Klubi Atletik Obiliq

Klubi Atletik Obiliq

Share

AFF Klubi Atletik është klub i cili trajnon lojtarët/Sportistat në aspektin atletik dhe merr pjesë në gara Kombetare & nderkombetare.

Photos from Klubi Atletik Obiliq's post 30/06/2026

🏃‍♂️ U realizua me sukses aktiviteti i parë në kuadër të projektit “Obiliqi Vrapon – Promovimi i Atletikës tek të Rinjtë” 🏃‍♀️

Në ambientet e SHFMU “Fazli Grajqevci” – Hade e Re, Klubi Atletik Obiliq zhvilloi aktivitetin e parë teorik dhe praktik në kuadër të projektit të mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) e Komunës së Obiliqit.

Gjatë pjesës teorike, nxënësit u njohën me rëndësinë e atletikës si bazë e shumë sporteve, përfitimet e aktivitetit fizik për shëndetin, zhvillimin e aftësive motorike, disiplinën dhe rëndësinë e një stili jetese aktiv.

Në pjesën praktike, fëmijët morën pjesë në ushtrime dhe aktivitete sportive, duke përjetuar nga afër kënaqësinë që ofron atletika dhe duke u inkurajuar të jenë pjesë e sportit.

Falënderojmë drejtorinë dhe stafin e SHFMU “Fazli Grajqevci” Hade e re për bashkëpunimin dhe mikpritjen, si dhe DKRS – Komuna e Obiliqit për mbështetjen e këtij projekti, i cili synon të promovojë sportin dhe jetesën e shëndetshme tek gjeneratat e reja.

Klubi Atletik Obiliq do të vazhdojë me realizimin e aktiviteteve të tjera në shkollat e komunës, me synimin që gjithnjë e më shumë të rinj të përfshihen në atletikë dhe sport.

Photos from Klubi Atletik Obiliq's post 18/01/2026

KAQ me aktivitete shume. Behu pjese

06/01/2026
20/10/2025

Training time💪

17/12/2024

Të dashur prindër, Shëndeti i fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht atyre që merren me sport, duhet të jetë gjithmonë prioritet. Rekomandojmë që fëmijët dhe sportistët e rinj të kryejnë kontrolle të rregullta të zemrës çdo 6 muaj për të parandaluar çdo problem të mundshëm. Mos neglizhoni lodhjen e tepërt, vështirësitë në frymëmarrje apo shqetësime të tjera – kontrolli i hershëm shpëton jetë.

Photos from Klubi Atletik Obiliq's post 05/12/2024

Në kuadër të Javës Rinore, Klubi Atletik 'Obiliq' vazhdon traditën e aktiviteteve sportive duke promovuar rëndësinë e atletikës!

Gjatë këtij aktiviteti sportiv të atletikës, që u mbajt në Komunën e Obiliqit, përveç atletëve të qendrës sonë, pjesëmarrës ishin edhe disa nxënës të shkollës fillore. Ata patën mundësinë të marrin pjesë aktive dhe të ndjekin një ligjëratë të mbajtur nga trajneri i klubit, z. Liridon Mirena, ku u theksua rëndësia e atletikës si sport dhe stil jetese të shëndetshëm.

Falënderojmë Komunën e Obiliqit, Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme dhe krijimin e mundësive për organizimin e aktiviteteve të tilla. Atletika do të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e rinisë në Komunen e Obiliqit, dhe Komunës së Obiliqit nuk do t’i mungojnë aktivitete të tilla inspiruese edhe në të ardhmen!

Vazhdojm me aktivitete të shumta sportive në komunen e Obiliqit. Sporti është jet!

27/05/2024
Photos from Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport- Komuna e Obiliqit's post 20/05/2024
01/08/2022

Ne vikend fillojm me fazën përgaditore!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Lagjia Bedri Hamëz M
Pristina
10000