all.accor.com/hotel/B762/index.en.shtml
09/01/2026
📌 SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË GJATË DIMRIT
✔️ Rekomandime profesionale nga TOCA Liber SH.P.K
Kur vendi ynë, ashtu si i gjithë rajoni, po përballet me rënie të ndjeshme të temperaturave, reshje bore dhe ngrica, veçanërisht në rrethana kur bora ka ardhur pas periudhave me shi dhe vërshime, rreziqet në vendin e punës shtohen ndjeshëm. Në këto kushte, nuk kemi të bëjmë vetëm me të ftohtë, por me një kombinim faktorësh që rrisin realisht rrezikun për aksidente dhe probleme shëndetësore.
Bora, akulli, era e fortë, lagështia dhe dukshmëria e reduktuar ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve – si për ata që punojnë në ambiente të mbyllura, ashtu edhe për ata që angazhohen në terren apo drejtojnë automjete pune. Për këtë arsye, masat parandaluese duhet të jenë të menduara mirë, reale dhe plotësisht të zbatueshme në praktikë.
Më poshtë po ndajmë disa nga rekomandimet kryesore, të bazuara në përvojën dhe praktikën profesionale në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë:
📌 Masat organizative dhe planifikimi i punës
✔️ Punëdhënësit duhet të përshtatin organizimin e punës me kushtet dimërore, duke shmangur ekspozimin e panevojshëm dhe të zgjatur të punëtorëve ndaj temperaturave të ulëta.
✔️ Orari i punës duhet të jetë fleksibël, veçanërisht për punët që zhvillohen në ambiente të jashtme dhe në terren.
✔️ Pushimet e shkurtra, por të shpeshta, në ambiente të ngrohta janë esenciale dhe të domosdoshme.
✔️ Në kushte ekstreme atmosferike, punët me rrezik të shtuar duhet të shtyhen ose të pezullohen përkohësisht.
📌 Pajisjet Personale Mbrojtëse (PPM)
✔️ Punëtorët duhet të pajisen me veshje dimërore funksionale, të përshtatshme për lëvizje dhe kryerje të punës.
✔️ Këpucët kundër rrëshqitjes dhe rezistente ndaj ujit janë të domosdoshme.
✔️ Dorezat termike, mbrojtja e kokës dhe veshjet kundër erës së ftohtë janë pjesë thelbësore e mbrojtjes.
✔️ Pajisjet mbrojtëse duhet të kontrollohen rregullisht, pasi veshjet e dëmtuara ose të lagura humbin funksionin mbrojtës.
📌 Parandalimi i rrëshqitjeve dhe rënieve
✔️ Bora dhe akulli janë ndër shkaktarët më të shpeshtë të lëndimeve gjatë dimrit.
✔️ Hyrjet, shkallët, rrugët e qarkullimit dhe zonat e punës duhet të pastrohen vazhdimisht dhe të trajtohen me materiale antirrëshqitëse.
✔️ Sinjalizimi vizual për sipërfaqe të rrezikshme ndihmon ndjeshëm në parandalimin e aksidenteve.
✔️ Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit në zona të pasigurta është shpesh masa më e mençur dhe më e duhur.
📌 Punëtorët që punojnë jashtë dhe në terren
✔️ Punët në kantierë ndërtimi, hapësira të hapura apo zona të ekspozuara ndaj kushteve dimërore kërkojnë kujdes të shtuar.
✔️ Duhet të shmanget puna statike për periudha të gjata, pasi rrit rrezikun e ftohjes së tepërt dhe hipotermisë.
✔️ Organizimi i punës duhet të mundësojë lëvizje, ngrohje periodike dhe mbrojtje nga era.
✔️ Punëtorët duhet të informohen për shenjat e hershme të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga i ftohti.
📌 Siguria gjatë përdorimit të automjeteve të punës
✔️ Automjetet e punës duhet të jenë teknikisht të kontrolluara dhe të pajisura me goma dimërore.
✔️ Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e drejtimit me kushtet e rrugës.
✔️ Duhet të shmangen lëvizjet e panevojshme në kushte të rënda atmosferike.
✔️ Ngarkesat duhet të sigurohen mirë për të shmangur rrëshqitjen ose përmbysjen.
✔️ Rekomandohet të shmanget lëvizja në orët e hershme të mëngjesit ose shumë vonë, kur rreziku nga ngricat dhe rrugët e papastruara është më i lartë.
📌 Kushtet mikroklimatike në ambiente të mbyllura
✔️ Ngrohja duhet të jetë e qëndrueshme dhe e mjaftueshme, pa krijuar rryma të ftohta ajri.
✔️ Sistemet e ngrohjes dhe ventilimit duhet të mirëmbahen rregullisht.
✔️ Temperatura e ambientit të punës duhet të jetë në përputhje me kërkesat shëndetësore dhe ergonomike.
📌 Shëndeti i punëtorëve dhe vetëdijësimi
✔️ Punëtorët duhet të inkurajohen të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor që lidhet me të ftohtin.
✔️ Konsumimi i pijeve të ngrohta dhe ushqimit adekuat ndihmon në ruajtjen e energjisë dhe temperaturës trupore.
✔️ Trajnimet e shkurtra informuese për punë të sigurt gjatë dimrit janë një investim i drejtpërdrejtë në parandalimin e aksidenteve.
📌 TOCA Liber SH.P.K ofron shërbime profesionale në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus në parandalim, respektim të standardeve ligjore dhe zgjidhje praktike për çdo sektor.
✔️ “Siguria nuk varet nga stina – ajo varet nga përgjegjësia.”
📩 Për këshillim profesional, vlerësime risku dhe trajnime, jemi pranë jush.
📩 Për bashkëpunim ose informata shtesë:
✔️ www.tocaliber.com
✔️ [email protected]
✔️ [email protected]
✔️ +383 44 145 165
05/01/2026
📌 2026 | Siguria dhe shëndeti në punë, Marrëdhënie ligjore të punës dhe mbrojtje juridike të qëndrueshme
Në vitin 2026, TOCA Liber SH.P.K pozicionohet si partner profesional për kompani dhe institucione që kërkojnë siguri reale në punë, marrëdhënie të qarta juridike pune dhe mbrojtje juridike të mbështetur në ligj dhe praktikë.
Qasja jonë nuk është formale dhe as vetëm reaktive.
Ne punojmë mbi parandalimin, strukturimin dhe mbrojtjen profesionale të kompanisë tuaj.
📌 Parimet që udhëheqin punën tonë:
✔️ Qasje reale dhe trajtim serioz i cështjeve – Qasja jonë dhe trajtimi i cështjeve nuk bëhen vetëm formalisht dhe për “letra arkive”, por për përmirësim real të gjendjes faktike dhe juridike
✔️ Parandalimi para sanksionit – problemet zgjidhen para gjobave dhe padive
✔️ Ligjshmëri reale – dokumente që funksionojnë në praktikë dhe qëndrojnë në procedurë
✔️ Qasje e integruar – siguri në punë + marrëdhënie pune + mbrojtje juridike
✔️ Përgjegjësi profesionale – çdo rast trajtohet individualisht
✔️ Standarde bashkëkohore – bazuar në legjislacion dhe praktika të mira ndërkombëtare
🔸 SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË (SSHP)
✔️ Inspektim profesional i kushteve, hapësirës dhe mjeteve të punës
✔️ Vlerësim profesional i riskut për vendet e punës
✔️ Vlerësim i ndarë sipas pozitave konkrete dhe proceseve reale
✔️ Përditësim dhe rishikim i vlerësimeve ekzistuese
✔️ Hartim i masave parandaluese dhe korrigjuese
✔️ Trajnime fillestare dhe periodike për të punësuarit
✔️ Trajnime specifike sipas sektorëve dhe rreziqeve
✔️ Raporte teknike me rekomandime të zbatueshme
✔️ Hetim i aksidenteve në vendet e punës
✔️ Përgatitje dhe mbështetje gjatë inspektimeve zyrtare
📌 Siguri reale në terren – jo dokumente për arkivë.
🔸 MARRËDHËNIET E PUNËS DHE ORGANIZIMI I BRENDSHËM
✔️ Konsulencë juridike e specializuar në të drejtën e punës
✔️ Hartim dhe rishikim profesional i kontratave të punës
✔️ Përshtatje e kontratave sipas pozitës dhe përgjegjësive
✔️ Përgatitje e rregulloreve të brendshme të punës
✔️ Akte normative dhe politika të brendshme
✔️ Draftim i vendimeve administrative dhe menaxheriale
✔️ Mbështetje juridike preventive për vendimmarrje të sigurt
📌 Marrëdhënie të drejta dhe të qarta pune = stabilitet dhe më pak rrezik ligjor.
🔸 PROCEDURA DISIPLINORE DHE MENAXHIMI I KONFLIKTEVE
✔️ Përgatitje e dokumentacionit për procedura disiplinore
✔️ Njoftime dhe paralajmërime sipas procedurës ligjore
✔️ Masa disiplinore të strukturuara dhe të mbrojtshme
✔️ Mbështetje juridike në menaxhimin e konflikteve të punës
✔️ Parandalim i gabimeve procedurale që çojnë në humbje gjyqësore
🔸 ANKESA ADMINISTRATIVE & MBROJTJE GJYQËSORE
(çështje të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përgjithsësisht cështje administrative)
✔️ Ankesa administrative kundër vendimeve të Inspektoratit të Punës
✔️ Ankesa administrative kundër vendimeve të inspektorateve dhe organeve mbikëqyrëse administrative
✔️ Ankesa ndaj gjobave, urdhrave ndalues dhe masave korrigjuese
✔️ Analizë juridike e vendimeve administrative
✔️ Përgatitje e padive dhe kundërpadive në marrëdhënie pune dhe siguri në punë
✔️ Padi për largime nga puna dhe masa disiplinore
✔️ Përgjigje profesionale dhe të argumentuara në padi
✔️ Dokumentacion juridik i mbështetur në ligj dhe praktikë gjyqësore
📌 Mbrojtje e strukturuar – jo reagim i vonuar.
📌 Pse TOCA Liber SH.P.K?
✔️ Kompani e licencuar për siguri dhe shëndet në punë
✔️ Ekspert të certifikuar të sigurisë dhe shëndetit në punë
✔️ Juristë të specializuar në të drejtën e punës
✔️ Përvojë reale në sektorin publik dhe privat
✔️ Qasje preventive, teknike dhe juridike njëkohësisht
✔️ Zgjidhje të personalizuara sipas aktivitetit tuaj
📌 Ne ndërtojmë siguri në punë, rregull dhe mbrojtje juridike afatgjatë për biznesin tuaj.
📩 Për bashkëpunim ose informata shtesë:
✔️ www.tocaliber.com
✔️ [email protected]
✔️ [email protected]
✔️ +383 44 145 165
TOCA Liber SH.P.K
📌 Profesionalizëm
📌 Korrektësi
📌 Siguri juridike për biznesin tuaj
31/12/2025
Urim për Vitin e Ri 2026
Kompania TOCA Liber sh.p.k., ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2026, me shëndet të plotë, siguri dhe shëndet në çdo hap të jetës dhe suksese të vazhdueshme profesionale dhe personale.
Në prag të këtij viti të ri, riafirmojmë përkushtimin tonë të thellë ndaj krijimit dhe promovimit të mjediseve të sigurta të punës, të shëndetshme dhe në përputhje me standardet më të larta ligjore dhe profesionale. Besojmë se siguria dhe shëndeti në punë nuk janë vetëm obligim ligjor, por vlerë themelore për zhvillim të qëndrueshëm dhe dinjitet njerëzor.
Qoftë viti 2026 një vit i bashkëpunimit të suksesshëm, i arritjeve të reja dhe i mirëqenies për të gjithë.
Me respekt,
TOCA Liber sh.p.k.
03/12/2025
Shërbime Juridike Profesionale nga TOCA Liber Sh.P.K
Juristët e kompanisë TOCA Liber Sh.P.K, me përvojë të gjatë profesionale dhe menaxheriale në institucione shtetërore, publike dhe private, ofrojnë këshilla juridike të specializuara për kompani dhe individë, si dhe përgatitjen e dokumenteve juridike të të gjitha llojeve.
Ne ofrojmë shërbime të plota ligjore, të standardizuara dhe të personalizuara sipas nevojave tuaja, duke përfshirë:
• Hartimin dhe rishikimin profesional të kontratave të punës
• Përgatitjen e akteve të brendshme të punëdhënësit, rregulloreve dhe akteve normative
• Draftimin e vendimeve administrative dhe atyre menaxheriale
• Përgatitjen e dokumenteve për procedura disiplinore, njoftime, paralajmërime dhe masa të tjera ligjore
• Këshilla të specializuara në fushën e punësimit, marrëdhënieve të punës dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi
• Përfaqësim dhe mbështetje në çështje të tjera ligjore sipas kërkesës
Çdo kompani që dëshiron të ketë dokumente juridike të përgatitura në mënyrë profesionale, të harmonizuara me ligjin dhe praktikën bashkëkohore, është e mirëpritur të bashkëpunojë me ne.
📩 Për bashkëpunim ose informata shtesë, na kontaktoni në:
[email protected]; [email protected]
TOCA Liber Sh.P.K – Profesionalizëm, korrektësi dhe siguri juridike për biznesin tuaj.
12/11/2025
Përgjegjësia e Punëtorëve në Vendin e Punës 👷♂️
Çdo punëtor ka një rol thelbësor në ruajtjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.
✅ Respekto ligjin, politikat dhe procedurat e sigurisë në vendin e punës.
✅ Përdor dhe mirëmbaj pajisjet personale mbrojtëse të ofruara nga punëdhënësi.
✅ Vepro në mënyrë të sigurt për veten dhe kolegët e tu.
✅ Raporto menjëherë çdo rrezik apo lëndim te mbikëqyrësi yt.
Në vendin e punës, siguria dhe shëndeti janë përgjegjësi e përbashkët.
Punëtorët nuk kanë vetëm të drejta – ata kanë edhe detyrime të rëndësishme për të ruajtur një ambient të sigurt pune.
12/11/2025
TOCA Liber Sh.P.K – Kompani e Licencuar për ofrimin e shërbimeve nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Konsulencë Ligjore të Punës
📄 Licencuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës – Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Licenca e shërbimit Nr. 10, datë 26.08.2021
TOCA Liber Sh.P.K është kompani profesionale e specializuar dhe e licencuar për ofrimin e shërbimeve të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP), si dhe të konsulencës ligjore në fushën e marrëdhënieve të punës.
Ekipi ynë përbëhet nga ekspertë të licencuar të Sigurisë dhe Shëndett në Punë dhe juristë me përvojë të gjatë në institucione publike dhe private, përfshirë përvojën profesionale në institucione që mbikëqyrin zbatueshmërinë e legjislacionit të punës, duke garantuar përputhshmëri ligjore, profesionalizëm dhe zgjidhje efikase për çdo biznes.
⚙️ Shërbimet tona profesionale përfshijnë:
🔸 Siguri dhe Shëndet në Punë:
1. Vlerësim i rrezikut në vendin e punës, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-161 dhe Rregulloren (MPMS) Nr. 02/2021;
2. Hartim i rregulloreve të brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë;
3. Përgatitje e planeve të evakuimit dhe emergjencës
4. Inspektim dhe kontroll periodik i pajisjeve të punës;
5. Trajnime profesionale për punonjës dhe menaxhment mbi masat parandaluese dhe tërësinë e masave dhe veprimeve në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë;
6. Konsulencë për zbatim të standardit ndërkombëtar ISO 45001:2018;
7. Asistencë për përgatitjen e dokumentacionit ligjor në përputhje me kërkesat e institucioneve publike mbikëqyrëse;
8. Krijim i strukturave të brendshme të sigurisë (Koordinator SSHP, Komision i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Mbështjetje në koordinimin e punëve dhe aktiviteteve të SSHP, etj.);
9. Hetim dhe raportim i aksidenteve në punë dhe përgatitje e formularëve përkatës;
10. Auditim i brendshëm i sistemit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
⚖️ Konsulencë dhe Përfaqësime në Marrëdhëniet e Punës:
1. Konsulencë ligjore për zbatimin e Ligjit të Punës dhe akteve nënligjore;
2. Hartim dhe rishikim të kontratave të punës, rregulloreve të brendshme dhe vendimeve administrative;
3. Përfaqësim profesional në procedura dhe komunikime me institucione publike që mbikëqyrin zbatueshmërinë e legjislacionit të punës;
4. Përgatitje të ankesave dhe parashtresave ligjore ndaj vendimeve administrative;
5. Këshillim strategjik për menaxhimin e marrëdhënieve punëdhënës–punëmarrës;
6. Asistencë në procedura disiplinore, pezullime apo ndërprerje të kontratave të punës;
7. Negocim dhe ndërmjetësim në raste të konflikteve të punës;
8. Shërbime të integruara ligjore dhe të sigurisë, për auditime të brendshme dhe verifikime nga organet mbikëqyrëse.
💼 Pse të zgjidhni TOCA Liber Sh.P.K?
✅ Kompani zyrtarisht e licencuar nga MFPT;
✅ Ekspertë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, juristë me përvojë shumësektoriale, inxhinierë të fushave të ndryshme;
✅ Dokumentacion i plotë dhe i vlefshëm për çdo kontroll apo auditim;
✅ Qasje profesionale, transparente dhe të personalizuar për çdo biznes;
✅ Mbështetje e vazhdueshme ligjore dhe teknike për klientët tanë.
📞 Na kontaktoni sot për ofertën tuaj!
📧 [email protected]; [email protected]
📱 +383 44 145 165
🌐 www.tocaliber.com
TOCA Liber Sh.P.K – Partneri juaj i besueshëm për Siguri dhe Shëndet në Punë, ligjshmëri dhe profesionalizëm në çdo vend pune!
28/04/2023
NË DITËN BOTËRORE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË
28/04/2023
“Nëse nuk kemi paqe, është sepse kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.” Kjo thënie e Nënë Terezës, shpërfaqë më së miri rëndësinë e kujdesit dhe respektit që duhet të kemi për njëri tjetrin. Ne i përkasim njëri tjetrit. Ne, në fakt jemi njëri tjetri, sepse ne jemi (ekzistojmë) si individ duke qenë se janë (ekzistojnë) edhe të tjerët. Të tjerët janë mundësia jonë ekzistenciale. Pa ata, nuk do të ishim as ne. Ne jemi, sepse jemi bashkë. Ose jemi bashkë ose nuk jemi fare. Brenda kësaj logjike funksionon edhe Siguria dhe Shëndeti në Punë (SSHP).
SSHP është punë dhe detyrë e të gjithëve. Të gjithë kanë rol vendimtar për të luajtur në funksion të SSHP. SSHP nuk është punë vetëm e menaxhmentit dhe as vetëm e ekspertëve. Është punë e secilit. Secili duhet të kujdeset për veten, për tjetrin, për secilin. Të gjithë për të gjithë. Vetëm kështu, ngritet Siguria dhe Shëndeti në Punë, ruhet jeta, shëndeti dhe dinjiteti i dikujt që punon dhe i dikujt që për një arsye ose tjetrën gjendjet në hapësira punuese. Vetëm kur konsiderohet që tjetri të përket ty dhe ti i përket tjetrit, ne jemi në rrugën e duhur. Sepse, jeta e njeriut është në supremacion vleror. Sepse jeta e njeriut është e shenjët. Sepse njeriu meriton të jetoj dhe punoj, dhe atë shëndetshëm dhe dinjitetshëm!
Për të ngritur nivelin e SSHP dhe parandaluar aksidentet në biznesin tuaj, për të ruajtur jetën, shëndetin dhe dinjitetin e të punësuarëve tuaj, vetes dhe klientëve, merrni shërbimet profesionale nga TOCA Liber Sh.P.K
Ne jemi të lumtur kur shkaku i punës tonë ruhen jetë njerëzish, ruhet shëndeti dhe dinjiteti i njeriut që është në proces të punës!
TOCA Liber Sh.P.K, me stafin e vetë professional, ju uron në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë!
31/12/2021
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës🇽🇰, klientë dhe bashkëpunëtorë të TOCA “Liber” Sh.P.K,
Gëzuar Viti i Ri 2022!🥂
Urojmë që ky vit, për të gjithë Ju, të jetë vit me plotë shëndet dhe dinjitet!🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇪🇺
17/12/2021
Në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më profesionale nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, por edhe për çështjet ligjore nga e drejta e punës, përfaqësuesit e TOCA Liber u takuan me përfaqësuesit e TOSHA -Top Occupational Safety&Health Albania, në Tiranë. TOSHA është kompani lidere e ofrimit të shërbimeve profesionale nga SSHP në Republikën e Shqipërisë. Rrjedhimisht, të dyja palët u dakorduan që të vazhdohet dhe thellohet bashkëpunimi reciprok, duke shkëmbyer kapacitetet profesionale respektive, ekspertizat dhe ekspertët e fushave. Formalizimi i këtij bashkëpunimi u bë me marrëveshjen e nënshkruar nga z. Ibrahimi dhe z. Xhafa! 🇦🇱🤝🇽🇰