02/09/2020
UEFA Futsal Champions League
Këto janë klubet kampion, që do të përballën
në Preliminary Round. Shorti do të hedhët më
datën 15 Shtator në Nyon të Zvicrrës.
Albania - TIRANA
Andorra - ENCAMP
Austria - FC MUREXIN ALLSTARS
Bosnia&Herzegovina - SALINES
Bulgaria - CHERNO MORE
Cyprus - OMONOIA FUTSAL
Denmark - GENTOFTE
England - HELVECIA
Estonia- VIIMSI FC SMSRAHA
Finland- AKAA FUTSAL
France - ACCS FUTSAL
Georgia-TIBILLISI STATE UNIVERSITY
Germany - VFL 05 HOHENSTEIN-ERNSTTHAL
Gibraltar- LYNX FC
Grecce - AEK
Ireland - BLUE MAGIC DUBLIN
Israel - ASHDOD
Kosovo- FC PRISHTINA
Latvia-PETROV
Luxembourg - FC DIFFERDANGE
Moldova- SC DYNAMO.
Montenegro-TOTOGRAD
North Macedonia-FUTSAL SHKUPI
Norway-UTLERIA
San Marino - FIORENTINO
Scotland- PERTH YOUTH FUTSAL
Sweden-HAMMARBY
Switzerland - MINERVA
Turkey- PIYALEPASA SPORTS CLUB
Wales -SWANSEA UNIVERSITY
UEFA | UEFA Futsal |
Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova
Huazuar nga Prishtina
10/03/2020
FT:
FC PEJA 5:4 FC ALBANIKU
06/03/2020
Gjithçka gati për pjesën e dytë të sezonit 😍
Kjo është tabela para fillimit të stinorit pranveror në futsallin kosovar 👇
05/02/2020
GJYSMËFINALJA E PARË E KUPËS, LIBURNI PËSON HUMBJE
Sonte në Pallatin e Rinisë në kryeqytet u zhvillua ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Republikës së Kosovës në Futsal, ku Liburni pësoi disfatë nga Mabetex Prishtina me rezultat 3-2.
Ndeshja e zhvilluar sonte në Prishtinë, ishte ndeshje interesante dhe dramatike tipike për një gjysmëfinale.
Liburni pati raste të shumta shënimi, por që fati na ktheu shpinën dhe rezultati shkoi në favor të Mabetex Prishtinës.
Golashënues të Liburnit ishin: Narcis Alibegu dhe Mentor Mejzini.
Siç dihet këtë vit gjysmëfinalet do të jenë me dy ndeshje, kështu që neve na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, ndeshja e kthimit më 11 Shkurt, të martën, në ora 20:00 në "Shani Nushi" të Gjakovës.
Ndeshjen e parë e kemi humbur me një golë epërsi dhe kemi shënuar dy gola si musafir, e tani në Gjakovë vlen sistemi i futbollit. Të paktën 1-0 në favorin tonë na kualifikon në finalen e madhe.
Të martën presim përkrahje shumë të madhe nga ju, ta euforizojmë palestrën ashtu siç vetëm ne dimë, sepse na pret një ndeshje shumë e rëndësishme.
LIBURN 🔴⚫ - Facebook
05/02/2020
Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës: FC Prishtina pret BB Llapin
Pas një pushim të shkurtër skuadra kthehet në aksion, në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 21:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Djelmoshat tanë janë të motivuar për këtë ndeshje, ku kërkojnë rezultat pozitiv, para ndeshjes kthyese.
Presim qytetarët e Prishtinës që të jenë në numër sa më të madh në këtë takim, shumë i vlefshëm për FC Prishtina 01.
Përpara, përpara bardhëekaltër ⚪️🔵
FC Prishtina 01
31/01/2020
FC Jetoni Futsal para ndeshjeve të kupës së qyteteve që zhvillohet nesër, ka vendosur që t'i befasojë tifozët, pasi ka krijuar një këngë shumë të bukur, të cilën nuk mund ta publikojmë për shkak të të drejtave autoriale
Atë mund ta gjeni në faqen zyrtare të klubit FC Futsal Jetoni
28/01/2020
Breaking News | New Headcoach
Klubi i kryeqytetit “Mabetex Prishtina”, ka arritur marrveshje z.Ani Mullai në rolin e kryetrajnerit të skuadrës.
Ani Mullai, është i njohur në Kosovë ku si trajner ka udhëhequr skuadrën FC Feniks, duke u shpallur kampion po ashtu një here fitues i kupes, veç këtyre sukeseve z. Mullai ka udhëhequr skuadrën FC Feniks edhe në garat evropiane Champions League.
Klubi i kryeqytetit është tejet i kënaqur me angazhimin e kryetrajnerit të ri, duke ditur sukseset e tij të pa kontestueshme në futsallin kosovar.
Mirë se vjen Coach 💪🏽💙!
28/01/2020
Letra e kërkim faljes së Oso Gjinovcit
Insporti më poshtë ju sjell letrën e Oso Gjinovcit:
Në emër të bashkëlojtarëve, unë Oso Gjinovci kërkoj falje për atë se çfarë ka ndodhur sot në aeroport, para udhëtimit tonë për në Gjeorgji. Kjo çfarë kemi bërë ne, nuk është dashtë të ndodhë, është një gabim për të cilin kërkojmë falje. Ne nuk jemi konsumues të rregullt të cigares. Arsyeja pse ne sot jemi parë duke e bërë atë veprim, është ditëlindja e bashkëlojtarit tonë Malush Qerimi. Jemi të vetëdijshëm se ky veprim nuk është një mesazh që duhet të dërguar te gjeneratat e reja, pasi ne përfaqësojmë shtetin e Kosovës, me shumë përgjegjësi dhe krenari. Ne do të tentojmë që këtë gabim, ta përmirësojmë në parket gjatë këtyre kualifikimeve. Më lejoni që ne në shumë raste kemi udhëtuar dhe kemi zhvilluar ndeshje për Kosovën me mjete financiare vetanake, këtë nuk e kemi përmendur asnjëherë dhe prapë jemi në gjendje të bëjmë një gjë të tillë, pasi për ne më e rëndësishme është fanella e Kosovës. Për fund, ju kërkoj edhe njëherë falje dhe ju garantoj se nuk do të përsëritet ky veprim në të ardhmen.
28/01/2020
DRILON MAXHARRAJ, PËRFORCIMI I RI I LIBURNIT
Sot, Liburni dhe FC Peja u dakorduan që talenti i madh i Futsalit, Drilon Maxharraj tani e tutje do ta djersisë fanellën kuq e zi, fanellën e kampionit në fuqi të Superligës së Kosovës, fanellën e Liburnit.
Driloni është djalosh i ri, premtues e talent i madh në Futsalin kosovar, për të cilin jemi të bindur se do të shkëlqejë me ngjyrat e Liburnit.
Ne shfrytëzojmë rastin të falenderojmë FC Pejën për korrektësinë e treguar gjatë gjithë procedurave.
MIRË SE ERDHE, DRILON! 🔴⚫
FC Liburn
28/01/2020
🏐🇽🇰
TURPËRUESE: Disa nga lojtarët e Kosovës në futsall duke e tymosur nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji, ku do të luajnë raundin e parë kualifikues për EURO 2022.
FOTOGRAFITË: kosovapress