11/10/2026
Xhiroja e parë nisi me një ndeshje dramatike për ne.Në një përballje me shumë emocione, rivalitet dhe luftë deri në pikën e fundit, skuadra jonë zhvilloi një ndeshje të fortë ndaj SHVP Prishtina.
Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe gjithçka u vendos në setin e pestë, ku pas një loje dramatike, SHVP Prishtina arriti ta fitojë setin vendimtar dhe ndeshjen me rezultat 3:2.
Sezoni sapo ka filluar dhe rrugëtimi ynë vazhdon. Faleminderit të gjithëve që na përkrahin dhe na qëndrojnë pranë!
Go Blues💙