04/06/2026
đź‘• Kampionet Vishen si Kampione - JAKO Kosova
Falë partneritetit me JAKO, vajzat tona kanë pasur pajisje sportive profesionale në çdo ndeshje dhe stërvitje.
JAKO nuk ka ofruar vetëm fanella – ka ndërtuar identitetin tonë si ekip.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, JAKO Kosova.
03/06/2026
🏆 CHAMPIONS BEHIND CHAMPIONS – LTA LLC
Kur filluam këtë rrugëtim, pak besuan. Njëri nga mbështetësit më të mëdhenj ishte partneri ynë strategjik, LTA LLC.
Përmes mbështetjes financiare, logjistike dhe organizative, LTA LLC ka qenë pranë vajzave tona në çdo hap të rrugëtimit.
Nga stërvitjet e para deri te ngritja e kupave, faleminderit që besuat në fuqinë e futbollit të vajzave.
01/06/2026
🥰 Sot festojnë fëmijët, ata të cilët me buzëqeshjet e tyre e bëjnë secilën ditë të bukur, e të cilët janë e ardhmja e shoqërisë dhe sportit.
💛 FC 2 Korriku uron secilin fëmijë në ditën e 1 Qershorit; angazhimi ynë për t'i dhënë mundësi çdo fëmije që ta shijoj lojën e futbollit, nuk do të ndaloj asnjëherë.
⚽️ Gëzuar për çdo fëmijë; jeni krenaria jonë.
31/05/2026
ARSIM KAÇURI – TEAM MANAGER I EKIPIT TË SUPERLIGËS
"Suksesi nuk ndërtohet vetëm nga ata që shënojnë gola, por edhe nga ata që çdo ditë sigurojnë që gjithçka të jetë gati për t'i shënuar ato."
Pas çdo ekipi të suksesshëm qëndron një person që kujdeset që çdo detaj të jetë në vendin e duhur. Për FC 2 Korriku Girls Academy, ai person është Arsim Kaçuri.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe energji të pashtershme, Arsimi ka qenë një nga shtyllat kryesore të organizimit të ekipit tonë në rrugëtimin historik nga një projekt i nisur me shumë pak mundësi, deri te titujt kampionë dhe ngjitja në Superligën e Kosovës.
Nga koordinimi i aktiviteteve të përditshme, organizimi i ndeshjeve dhe udhëtimeve, deri te mbështetja e stafit teknik dhe lojtareve, ai është njeriu që siguron që gjithçka të funksionojë në mënyrë profesionale brenda dhe jashtë fushës.
🏆 Kampion i Ligës së Parë
🏆 Kampion i Kosovës U17
⬆️ Inkuadrim në Superligë
Tani, së bashku, vazhdojmë sfidën tonë më të madhe.
Mirë se vazhdon në krye të organizimit të ekipit tonë të Superligës, Arsim! 💙💛
27/05/2026
📰 Artikull kushtuar sukseseve të vashave tona nga Gazeta Stop.
Dominim total: Vajzat e FC 2 Korriku shpallen kampione dhe sigurojnë Superligën - Gazeta Stop
Dominim total: Vajzat e FC 2 Korriku shpallen kampione dhe sigurojnë Superligën Gazeta Stop
21/05/2026
Një lajm shumë i mirë për familjen tonë të FC 2 Korriku – Girls Academy
Lojtarja jonë, Margita Delija, ka kaluar me sukses operimin e ligamentit, i realizuar nga Dr. Amir Vejseli – një nga emrat më të njohur në ortopedi dhe mjekësi sportive, në Klinikën Olive.
Ky intervenim i rëndësishëm u realizua me profesionalizëm të lartë dhe në kohë rekord falë koordinimit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me kompaninë Siguria, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për kujdesin, përkushtimin dhe reagimin e shpejtë ndaj sportistes sonë.
Në momente të tilla kuptohet fuqia e bashkëpunimit dhe rëndësia e mbështetjes për sportistet tona, jo vetëm brenda fushës por edhe jashtë saj.
Margita, të urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim edhe më të fortë në fushë. E gjithë familja e FC 2 Korriku është me ty!
Faleminderit:
• Dr. Amir Vejseli dhe stafit të tij.
• Klinika Olive
• Federata e Futbollit të Kosovës
• Kompania Siguria
21/05/2026
Lajm i gëzueshëm për vashat tona të 2 Korriku-t
FC 2 Korriku i uron shërim të shpejtë portieres sonë, Olta Krasniqi, e cila ka kaluar me sukses operimin e ligamentit pas ndërhyrjes së realizuar nga Dr. Amir Vejseli së bashku me stafin e tij profesional në Spitalin e Mitrovicës.
Ky intervenim u zhvillua me përkujdesje dhe profesionalizëm maksimal, duke i dhënë Oltës mundësinë që shumë shpejt të nisë rrugën drejt rikthimit në fushën e lojës.
Për të qenë pranë saj në këto momente, Oltën e vizituan përfaqësuesit e klubit tonë: Sedat Limani, Adnan Ademi, trenerja Tina Kallaba dhe kapitenja Erina Mehmeti, të cilët i shprehën mbështetjen dhe përkrahjen e plotë në procesin e rikuperimit.
Olta ka qenë gjithmonë simbol i luftës, disiplinës dhe përkushtimit për ekipin tonë, prandaj besojmë fuqishëm se do të rikthehet edhe më e fortë dhe më e motivuar.
Mirënjohje e veçantë për Dr. Amir Vejseli dhe ekipin e tij për punën dhe kujdesin profesional ndaj sportistes sonë.
Të presim sa më shpejt mes shtyllave tona, Olta!
20/05/2026
🏆 FC 2 Korriku - kampion i Ligës U17 Grupi A për edicionin 2025/26 në futbollin e femrave.
🎶 Siç e do' zakoni, 2 KORRIKU O' KAMPIONI 🎶
19/05/2026
Enjoy the moments. THE CHAMPIOOOOOONS đź’›
18/05/2026
🏠Familje e madhe kampionësh.