09/09/2026
𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐛𝐫𝐢𝐥𝐚𝐧𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝 𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞𝐫 𝐏𝐢𝐥𝐬𝐞𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔
Në kuadër të pjesëmarrjes në World Boccia Challenger Pilsen 2026, Federata e Para Boccia e Kosovës shprehu mirënjohjen e saj të veçantë ndaj Czech Boccia Federation për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e jashtëzakonshme.
Me këtë rast, Kryetari i Federatës së Para Boccia të Kosovës, Murat Murati, i dhuroi një dhuratë simbolike Roman Suda, President i Czech Boccia Federation, si shenjë respekti, falënderimi dhe vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe organizimin brilant të këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar.
World Boccia Challenger Pilsen 2026 iështë një ngjarje e organizuar në nivel të lartë, duke krijuar kushte të shkëlqyera për parasportistët, delegacionet dhe të gjithë pjesëmarrësit.
Federata e Para Boccia e Kosovës e vlerëson lart bashkëpunimin dhe miqësinë me Czech Boccia Federation dhe shpreh gatishmërinë për vazhdimin dhe fuqizimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.