Jump Volley Prishtina

Jump Volley Prishtina

Share

Jump Volley Prishtina eshte nje akademi e madhe qe ofron per ju kurse Volejbolli per te gjitha vajzat e grupmoshes 6-16 vjec.

31/12/2025

Gezuar Vitin e Ri 2026 nga Jump Volley, me shendet, dashuri dhe shume suksese ne rrugetimin qe na pret. 🤍🏐

Ky vit ishte rruge, jo thjesht kohe.
Ishte mesim, lot gezimi, lodhje dhe krenari.
Faleminderit prinderve qe besuan, qe qendruan prane dhe qe na dhane force cdo dite.

Viti i ri na gjen me endrra me te medha.
Do te punojme me fort, do te besojme me shume dhe do te ecim bashke, hap pas hapi.
Sepse kjo familje sapo ka filluar te shkruaje historine e saj. 🤍🏐

Photos from Jump Volley Prishtina's post 07/12/2025

Kete fundjave u zhvilluan garat per grupmoshat U-16 dhe ekipi yne ne lojen qe zhvilloi dje arriti te fitoje 2:0 kunder ekipit te Prishtina e Re dhe sot pati nje fitore ne tavoline pasi ekipi i Art Volley nuk u paraqit..Ishte kenaqesi e vecante te shikoje vajzat e reja se si bashkepunonin me njera tjetren per te fituar piken.
Krenare cdo dite e me shume me to 🫶🏼🥰

16/11/2025

🏐🫶🏼

Photos from Jump Volley Prishtina's post 04/10/2025

E nisim sezonin me energji dhe zemer!
Sot vajzat tona treguan se puna, perkushtimi dhe bashkimi sjellin rezultat — fitorja e pare 3:0
Nje fillim i mbare qe na jep motivim per çdo sfide qe na pret perpara.
Krenare per secilen lojtare, per shpirtin e ekipit dhe per buzeqeshjet qe nuk mungojne kurre 💙
Le te vazhdojme me te njejtin pasion.

29/08/2025

🏐✨ Jump Volley rikthehet!
Nga java e parë e shtatorit rinisim stërvitjet tona tek Salla 1 Tetori – Prishtinë.
💙🟡

📅 Orari:
• E mërkurë 19:00 – 20:00
• E enjte 18:00 – 19:00
• E shtunë 10:00 – 11:00

👉 Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e energjisë, disiplinës dhe pasionit për volejbollin! 🔥💪

05/06/2025

🌊🏐 JUMP VOLLEY SUMMER CAMP 2025 – Një eksperiencë që s’duhet humbur!
📍 Hotel Kamelia – Durrës
📅 2–6 Korrik 2025
👧🏼 👦🏻Për femijet 8–16 vjeç

Pushime me qëllim? PO!
Sport, diell dhe miqësi për gjithë jetën? ABSOLUTISHT! 💛

🔹 Çfarë përfshihet në kamp?
✔️ Transport vajtje-ardhje nga Prishtina
✔️ 4 netë / 5 ditë akomodim në hotel me pishinë
✔️ 3 vakte të shijshme çdo ditë
✔️ Stërvitje volejbolli çdo ditë në plazh & sallë
✔️ Ndeshje miqësore me ekipe nga Durrësi
✔️ Aktivitete argëtuese (karaoke, filma, talente, lojëra në rërë)
✔️ Kujdes 24/7 nga trajnerë të licencuar
✔️ Atmosferë pozitive, edukative dhe shumë dashuri 💙

🎯 Vendi ideal që fëmija juaj të zhvillojë aftësi, vetëbesim dhe të krijojë miqësi të reja në një ambient të sigurt dhe frymëzues!

📞 Rezervoni tani – vendet janë të kufizuara!
📲 +383 49 599 569
📧 [email protected]
📸 Na ndiq: .volley

🏐

Photos from Jump Volley Prishtina's post 01/06/2025

Emocione, luftë dhe fitore!
4 ndeshje, 3 fitore dhe një humbje që foli më shumë se çdo fitore – një përballje e zjarrtë ku çdo pikë ishte betejë dhe çdo serv ishte zemër! 🏐❤️
Vajzat tona luftuan si kampione, me shpirt, pasion dhe unitet që nuk thyhet.
Kjo fundjavë na kujtoi se suksesi nuk është vetëm te rezultati, por te mënyra si e jep zemrën në fushë, te emocionet që ndezin zemrat e publikut dhe te përkushtimi që ndriçon fytyrat e tyre të lodhura por krenare.

Kjo është fuqia e vajzave që besojnë në vetvete.
Kjo është Jump Volley.

Photos from Jump Volley Prishtina's post 25/05/2025

Një fundjavë plot emocione dhe adrenalinë!
Garat e kategorisë U14 na dhuruan 4 ndeshje spektakolare, ku ekipi ynë tregoi zemër, përkushtim dhe pasion të vërtetë për volejbollin!
2 fitore dhe 2 humbje, por çdo lojë ishte një betejë e denjë dhe një përvojë e vlefshme për vajzat tona të mrekullueshme.
Jam krenare për secilën prej jush – faleminderit që jepni gjithmonë më të mirën në fushë!

Photos from Jump Volley Prishtina's post 01/03/2025

KV Fushe Kosova Volley 0-3 KV Jump Volley

Fitorja e dyte ne kete sezon dhe une nuk mund te mos jem e emocionuar qe vajzat e mia cdo dite e me shume po tregojne qe mund t’ia dalin pavaresisht moshes apo eksperiences(si hera e pare e tyre) ne kampionatin e volejbollit..Jam mese e sigurt qe puna e 14 lojtareve cdo dite ne stervitje dhe harmonia qe kemi si nje familje do te na sigurojne dhe shume fitore te tjera..Jam krenare per vajzat qe u rriten profesionalisht nga duart e mia..Kam besim te ju..Ju duaaaa 🫶🏼

Photos from Jump Volley Prishtina's post 26/02/2025

Rifillon stervitja ne sallen 1 Tetori

31/12/2024

Gezuar Vitin e Ri 2025!

Nje vit sa me i mbare per ju dhe familjet tuaja

28/11/2024

Gezuar 28-29 Nentorin Shqiperi 🇦🇱
• Mirenjohje perjete ❤️🖤
• JUMP VOLLEY




🇦🇱

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Pristina
10000