Federata Esports Kosova

Federata Esports Kosova

Share

Esports Federation of Kosovo

Photos from Federata Esports Kosova's post 31/08/2026

🏆 KAMPIONATI CS2 – FESK ESPORTS HUB | RECAP đŸŽźđŸ”„

ÇfarĂ« dite! âšĄïž

MĂ« 30 gusht, FESK Esports Hub u shndĂ«rrua nĂ« arenĂ«n e pĂ«rballjeve mĂ« tĂ« forta tĂ« CS2, 16 ekipe u pĂ«rballĂ«n nĂ« turneun FACEIT Level 1–8, duke dhuruar ndeshje interesante dhe shumĂ« momente tĂ« paharrueshme. Nga raundet e para deri te finalja e madhe, çdo ndeshje solli momente qĂ« e mbajtĂ«n atmosferĂ«n ndezur. đŸ”„

LojtarĂ«t dhanĂ« maksimumin, ekipet luftuan pĂ«r çdo round dhe nĂ« fund u kurorĂ«zua kampioni i kĂ«tij edicioni. 🏆

đŸ„‡ Team Meris — Vendi i parĂ« 🏆
đŸ„ˆ Team Anes — Vendi i dytĂ« đŸ„ˆ
đŸ„‰ Team Orget — Vendi i tretĂ« đŸ„‰

Urime tĂ« mĂ«dha pĂ«r Team Meris pĂ«r triumfin! đŸ‘đŸ”„

Faleminderit tĂ« gjitha ekipeve, lojtarĂ«ve, tifozĂ«ve, partnerĂ«ve dhe tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« ishin pjesĂ« e kĂ«saj dite. ❀

Një falënderim i veçantë shkon edhe për sponsorët tanë që na mbështetën në realizimin e këtij eventi: Telkos, Red Bull dhe Ujë Rugove.

GGs. Shihemi nĂ« eventin e radhĂ«s! đŸŽźâšĄïž

29/08/2026

đŸ”„ 16 ekipe. NjĂ« kampion. Kush do ta marrĂ« trofeun? 🎼🏆

Pas një interesi të madh dhe shumë aplikimeve, 16 ekipet e përzgjedhura janë tashmë LOCKED IN për Kampionatin e CS2!

📍 FESK Esports Hub
📅 30 Gusht 2026
🕛 Ora 12:00

Shihemi nesĂ«r nĂ« FESK ESPORTS HUB! đŸ”„

22/08/2026

🎼 KAMPIONATI CS2 – FESK ESPORTS HUB 🏆

Federata Esports Kosova (FESK) organizon turneun e radhĂ«s nĂ« Counter-Strike 2, tĂ« dedikuar pĂ«r lojtarĂ«t e niveleve FACEIT Level 1–8. Formati i turneut Ă«shtĂ« LAN 5vs5 dhe do tĂ« mbahet nĂ« ambientet e FESK ESPORTS HUB, PrishtinĂ«.

📅 Data: 30 Gusht 2026
📍 Lokacioni: FESK ESPORTS HUB
🕛 Fillimi i turneut: 12:00
✅ Check-in: nga ora 11:30
🏆 Maksimumi: 16 ekipe
💰 Prizepool: 1000€

Kushtet për pjesëmarrje

- TĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t duhet tĂ« jenĂ« FACEIT Level 1–8.
- Aplikimi bëhet vetëm nga kapiteni i ekipës pra vetëm nga një person për ekipin e vet.
- Vetëm 16 ekipet e para që regjistrohen dhe plotësojnë kriteret do të pranohen.
- Bracket-i i turneut do të formohet pas përfundimit të check-in.

📝 Regjistrimi bĂ«het pĂ«rmes Google Form:
🔗 https://forms.gle/9f8NtEHhTKCuxiV86

Mblidhe ekipin dhe siguro vendin sa mĂ« herĂ«t — numri i ekipeve Ă«shtĂ« i limituar!

Photos from Federata Esports Kosova's post 13/07/2026

Ventira, Ă«shtĂ« shpallur kampione e KosovĂ«s nĂ« “League of Legends”.

Vendin e dytĂ« e zuri “Ekipa Xportal”, ndĂ«rsa vendi i tretĂ« i takoi “Team 02”.

Kampionati i Kosovës për seniorë u zhvillua të dielën, më 12 korrik 2026, në qendrën e trajnimit FESK ESPORTS HUB në Prishtinë.

Në Kampionatin e Kosovës, të organizuar nga Federata Esports Kosova, morën pjesë 16 ekipe.
Pati rivalitet të madh, por në fund titulli i takoi ekipit Ventira, i përbërë nga lojtarët: Nol Hyseni, Altin Sllamniku, Endrit Ademi, Endrit Shabani dhe Alan Ferko.

ËshtĂ« ky eventi i radhĂ«s i madh i organizuar nga Federata Esports Kosova, ku edhe njĂ«herĂ« lojtarĂ«t treguan aftĂ«sitĂ« e tyre nĂ« lojĂ«rat elekteonike, nĂ« kĂ«tĂ« rast tĂ« lojĂ«s sĂ« famshme dhe tĂ« pĂ«lqyer “League of Legends”.

Federata Esports Kosova falënderon sponsorët Telkos, Red Bull dhe Ujë Rugove që mbështetën organizimin e Kampionatit të Kosovëspër seniorë.

11/07/2026

🏆 KAMPIONATI SHTETËROR I LEAGUE OF LEGENDS PO AFROHET! đŸŽźđŸ”„

16 ekipet janĂ« tashmĂ« LOCKED IN dhe beteja pĂ«r titullin kampion Ă«shtĂ« gati tĂ« fillojĂ«! ⚔

📍 Lokacioni: FESK Esports Hub
📅 Data: 12 Korrik
🕛 Ora: 12:00

Bashkohu me ne për një ditë plot emocione, ndeshje spektakolare dhe momentet më të mira të skenës së League of Legends në Kosovë.

Kush do ta ngrejĂ« trofeun? 🏆

20/06/2026

🏆 KAMPIONATI SHTETËROR I LEAGUE OF LEGENDS 2026 🏆

BĂ«huni pjesĂ« e garĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« League of Legends nĂ« KosovĂ«! Mblidhni ekipin tuaj, dĂ«shmoni strategjinĂ« dhe aftĂ«sitĂ« nĂ« Summoner’s Rift. Federata e Esports Kosova hap regjistrimet pĂ«r Kampionatin ShtetĂ«ror tĂ« League of Legends 2026 pĂ«r seniorĂ«, ku ekipet mĂ« tĂ« mira do tĂ« garojnĂ« pĂ«r titullin kampionit shtetĂ«ror đŸ‡œđŸ‡°đŸ†!

📆 Data: 12 Korrik
📍 Lokacioni: FESK Esports HUB
đŸ‘„ Kapaciteti maksimal: 16 ekipe
🌍 Server prioritar: EUW (lojĂ«rat mund tĂ« zhvillohen edhe nĂ« EUNE sipas nevojĂ«s)
💰 Prize Pool: 1,000€
✅ Regjistrimi: FALAS

🔗 Regjistro ekipin tuaj kĂ«tu: https://shorturl.at/tRz56

⚠ Vendet janĂ« tĂ« limituara – vetĂ«m 16 ekipe! Regjistrimi mbyllet sapo tĂ« plotĂ«sohet kapaciteti.

Për pyetje dhe detaje rreth turnirit, kyquni në këtë Discord channel: https://discord.com/invite/eNkdGdYZ

Photos from Federata Esports Kosova's post 22/05/2026

Prishtina sĂ«rish epiqendĂ«r evropiane e videolojĂ«rave tĂ« pĂ«lqyera đŸ•č

Pas organizimit të jashtëzakonshëm vitin e kaluar të Kampionatit Evropian të Esports, Federata Esports Kosova në bashkëpunim me "Xportal Esports", do t'i mirëpres sërish lojtarë më të mirë të tetë ekipeve të lojës së famshme "Counter-Strike 2", si dhe lojërave tjera elektronike.

Festivali më i madh në vend, "XP Games Festival", do të mbahet për dy ditë rresht, më 23 dhe 24 maj në "Tech Park Prishtina".

Do të jenë dy ditë të mbushra me lojë, emocione, sfida dhe super atmosferë, ku përveç pjesëmarrjes së lojtarëve të nivelit ndrkombëtar, do të ketë edhe aktivitete për sponsorët në "Open Air Arena".

Rruga drejt fituesit të festivalit, nis të shtunën me katër përballjet çerekfinale të plejofit.

Dyert hapen të shtunën nga ora 10:00, ndërsa garat nisin në ora 11:00. Gjysmëfinalet luhet të dielën.

Të dielën luhet edhe finalja e madhe nga ora 18:00.

Festivali bëhet edhe më madhoshtor me prezencën e dy nga talentet më të mëdhenj të Kosovës, Makazze dhe Kraben, të cilët rrugëtimin drejt arritjeve të mëdha ndërkombëtare, e kanë nisur këtu - në Kosovë.

Krahas tyre, në "XP Games Festival" marrin pjesë edhe emra tjerë shumë të njohur nga vendi dhe Evropa.

Prandaj, mos mungoni - vikendi është i juaji.

Hyrja për ta përcjellë këtë event madhështor, është falas!

Photos from Federata Esports Kosova's post 17/05/2026

PĂ«rfundon Kampionati i KosovĂ«s pĂ«r juniorĂ« đŸ‡œđŸ‡°đŸ”„

đŸ†đŸ„‡Orgesi, Rioni, Arlindi, Blerti dhe Dioni tĂ« ekipit “6SIDUS” e fituan vendin e parĂ« nĂ« Kampionatin e KosovĂ«s pĂ«r juniorĂ« nĂ« esports, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« “Counter-Strike 2”, qĂ« u mbajt tĂ« shtunĂ«n, 16 maj 2026, nĂ« qendrĂ«n e trajnimit FESK ESPORTS HUB nĂ« PrishtinĂ«.

đŸ„ˆâ€œVushtrria Team” i pĂ«rfaqĂ«suar nga Ylli, Gzimi, Joni, Edoni dhe Bardhi, e fituan vendin e dytĂ«, ndĂ«rsa vendi i tretĂ« i takoi Auronit, Korabit, Amarit, Drilonit dhe Erionit tĂ« ekipit “Xportal” đŸ„‰.

NĂ« Kampionatin e KosovĂ«s, tĂ« organizuar nga Federata Esports Kosova, morĂ«n pjesĂ« 60 lojtarĂ« tĂ« 11 ekipeve, ndĂ«rsa nuk mungoi pĂ«rkushtim, profesionalizĂ«m dhe rivaliteti i lojtarĂ«ve gjatĂ« tetĂ« orĂ«ve sa edhe zgjati Kampionati i KosovĂ«s nĂ« lojĂ«n e famshme elektronike “Counter-Strike 2”.

Me këtë rast janë identifikuar edhe talentet e së ardhmes në esports, të cilët do të kenë mundësi ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Federata Esports Kosova falënderon sponsorët Ujë Rugove dhe Golden Eagle që mbështetën organizimin e këtij eventi.

Photos from Federata Esports Kosova's post 16/05/2026

Po mbahet Kampionati ShtetĂ«ror i KosovĂ«s pĂ«r juniorĂ« đŸ‡œđŸ‡°đŸŽź

Rreth 60 lojtarĂ« tĂ« 11 ekipeve po marrin pjesĂ« nĂ« Kampionatin ShtetĂ«ror tĂ« KosovĂ«s pĂ«r juniorĂ« nĂ« “Counter-Strike 2”, ngjarje e cila po organizohet nga Federata Esports Kosova.

Kampionati i lojës së famshme elektronike po mbahet në qendrën e trajnimit FESK ESPORTS HUB në Prishtinë.

ËshtĂ« mundĂ«si e mirĂ« e zbulimit dhe promovimit tĂ« talenteve tĂ« rinj nĂ« esports e po ashtu edhe zhvillimit tĂ« garĂ«s profesionale dhe krijimi i mundĂ«sive pĂ«r avancimin e lojtarĂ«ve tĂ« rinj nĂ« skenĂ«n vendore dhe ndĂ«rkombĂ«tare.

Photos from Federata Esports Kosova's post 23/04/2026

Federata Esports Kosova do të marrë pjesë në Mediteranean Esports Games (MEG) 2026, një nga garat më të rëndësishme rajonale në esports, që këtë vit zhvillohet në qytetin Bar, në Malin e Zi, më 24 dhe 25 prill, në kuadër të Montenegro Future Festival.

Ky event ndërkombëtar mbledh lojtarët dhe përfaqësuesit më të mirë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, duke ofruar një platformë për garë, bashkëpunim dhe zhvillim të industrisë së esports dhe teknologjisë. Në kuadër të MEG, zhvillohen gara në tituj të njohur si eFootball dhe Tekken 8, duke sjellë konkurrencë të nivelit të lartë mes shteteve pjesëmarrëse.

Eventi organizohet nga Mediterranean Esports Federation në bashkëpunim me Esports Federation of Montenegro, si pjesë e një festivali më të gjerë që bashkon gaming, inovacion dhe industri digjitale, me pjesëmarrje nga dhjetëra shtete dhe mijëra vizitorë.

đŸ‡œđŸ‡° Kosova do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet nĂ« kategorinĂ« eFootball nga lojtari Genc Shala, i cili do tĂ« garojĂ« kundĂ«r pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« vendeve tĂ« tjera tĂ« rajonit.

Ndërsa në kategorinë Tekken 8, këtë herë Kosova nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin.

I urojmĂ« suksese Gencit dhe mezi presim tĂ« shohim KosovĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« skenĂ« ndĂ«rkombĂ«tare! đŸ’ȘđŸ”„

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Pristina
10000